BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Zbutja e kryeneçes” flet shqip në Kinë, ambasadorja Yu: Gjuha nuk do të jetë pengesë për ta shijuar këtë shfaqje

“Zbutja e kryeneçes” flet shqip në Kinë,

Trupa artistike e shfaqjes “Zbutja e kryeneçes”, mirëpriti gjatë provave të zhvilluara në sallën “Kadri Roshi” të Teatrit Kombëtar, Ambasadoren Jiang Yu. Diplomatja kineze në vendin tonë, përshëndeti gjithë trupën artistike dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. “Erdha për t’ju përshëndetur dhe për të qëndruar pak minuta, duke menduar se duke mos ditur gjuhën nuk do të ishte e mundur ta kuptoja shfaqjen, por interpretimi aq shprehës i aktorëve, kaq të talentuar dhe shfaqja në tërësi ishte aq e bukur, sa gjuha nuk ishte më pengesë për mua për ta shijuar atë”, vlerësoi ambasadorja trupën e aktorëve. Ajo u shpreh e sigurt se edhe publiku kinez do ta presë me shumë ngrohtësi dhe ovacione interpretimin e aktorëve. “Jam e sigurt se kudo që të shkoni kur të jeni në Kinë dhe të thoni që jeni shqiptarë, mikpritja e tyre ndaj jush do të jetë akoma më e madhe. Suksese të gjithëve. Pas përshëndetjes me trupën, Jiang Yu së bashku me bashkëshortin e saj dhe me përfaqësues të tjerë nga ambasada kineze qëndroi deri në përfundim të shfaqjes duke e shijuar atë deri në fund. Ditën e djeshme, trupa e Teatrit Kombëtar është nisur për në Xi’an, një nga 10 qytetet më të lashta në botë. Për herë të parë ‘Zbutja e kryeneçes”, me regji të Elma Doresit do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove, që këtë vit organizohet në Kinë. Kjo shfaqje do të ngjitet në skenën e Teatrit në Xian dhe Fuzhou. “Zbutja e kryeneçes” një nga komeditë më të bukura të Shekspirit. Mesazhi kryesor i kësaj vepre është krenaria e tepruar, të cilën regjisorja ka menduar ta sjellë në formë argëtuese dhe gazmore.

“Zbutja e Kryeneçes”

“Zbutja e Kryeneçes” është një komedi nga William Shakespeare dhe mendohet të jetë shkruar diku rreth 1590 – 1592. Një komedi e ndërtuar me pesë akte dhe dymbëdhjetë skena. E vendosur dhe e trajtuar në forma nga më të ndryshmet, si në film dhe në teatër, nga klasikja e deri tek ajo që ne e quajmë Teatri Modern. Shakespeare në këtë vepër vë në pah vlerat e dashurisë së vërtetë, rëndësinë e komunikimit, krenarinë e tepruar, duke i vendosur ato përballë martesave dhe kompromiseve të tyre. A duhet të jemi krenar? Sa e rëndësishme është mirëqenia në një çift përballë dashurisë? A duhet të dëgjojmë më shumë e më pas të kërkojmë të na dëgjojnë? Këto e një mori pyetjesh do të na lindin gjatë shfaqjes, përgjigjet e të cilave do të fillojmë t’i kuptojmë mbas Aktit të katërt. Një komedi me identitete të gabuara. Një baba, që kërkon të martojë vajzat e tij, me kandidatët që do të sjellin më shumë fitim për të mbas martesave. Një dashuri me shikim të parë e cila ndalohet për shkak të një kushti: Duke parë kërkesat e mëdha për vajzën e vogël, Batista vendos: Të martojë vajzën e madhe, Katerinën në fillim e më pas të voglën, Biankën. Nga ky kusht dalin në pah “Gjuetarët e Pasurisë” dhe një mori kompromisesh, komplotesh, karakteresh, martesa, të cilat ngjasojnë më shumë me marrëveshje biznesi sesa të lidhjes përjetë me njeriun e zemrës. Shekspiri nuk humb aspak kohë dhe në këtë moment, na prezanton me personazhin e Petruçios, i cili vendos të martohet me Katerinën (vajzën e madhe) për shkak të pasurisë. Por sapo prezantohet me të …diçka ndodh.. I gjithë mesazhi i kësaj vepre është: “Zbuteni zemërimin… Nuk na duhet krenaria…”

Më të lexuarat