Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Vienna salutes Tirana” çel Vitin Kulturor Austri-Shqipëri

Postuar: 14/02/2018 - 18:38

Koncerti “Vienna salutes Tirana” nesër në Pallatin e Kongreseve do të sjellë në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj të huaj. Koncerti në Tiranë, do të çelë zyrtarisht Vitin Kulturor Austri-Shqipëri 2018.  Viti kulturor do të jetë për dy vendet, viti i forcimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe jo vetëm, duke rizbuluar të përbashkëtat mes dy vendeve. Muzika, si fllad që përshkon shtetet pa pyetur për kufijtë e tyre, do të ngrejë siparin e rizbulimit të pikëtakimeve kulturore. Ndërthurja e muzikës klasike dhe e muzikës tradicionale qytetare shqiptare, e sjellë me mjeshtëri nga virtuozë shqiptarë dhe austriakë, mishëron një çelje të denjë për këtë vit kulturor, i cili synon të sjellë impulse të reja për bashkëpunime të qëndrueshme. Me pjesëmarrjen e artistëve dhe muzikantëve të njohur shqiptarë dhe austriakë, si soprano Inva Mula, pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi, mezzosoprano Vikena Kamenica, balerinët solistë të Teatrit të Operës, Enada dhe Gerd Vaso, si dhe mjeshtri koncertal Benjamin Ziervogel  me kuartetin e tij të mrekullueshëm ACIES, bas baritoni i Operës Shtetërore të Vjenës Thomas Tatzl, baritoni Gunter Haumer dhe me pjesëmarrjen ekskluzive të një prej tenorëve më të duartrokitur të shekullit 21, Ramon Vargas, ky koncert do të shërbejë si një dialog i shkëlqyer ndërkulturor. Sopranoja Inva Mula tha se ky do të jetë një koncert i magjishëm, për programin që përmban. “Në nëntor në ishim në Vjenë tani kthemi në Tiranë me këtë koncert që është po aq i bukur. Koncerti nuk do të jetë zhurmë, efekte, etj, por do ti dedikohet Shtrausit, Mozartit si dhe autorëve të tjerë e deri të muzika shqiptare. Nga Mozart te serenatat korçare, një koncert shumë shpirtëror”, tha sopranoja Mula. Mezzosopranoja Vikena Kamenica tha se kultura është një nga urat lidhëse mes dy vendeve. “Ndihem e nderuar që jemi para këtij viti të rëndësishëm. Në skenë do të jetë dhe tenori Ramon Vargas, një nga figurat më të rëndësishme të operës në botë. Kultura është një nga urat lidhëse mes dy vendeve”, tha Kamenica. Gjatë kësaj mbrëmjeje të magjishme, ariet e njohura të kompozitorëve të mëdhenj austriakë, do t´i lënë vendin këngëve qytetare shqiptare; e kështu, këngë  me traditë shqiptare si “Margjelo”, “Valsi i lumturisë” e serenatat korçare, si dhe arie të kryeveprave nga Mozart, J. Strauss, R. Strauss, Lehar, Brahms, do t´i lënë vendin njëra tjetrës, për t´i lënë publikut shijen e një nate muzikore austro-shqiptare. Koncerti do të vijë në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës Austriake në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe shoqatën "Glanz-Ing Tendler Performances".

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 37

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2018 - 07:40

Mbyllja e Festivalit të Sarajevës ka qenë me vlerësime për kinemanë shqiptare. Projekti i dytë i skenaristit dhe regjisorit Gentian Koçi, fitoi The Cinelink Development Award- akorduar nga Qendra Malazeze e Filmit.

Postuar: 18/08/2018 - 07:38

 “Princi i vogël” mbrëmë në Orikum për publikun me interpretimin e aktores së nj

Postuar: 18/08/2018 - 07:36

Muzeu Historik Kombëtar shkruan se mbetet një dritare e hapur për të gjithë.

Postuar: 18/08/2018 - 07:35

 Projektligji për pensionet e disa profesioneve të vështira të artistëve për artistët një tj

Postuar: 17/08/2018 - 07:28

Nga janari i këtij viti deri në muajin qershor kalaja e Porto Palermos është vizituar nga rreth k

Postuar: 17/08/2018 - 07:27

 Festivali i muzikës “Vox Baroque” vazhdon koncertet në një edicion të posaçëm n

Postuar: 17/08/2018 - 07:25

 Teatri në vend larg vëmendjes së shtetit dhe artistët përballen me jo pak vështirësi në zhv