BREAKING NEWS

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti
x
BREAKING NEWS

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale,
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare
x
BREAKING NEWS

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve
x
BREAKING NEWS

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej
x

Kultura

“Udhëtim i gjatë drejt natës”, drama për rrënimin me protagonistë Yllka Mujon dhe Artan Imamin

“Udhëtim i gjatë drejt natës”, drama për
Drama “Udhëtim i gjatë drejt natës” nga Eugene O’Neill do të shënojë premierën e parë të këtij sezoni në skenën e Teatrit Kombëtar. Regjisori Spiro Duni me kastën e aktorëve prej disa ditësh po zhvillojnë provat në Teatrin Kombëtar, ndërsa për premierën edhe pse nuk ka një datë të saktë se kur mund të jetë në skenë, fundi i majit duket se premton për skenën. Vepra e shkrimtarit irlandezo-amerikan e vlerësuar me çmimin “Pulitzer” është një dramë me katër akte. Regjisori Spiro Duni ka bërë zgjedhjet e tij në role, ku janë emra të njohur të teatrit, ndërsa në dy rolet kryesore janë dy aktorët e karrierës Yllka Mujo dhe Artan Imami që do të skalisin personazhet kryesore të dramës “Udhëtim i gjatë drejt natës”, e cila prek skenën shqiptare për herë të parë. Ylla Mujo vjen para publikut në rolin e Maryt dhe Artan Imami në rolin e bashkëshortit të Maryt, James. Por në kastën e aktorëve nuk mungon dhe Lulzim Zeqja një nga emrat që ka spikatur gjatë kësaj kohe në skenën e teatrit me rolet e tij, dhe këtë herë regjisori Duni i ka besuar rolin e Xhejmit, ndërsa kastit të aktorëve i bashkohen dhe Flaureta Kodra dhe Genti Deçka.
 
Regjisori Duni ka sjellë vepra që në skenën e TK kanë përcjellë shumë emocione, por dhe me këtë premierë për publikun piten të zbulohen jo pak surpriza kur premiera të vijë në skenë. Me një trupë aktorësh të njohur dhe të vlerësuar në skenë teatrit, premiera e dramës “Udhëtimi i gjatë drejt natës” vjen në skenën e Teatrit Kombëtar kur deri më tani në skenë janë prezantuar jo pak shfaqje teatrore, por që nuk kanë qenë prodhim i TK, por produksione private apo dhe nga teatro të qyteteve të tjera, dhe para disa ditësh erdhi dhe trupa e teatrit “Petro Marko”. Ndërkaq që për shkak të një viti të vështirë financiar, TK vetëm një premierë do të mund të sjellë këtë sezon artistik, ndërsa deri në fund të vitit do të ketë të tjera premiera teatrore. Gjatë këtyre ditëve puna e aktorëve së bashku me regjisorin Duni është e përqendruar në vepër, dhe në realizmin e roleve të dramës që deri më tani i kishte munguar skenës shqiptare. Sa i takon personazheve kryesorë, Artan Imami dhe Yllka Mujo, të dy janë emra që kanë dekada që e kanë krijuar famën e tyre në teatër, dhe rikthen sëbashku në teatër me një dramë që pas sukseseve në skenat e botës do të marrë dhe duartrokitjet e publikut shqiptar.
 
“Udhëtimi i gjatë drejt natës”
 
Eugene O’Neill i konsideruar si një nga dramaturgët më të mirë amerikanë këtë herë me dramën e tij “Udhëtimi i gjatë drejt natës” sjell në vëmendje historinë e një familje, por kjo drejt rrënimit të saj. Një kryetar familjeje, koprac i cili nuk paguan as paratë për spitalin, pasi djali ishte i sëmurë. Duke parë kopracinë e kryetarit të familjes, gruaja, djali i madh dhe ai i vogël, shkojnë drejt rrënimit. Gjithçka në veprën, e cila i vendos ngjarjet në Amerikë, tregohet historia e një familjeje, e cila nga mëngjesi deri në mbrëmje përjeton dramën e saj. Eugen O’Neill lindi më 16 Tetor 1988 dhe u nda nga jeta më 27 Nëntor 1953. Vepra dhe krijimtaria në dramë e  O’Neill-it, e bëri botën që të kthente sytë drejt skenës dhe teatrit amerikan dhe ju hapi rrugën dramaturgëve të tjerë si: Clifford Odets, Arthur Miller, Tennese Williams dhe Edward Albee. Eugen Gladstone O’Neill është Laureati i Parë amerikan fitues i Çmimit Nobel, më 1936. Dramat e tij të titulluara poetikisht ishin nga të parat që prezantuan teknikat e realizimit të dramaturgjisë amerikane në të njëjtën kohë me dramaturgun rus Anton Cehov, norvegjezin Henrik Ibsen dhe suedezin August Strindberg. Dramat e tij ishin ndër të parat në gjuhën e folur amerikane, duke përfshirë të gjithë personazhet e të gjitha llojeve të shoqërisë, me të mirat e të këqijat, me shpresën e aspiratat e tyre, mes zhgënjimit dhe dëshpërimit, groteskes e farsave sociale, jetës e vdekjes. Eugen O’Neill shkroi vetëm një komedi të titulluar  “ Ah, Wilderness” . Pothuajse të gjitha dramat e tjera të tij karakterizohen nga përvojat e tij jetësore mes tragjikes e pesimizmit personal. Nga Julia Vrapi