BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

“Tirana, 100 km”, në garë për filmin më të mirë në “Northern Virginia International Film Festival”

“Tirana, 100 km”, në garë për filmin më të

F ilmi “Tirana, 100 km” me regji nga Lorin Terezi do të jetë përfaqësimi shqiptar në festivalin ndërkombëtar vjetor të filmit në Virginia, SHBA. Festivali zhvillohet nga data 1 deri më 14 të muajit që vjen dhe “Tirana, 100 km” është në garën zyrtare për çmimin filmi më i mirë i huaj. “Tirana, 100 km” është projekti i fundit në kinematografi i regjisorit Lorin Terezi, me producent Artan Malaj, nga Mailuki Films. Skenari është shkruar nga Lorin Terezi në bashkëpunim me aktoren Anila Balla, e cila është protagoniste në filmin “Tirana, 100 km”, që u shfaq premierë vitin që kaloi. Regjisori Lorin Terezi në lidhje me pjesëmarrjen në këtë festival shprehet entuziast dhe pohon se filmi do të vijojë udhën dhe në konkurrime të tjera. “Filmi u seleksionua në garën zyrtare për çmimin filmi më i mirë në SHBA në Northern Virginia International Film Festival. Por pas këtij festivali po gjatë muajit që vjen është pranuar dhe nga Milledgeville & Eatonton Film festival. Filmi e ka nisur udhën në festivale dhe besojmë që do të vijojë dhe më tej dhe pjesëmarrje të tilla janë shumë të rëndësishme për ne”, pohon regjisori Terezi. Premiera e filmit të shkurtër “Tirana, 100 km” ishte shtatorin e vitit që shkoi. Xhirimet e filmit janë zhvilluar në qytetin e Tiranës dhe një pjesë e tyre dhe në Spaç, në një shtëpi mes malesh. Regjisori Lorin Terezi është i njohur për projektet e tij edhe në fushën e teatrit. Por duket se këtë herë vëmendja e tij ka qenë te një projekt kinematografik, që erdhi për publikun me titullin “Tirana, 100 km”. Filmi me skenar nga Lorin Terezi dhe Anila Balla sjell një histori shqiptare, duke përcjellë mesazhe për shoqërinë. Regjisori Terezi filmin “Tirana, 100 km”, e realizoi si projekt me shtëpinë kinematografike "Movi(e) On". Ky film, i cili ishte premierë në muajin shtator të viti që shkoi, për publikun ka bërë bashkë emra artistësh, që janë vlerësuar në jetën artistike.

Historia në “Tirana, 100 km”

Filmi u realizua si një projekt, që ka mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Projekti me shtëpinë kinematografike "Movi(e) On" rikthen në film aktorin e njohur Ardian Cerga, për të vijuar dhe me të tjerë emra. Aktori Ardian Cerga njihet për aktivitetin e tij ndër vite me role në kinematografinë shqiptare. Rolet e tjera interpretohen nga Anila Balla dhe Kastriot Shehi në filmin “Tirana, 100 km”. Jeta e luksit për Lindën që interpretohet nga Anila Balla merr fund kur Stefani, që luhet nga aktori Ardian Cerga, biznesmen i suksesshëm vdes. E gjendur e papërgatitur në një atmosferë armiqësore, ajo kthehet në vendin e lindjes. Por, me ç’duket, fshati ka mbetur ashtu siç ajo e ka lënë, bashkë me rrugët, njerëzit dhe familjen. Dëshmitare e mjerimit, pa e kaluar pragun e shtëpisë, ajo riniset drejt kryeqytetit, 100 kilometra larg. Bashkëskenarist dhe regjisor Lorin Terezi vlerëson dhe anën artistike në këtë projekt. ““Tirana 100 km” është një histori nga realiteti i përditshëm dhe është përshtatur duke u bërë pak më artistike. Në film trajtohet fenomeni i femrës dhe rrënimin e saj”, vijon regjisori. Në filmi një tjetër personazh ai që luhet nga Kastriot Shehi vjen si një nga miqtë e ngushtë të biznesmenit Stefan. Ai bën detyrat nga më të rëndomta për të mbijetuar në vendin e punës, por që sigurisht nuk është në pozitat e Stefanit nuk ka mirëqenien e tij./Julia VRAPI