Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Kultura

 “110 vjet me Nënë Terezën”, ekspozohen mbi 200 tituj librash dhe revistash

 “110 vjet me Nënë Terezën”, ekspozohen mbi 200

Ekspozita me titull “110 vjet me Nënë Terezën” u hap në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë u zhvillua në nder të shenjtores Nënë Tereza për çfarë ka dhënë në kuadër të dashurisë njerëzore dhe mesazhit humanitar që ka përcjellë për shoqëritë, aq aktuale edhe ditët e sotme. Ekspozita përmbledh mbi 200 tituj librash dhe revistash në shqip dhe gjuhë të huaja, që dëshmojnë mbi jetën e Nënë Terezës, misionin e saj humanitar dhe punën e pa lodhur në këtë fushë. Ekzistojnë mbi 4 000 tituj botime e ribotime për Nënë Terezën aktualisht sot në botë. Ekspozita ka një vlerë te veçantë në kuadër të njohjes më nga afër të rrugëtimit të jetës së Nënë Terezës, që nga lindja deri në vdekje nëpërmjet dëshmive dhe fotove të dokumentuara. Me këtë ekspozitë Muzeu Historik Kombëtar mbyll festimet dedikuar shenjtores shqiptare, që është një simbol frymëzimi me vlerat e saj kudo ne botë. Ekspozita është një bashkëpunim i Muzeut Historik Kombëtar me shtëpinë botuese “Argeta LMG”. Më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup, lindi Gonxhe Bojaxhi (1910-1997). Në nëntor të vitit 1928 kur ishte në moshën 18-vjeçare, Gonxhe Bojaxhi hyri në kongregacionin “Motrat e Loretos” në Irlandë ku morri emrin Mari Tereza për nder të Shën Terezës. Më 6 janar të vitit 1929 Mari Tereza shkon si misionare në Kalkuta të Indisë. Në vitin 1960 motrat e Nënë Terezës qenë të përhapura në të gjithë Indinë. Ndërsa në harkun kohor ndërmjet viteve 1980-1990 Nënë Tereza hapi shtëpi misioni nëpër vendet e kampit socialist duke përfshirë Republikat e ish Bashkimit Sovjetik, Kubë, Shqipëri etj. Për punën bamirëse asaj i janë akorduar shumë çmime, duke filluar që nga çmimi indian “Padmashri” në vitin 1962 dhe deri tek çmimi “Nobel” për Paqen në vitin 1979. Tërë jetën e saj ia kushtoi të varfërve dhe njerëzve në nevojë derisa u nda nga jeta më 5 shtator të vitit 1997. Pa kaluar as dy vjet nga vdekja e shenjtores, Papa Gjon Pali II lejoi të fillonte procedura e kanonizimit. Kështu më 20 dhjetor të vitit 2002 u miratua dekreti për mrekullitë e shenjtores. Data e zhvillimit të ceremonisë së beatifikimit të Nënë Terezës u vendos, që të ishte 19 tetori i vitit 2003. Ky vendim i Papës Gjon Pali II erdhi menjëherë pas aprovimit nga Kongregacioni i Selisë së Shenjtë për Çështje të Shenjtërimit. Ndërsa, më 4 shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës.