BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

 Xhamia e Plumbit, Margariti: Shpejt do të kthehemi me ekspertët për punën në terren

 Xhamia e Plumbit, Margariti: Shpejt do të kthehemi me ekspertët

Xhamia e Plumbit ishte një nga objektet, që u përmbyt gjatë reshjeve në Shkodër. Objekt kulti monument kulture, për xhaminë po punohet që të mos jetë më e rrezikuar. Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ambasadori turk në Tiranë inspektuan nga afër gjatë ditëve të fundit këtë objekt kulti. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se inspektimi për gjendjen e xhamisë vjen pas nënshkrimit të një marrëveshje, që në janar të këtij viti. “Pas marrëveshjes së bashkëpunimit, të nënshkruar në Ankara, në 6 janar, së bashku me ministrin turk të Bujqësisë Bekir Pakdemirli, ministren Milva Ekonomi, deputetin Ilir Beqaj, ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, prefekten Majlinda Angoni shkuam për të parë nga afër gjendjen edhe pas përmbytjeve të fundit në xhaminë simbolike të Plumbit, në Shkodër”, shprehet ministrja e Kulturës, që ka publikuar dhe foto gjatë këtij inspektimi. Ministrja Margariti vijon më tej, se shpejt do të jetë një rikthim në këtë objekt monument kulture për të nisur punën në terren. Ministrja Margariti bën me dije se ekspertët kanë punuar për të gjetur zgjidhjen inxhinierike. “Gjej rastin t'i shpreh mirënjohjen jo vetëm ministrit Pakdemirli, homologut turk Ersoy për mbështetjen, por dhe të gjithë ekspertëve shqiptarë e turq që kanë punuar së bashku për të gjetur zgjidhjen e duhur e bashkëkohore inxhinierike, me qëllim që ky monument, që përfaqëson një stad të lartë në historinë e arkitekturës, besimit e kulturës në Shqipëri, të mos jetë më i rrezikuar nga ujërat. Shumë shpejt do të kthehemi, së bashku me ekspertët për të nisur punën konkrete në terren”, bën me dije ministrja e Kulturës në një status të saj. Quhet e xhamia e Plumbit, sepse në kohën e sundimit osman, kubetë e xhamisë ishin të veshura me shtresa plumbi. Me kohën dhe braktisjen e lagjes, njerëz nisën t'ia hiqnin plumbin për ta shitur. Në kohën e pushtimit austro-hungarez, organet ushtarake vazhduan këtë vepër shkatërruese, duke ia hequr plumbin e mbetur.  Xhamia e Plumbit në Shkodër është e vetmja xhami shqiptare, e përfshirë mes 50 objekteve më të bukura myslimane në botë. Ajo renditet në vendin e 37 para xhamisë Vahsiz Khan në Lahore të Pakistanit dhe pas xhamisë Jami Ul Alfar në Sri Lanka. Në vendin e 31 renditet Xhamia Blu në Stamboll të Turqisë, ndërsa dhjetë vende pas xhamisë shqiptare është Xhamia e Madhe në Paris.