Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

111 vjet nga punimet e Kongresit të Elbasanit, DPA publikon vendimet

111 vjet nga punimet e Kongresit të Elbasanit, DPA publikon vendimet

Kongresi i Elbasanit i mbylli punimet 111 vjet më parë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave shprehet se kongresi u zhvillua më 2-9 shtator të vitit 1909 dhe në një material të publikuar thuhet se pjesëmarrës ishin gjithsej 35 delegatë nga intelektualët më në zë shqiptarë, nga brenda dhe jashtë vendit si përfaqësues të shoqërive patriotike. “Ky kongres i hapi rrugën shkollimit laik në trevat shqiptare dhe vendosi të themelohej në qytetin e Elbasanit një shkollë e mesme pedagogjike e cila u quajt shkolla Normale, për përgatitjen e mësuesve të cilët do të punonin në zhvillimin e arsimit kombëtar. Aty u vendos për sistemin e shkollave shqipe, mënjanimin e shkollave në gjuhë të huaj dhe për drejtshkrimin e gjuhës ku si shembull u dha përdorimi i dialektit të Elbasanit si ai që përafron më tepër me dialektet e tjera. Kongresi i Elbasanit hodhi bazat më të rëndësishme të zhvillimit të arsimit kombëtar”, thuhet në materialin e publikuar nga DPA. Po ashtu Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar edhe imazhe, që janë në dorëshkrim vendimet e Kongresit të Elbasanit, që ruhen në fondin nr. 102, në AQSH. Në historinë kombëtare Kongresi i Elbasanit quhet edhe “Kongresi i Shkollave Shqipe”. Kongresi i Elbasanit ishte një përgjigje ndaj rrezikut për fatin e alfabetit e të shkollës shqipe që vinte nga njerëzit e pushtetit, nga kleri i lart mysliman dhe nga të gjithë ata që punonin në favor të politikës së osmanizmit e të forcimit të perandorisë së tyre. Ky kongres do ishte edhe një reagim ndaj Kongresit të Dibrës, përmes të cilit turqit e rinj arritën që te shqiptarët e krahinave të ndryshme ta nxisin përdorimin e alfabetit sipas dëshirës. Organizatori kryesor i kongresit ishte patrioti i shquar Lef Nosi. Klubet e ndryshme patriotike autorizuan delegatë, që të përfaqësonin këto klube. Kongresi përfshiu atdhetarë dhe mësues nga më të njohurit e lëvizjes kombëtare, si Dom Nikoll Kaçorri, Jahja Ballhysa, Dervish bej Biçaku, Gligor Cilka, Simon Shuteriqi, Josif Haxhi Mima, Qemal Karahasani, Orhan Pojani, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hafiz Ibrahim Dalliu, Thoma Papapano, Dhimitar Buda, Emin Haxhiademi, Abdullah Koprënaçka, Kristo Dako, Qamil Haxhifeza, Mihal Sava, Andrea Konomi, Selaman Blloshmi, Idhomenë Kosturi, Kahreman Vrioni etj.