BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

“Zoja e Shkodrës” rikthehet në Katedralen e “Shën Shtjefnit"

“Zoja e Shkodrës” rikthehet në Katedralen e

Prezantohet sot në Shkodër restaurimi i veprës, “Zoja e Shkodrës”, si dhe rikthimi në Katedralen e “Shën Shtjefnit", një kryevepër që i mbijetoi për habinë e një mrekullie përndjekjes së regjimit komunist, u përndoq për së dyti 25 vjet me radhë prej harresës së institucioneve që deri 3 vjet e gjysëm më parë, i lanë pasuritë e paçmueshme të thesarit të kulturës sonë në harresën e një shpërfilljeje rrënuese. “Por më 25 prill, në 550 vjetorin e ditës që kur ikona e parë e Pajtores së Shqipërisë u përcoll mrekullisht nga Shkodra drejt Genazzano-s në Itali, ku ndodhet edhe sot, kjo kryevepër e 1800-ës do të rishfaqet e rilindur në Katedralen e Shkodrës falë bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me laboratorët e ekselencës së institutit Palazzo Spinelli në Firence. Seminari Ndërdioqezan Shqiptar "Zoja e Këshillit të Mirë"; Salla e Konferencës "Klementi XI"”, shkruan Ministria e Kulturës. Historia e njohur e këtij imazhi fillon në 25 Prill 1467, kur vepra (një fragment afresku i prerë dhe i hequr) u zhvendos nga një mur i kishës së vjetër agostiniane Shën Maria në Shkodër dhe u vendos në Santuarin e Maddona del Buon Consiglio në Genazzano, pranë Romës. “Sipas një legjende, në vitin 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodrën në rrethim e kërcënonin të çshenjtëronin kishën, piktura u shkëput për mrekulli nga muri dhe e mbajtur nga engjëjt u largua nga ndërtesa dhe mori fluturimin drejt perëndimit mbi detin Adriatik për në Itali. Në këtë largim e ndoqën dy shtegtarë shqiptarë, Gjergji dhe De Sclavisi”, tregohet nga ministria në faqen e saj zyrtare për materialin e shpërndare dje për mediat. “Zoja e Shkodrës” paraqet një imazh të njohur të Shën Marisë me Krishtin fëmijë. Kompozimi paraqet një figurë të saj nga mesi e lart, ku Maria mban fëmijën me krahun e saj të majtë në një atmosferë të ngrohtë afrimiteti. Portretet janë trajtuar me delikatesë dhe profesionalizëm. Portreti i Virgjëreshës mban vështrimin poshtë dhe prek pak Krishtin me sytë blu, që njërën dorë e mbështet në gjoksin e Marisë ndërsa dora tjetër përfundon butësisht në qafën e saj. Të dyja figurat paraqiten në një hapësirë të thjeshtë, me një sfond të errët, ku dallojnë dy aureola të ndryshme mbi kokat e tyre si dhe një ylber shumëngjyrësh që përshkon sfondin.  Piktura është ekzekutuar me ngjyra vaji mbi një shtrat përgatitor shumë të hollë, në një kanavacë të thurur dendur. “Gjatë vitit 2015, specialistët e IMK kryen një ndërhyrje prekonsoliduese që konsistoi në ndalimin e degradimit të veprës. Në tetor 2016 vepra shkoi për restaurim në laboratorin e restaurimit të Palazzo Spinelli, Firenze-Itali”, njofton ministria.