Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Rojat e Taxhit” përfundojnë netët në teatër me vlerësimin e publikut

Postuar: 20/02/2018 - 08:13

Shfaqja teatrore “Rojat e Taxhit” u mirëprit nga publiku në skenën e Teatrit Kombëtar. Me një prezantim në disa skena të ndryshme teatrore ditët e muajit shkurt e sollën këtë shfaqje teatrore me regji nga Altin Basha në Teatrin Kombëtar. Për disa net me radhë publiku duartrokiti shfaqjen, që u luajt në skenë nga dy aktorë të njohur Gazmend Gjoka dhe Lulzim Zeqja. “Rojat e Taxhit” shkruar nga Rajiv Joseph erdhi premierë më 15 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nën regjinë e Altin Bashës. E quajtur si komedi e zezë, me këtë vepër Basha riktheu në skenë pas kaq vitesh aktorin Gazmend Gjoka, i cili interpretoi përkrah Lulzim Zeqjës. Skena dhe kostumet janë nga Iliriana Basha ndërsa kompozitor i pjesës është Endri Sina, koreografia u realizua nga Gjergj Prevazi, videot nga Florian Çanga. Personazhi i Humaxhunit interpretohet nga aktori Gazmend Gjoka. Aktori më herët ka vlerësuar bashkëpunimin me regjisorin për këtë vepër.“Është një bashkëpunim i vjetër me njëri -tjetrin. Jemi kolegë të vjetër dhe kemi punuar bashkë. Me kalimin e kohës nga sfidat që ndjek dhe Altini dhe nga dëshira për të bërë një teatër ndoshta vërtetët serioz dhe profesional vjen dhe bashkëpunimi”, pohon aktori Gjoka. Në vepër janë dy protagonistët, Humaxhuni dhe Baburi janë shokë të ngushtë dhe roje në ushtrinë perandorake të mbretit të Hindustanit Shah Xhahanit. Humaxhuni dhe Baburi janë shokë të ngushtë dhe roje në ushtrinë perandorake të mbretit të Hindustanit Shah Xhahanit. Ndërsa bëjnë roje ata qeshin e fantazojnë me historitë e tyre të fëmijërisë dhe arratisjet në xhungël. Ata kanë privilegjin e çuditshëm të jenë roje të Taxh Mahalit, dedikimi epik që mbreti Shah Xhahani i bëri gruas së tij të vdekur Mumtaz Mahal. Kjo ndodh një natë para se ky monument ti shfaqet botës si personifikimi më i fuqishëm dhe mbresëlënës i bukurisë. Humaxhuni, ushtar i gjeneratës së dytë thellësisht besnik, është i kënaqur që zbaton urdhrat edhe atëherë kur Perandori, i vendosur që asgjë më e bukur se Taj Mahali nuk ndërtohet ndonjëherë, i jep rojeve të tij një mision të tmerrshëm. Baburi i ndjeshëm dhe romantik e përballon këtë mision duke ju kundërvënë shkatërrimit të bukurës si mburojë njerëzore. “Rojat e Taxhit” u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjet e datave 15, 16, 17 dhe 18 shkurt. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 28

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 07:53

Artisti Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim prestigjioz “Canova Prize 2018”, në Nju Jork, sëbashku me disa artistë të tjerë shqiptarë, kanë çelur një ekspozitë  në Muzeun Shtetëror Casa del Man

Postuar: 23/06/2018 - 07:51

Filmi “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berisha ës

Postuar: 23/06/2018 - 07:46

Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë së Konstancës, në Rumani, së bashku me Shoqatën Lidhj

Postuar: 23/06/2018 - 07:44

Gjirokastra qytet në UNESCO larg vëmendjes së institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë kulturor

Postuar: 22/06/2018 - 20:41

Artistë të shumtë dhe qytetarë edhe sot kanë vijuar qëndresën e tyre kundër shembjes së teatrit

Postuar: 22/06/2018 - 07:55

Filmi “Ngjarje në Cirk" me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji u shfaq premierë për publ

Postuar: 22/06/2018 - 07:53

Kalendari kulturor Shqipëri- Kosovë mes dy ministrave të Kulturës u nënshkrua për herë të pestë.