Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Rojat e Taxhit”, pas Tiranës shpërngulet në teatrot e Kosovës

Postuar: 13/01/2018 - 09:51

Shfaqja teatrore “Rojat e Taxhit”, pas skenave të Tiranës do të jetë për publikun gjatë këtij muaji dhe në skenat e teatrove në Kosovë. Vepra me regji nga Altin Basha, mbrëmjen e datës 26 janar do të jetë në Gjakovë, më 27 janar në Prizren dhe në datat 28 dhe 29 janar në Prishtinë. “Rojat e Taxhit”, vepër e dramaturgut Rajiv Joseph më regji të Altin Bashës është një prodhim i shoqatës “Bash- Art” dhe luhet në skenë me aktorin Gazmend Gjoka dhe Lulzim Zeqja. Vepra teatrore “Rojat e Taxhit" eksploron bukurinë, pushtetin, autokracinë, rezistencën dhe besnikërinë e verbër. Kjo pjesë është historia komike dhe e trishtuar një miqësie të thellë, që testohet e thyhet nga rrethana ekstreme dhe brutale. Në vepër janë dy protagonistët, Humaxhuni dhe Baburi janë shokë të ngushtë dhe roje në ushtrinë perandorake të mbretit të Hindustanit Shah Xhahanit. Personazhi i Humaxhunit interpretohet nga aktori Gazmend Gjoka. Aktori më herët ka vlerësuar bashkëpunimin me regjisorin për këtë vepër.“Është një bashkëpunim i vjetër me njëri -tjetrin. Jemi kolegë të vjetër dhe kemi punuar bashkë. Me kalimin e kohës nga sfidat që ndjek dhe Altini dhe nga dëshira për të bërë një teatër ndoshta vërtetët serioz dhe profesional vjen dhe bashkëpunimi”, pohon aktori Gjoka. Skena dhe kostumet Ilirjana Basha, kompozitor Endri Sina, koreograf Gjergj Prevazi dhe video Florian Çanga. Humaxhuni dhe Baburi janë shokë të ngushtë dhe roje në ushtrinë perandorake të mbretit të Hindustanit Shah Xhahanit. Ndërsa bëjnë roje ata qeshin e fantazojnë me historitë e tyre të fëmijërisë dhe arratisjet në xhungël. Ata kanë privilegjin e çuditshëm të jenë roje të Taxh Mahalit, dedikimi epik që mbreti Shah Xhahani i bëri gruas së tij të vdekur Mumtaz Mahal. Kjo ndodh një natë para se ky monument ti shfaqet botës si personifikimi më i fuqishëm dhe mbresëlënës i bukurisë. Humaxhuni, ushtar i gjeneratës së dytë thellësisht besnik, është i kënaqur që zbaton urdhrat edhe atëherë kur Perandori, i vendosur që asgjë më e bukur se Taj Mahali nuk ndërtohet ndonjëherë, i jep rojeve të tij një mision të tmerrshëm. Baburi i ndjeshëm dhe romantik e përballon këtë mision duke ju kundërvënë shkatërrimit të bukurës si mburojë njerëzore./ Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2018 - 19:15

Ditën e sotme qeveria ka miratuar në postin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve Erzen Shkololli.

Postuar: 17/01/2018 - 13:37

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe biblioteka lëvizëse ndaluan tek “Kampionët e leximit”, nxënësit e shkollës, "Pjetër Zarishi", Blinisht, Lezhë.

Postuar: 17/01/2018 - 08:08

Një tjetër kryevepër e dramaturgjisë franceze "Shërbëtoret" e autorit  Jean Genet vjen premierë në sallën “Gëte” të Teatrit Kombëtar Eksperimental &ld

Postuar: 17/01/2018 - 08:03

Gjirokastra, Kishat e Voskopojës e Vithkuqit janw përfshirë mes 12 kandidaturave për t'u përzgjedhur nga organizata “Europa Nostra” në programin 7 vendndodhjet e

Postuar: 16/01/2018 - 08:40

Artistë dhe drejtues shoqatash të ndryshme kanë pohuar jo pak probleme për shkak të buxheteve të pakta për projektet, dhe duket se kjo situatë vijon duke i përballur me jo pak v

Postuar: 16/01/2018 - 08:38

Regjisori Adonis Filipi këtë vit e nis me projektin teatror “Lule dielli”.

Postuar: 16/01/2018 - 08:36

Në hapje të programit Viti i Trashëgimisë Kulturore Europiane, “Europa Nostra”, organizatë lider për trashëgiminë në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane për Inve