Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Shtesat” dhe “Kolonat” në Bienalen e Venecias, ndryshimet socio-kulturore reflektohen në arkitekturë

 “Shtesat” dhe “Kolonat” në Bienalen e Venecias, ndryshimet socio-kulturore reflektohen në arkitekturë

Postuar: 28/05/2014 - 08:27

Shqipëria përfaqësohet në edicionin e 14 të Bienales së Arkitekturës në Venecia me artistët e njohur Edi Hila dhe Adrian Paci. Nën titullin “Monumente të Mundshëm për të ardhme të parealizuara” propozimi shqiptar është një reflektim mbi transformimin e traditave dhe mbi arkitekturën urbane në qytetet shqiptare. Edhe pse një Bienale Arkitekture, kuratorët që kanë përzgjedhur punët e Shqipërisë, kanë përzgjedhur veprat e dy artistëve shkodranë, Hilës dhe Pacit pasi pas telajos apo video-instalacionit ato i flasin mënyrës sesi ndryshimet socio-kulturore në vend janë reflektuar tek arkitektura. Edi Hila do të prezantohet me një seri pikturash të quajtur “Penthouse” (Shtesat), dhe Adrian Paci me një video instalacion të quajtur “The Column” (Kolona). Në fjalën e sajë, ministria Mirela Kumbaro u shpreh se kjo ngjarje që do të ndodhë së shpejti ka një vlerë mjaft të madhe. “Hapja e një pavioni shqiptar, në 7 qershor në Bienalen e Venecias, është një ngjarje e një rëndësie të veçantë. Puna për këtë aktivitet ka filluar nga Ministria e Kulturës shumë javë më parë. Ajo ç’ka i jep vlerën më të madhe këtij pavioni, janë artistët e përzgjedhur nga kuratorët, të cilët do të prezantohen nëpërmjet punimeve të tyre”, tha Kumbaro. Përzgjedhja e dy punëve e dy artistëve shkodranë, Hila si pedagog dhe Paci si nxënësi i tij, nëpërmjet reflektimit dhe punës (konceptit të tyre artistik) prezantojnë dinamikën socio-kulturore të modernizmit, kjo e fundit është e lidhur dhe me temën kryesore të bienales e cila është përthithja e modernitetit. Dy punimet e artistëve kanë një dimension përtej arkitekturës, dhe përtej teknikës, dhe paraqesin problematikën sociale, qasjen socio-ekonomiko-kulturore me të cilën janë përballur qytete tona nëpër vite. Në veprat e Hilës tregohen pallate të larta, nga ato që kanë mbirë kudo në Tiranë, mbi tarracat e të cilëve janë ndërtuar apartamente shtesë. Edi Hila është marrë pikërisht me këto “ndërtime të paligjshme”, sipas terminologjisë lokale, për t’i sjellë në tablo si krijesa që tregojnë një aspekt dominues të problematikës sociale dhe arkitekturore me të cilën janë përballur qytetet tona këto vite. “Kaluam nga një kolektivizim ekstrem në një individualizëm ekstrem, del në pah ideja e vetizolimit. Ka brenda novitetin, nuk është arkitekturë, por problemi i arkitekturës vjen në një vend si Shqipëria”, u shpreh piktori Edi Hila. “Kolona”, vjen një përrallë vizionare që flet për delokalizimin e punës, transformimin e traditave dhe ballafaqimin mes kulturave, një metaforë e fuqishme vizuale dhe bukuri enigmatike. “”Kolona” rri si një shtegtim i gjatë në kohë, është një punë që më herët është prezantuar edhe në Milano, Paris dhe për herë të tretë në Bienalen e Venecias”, tregon artisti Adrian Paci.
 
 Përfaqësimi shqiptar në Venecia, 65 mijë euro
 
Pavijoni i Shqipërisë, kurohet nga Beyond Entropy Europe (Jonida Turani, Stefano Rabolli Pansera), ideatorë të pavijonit të Angolës në Bienalen e Artit, Venecia 2013, që u shpall dhe fitues i “Luanit të Artë” si përfaqësimi më i mirë kombëtar. 65 mijë euro janë paguar nga Ministria e Kulturës dhe Këshilli i Ministrave për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e famshme të Arkitekturës në Venecia. Si një prej aktiviteteve më të rëndësishëm promovues të artit, edicioni i 14-të i kësaj Bienale duket se është parë nga qeveria si një formë e promovimit të vendit përmes kulturës, pikërisht në ditët që përkojnë edhe me marrjen e vendimit për statusin e Shqipërisë nga BE. Aktivitetit që zhvillohet në fillimin e qershorit, i cili prezanton e përball vlerat e Shqipërisë e shqiptarëve me Europën, i paraprin momentit të rëndësishëm ku pritet edhe marrja e statusit të vendit kandidat. Lidhur me këtë, tha ministrja, Shqipëria me potencialet e saj kulturore qofshin këto punë, individ, artistë, etj, ka tregua tashmë që ndodhet në Europë, apo Europa ndodhet tek ne, dhe pikërisht për këtë fakt Ministria e Kulturës, mbështet, promovon dhe prezantohet nëpërmjet vlerave të saj kulturore. “Të tilla ngjarje, pjesëmarrje, nuk duhet të jenë thjesht fragmente, por pjesë e një logjike të një kulture, e cila duhet të jetë gjithmonë prezente, duk përfaqësuar e denjësisht vlerat e vendit tonë. Këtë logjikë ne do ta vazhdojmë edhe nesër nëpër bienalet e tjera në vendet e tjera, sepse po ndërtojmë një strategji konkrete lidhur me këtë logjikë”, pohoi Kumbaro. Pavioni i Shqipërisë në Bienalen e Venecias do të çelet me 7 qershor dhe do të qëndrojë i hapur deri më 23 nëntor. Në edicionin e 14-të të ekspozitës ndërkombëtare, marrin pjesë 40 shtete. Nga Julia Vrapi
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 07:30

Konferenca shkencore ndërkombëtare "Shqiptarët dhe koalicioni antifashist në Luftën e Dytë Botërore" po zhvillohet në Akademinë e Shkencave, në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të vendit.

Postuar: 15/11/2019 - 07:29

Shfaqja “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”, nesër në mbrëmje vjen për publikun në teatrin

Postuar: 15/11/2019 - 07:27

 Festivali i filmit “Anifest Rozafa” përfundoi edicionin e dhjetë në qytetin e S

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Vepra "Zhizel" i përket fondit të artë të baleteve botërore, por Teatri i Operës dhe Ba

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Në parkun arkeologjik të Apollonisë përfundoi me sukses “Workshop në restaurimin e mozaikëv

Postuar: 14/11/2019 - 07:40

Aktorët e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, këtë mbrëmje janë në Zadar të Kroacisë për shf

Postuar: 14/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit “Tirana 2019” nisi në Pallatin e Kongreseve edicionin e 22, duke bër