BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit mbledh historianët në Rumani

140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit mbledh historianët në Rumani

Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë së Konstancës, në Rumani, së bashku me Shoqatën Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë zhvilluan konferencën shkencore me rastin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me pjesëmarrjen e universitarëve dhe historianëve rumunë. Konferenca u përshëndet nga deputeti i Parlamentit të Rumanisë, përfaqësues i pakicës kombëtare shqiptare në Rumani, Bogdan Alin Stoika. Deputeti Stoika foli për numrin e madh të aktiviteteve që ka ndërmarrë ALAR për promovimin e historisë, kulturës dhe artit shqiptar, sidomos gjatë këtij viti. “Rumania luajti një rol të rëndësishëm në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, vendi ku është zhvilluar aktiviteti politik i shoqërive patriotike shqiptare, ku janë botuar veprat e shkrimtarëve më të rëndësishme të Rilindjes, librave dhe gazeta të ndryshme, duke filluar me abetaren e Naum Veqilarxhit, librat e Naim Frashërit, Lasgush Poradecit etj” tha ai. Më pas e mori fjalën historiani dhe shkrimtari Dr. Liviu Lungu, me origjinë shqiptare dhe me katër romane të botuara në gjuhën shqipe. Historiani Liviu Lungu theksoi përpos të tjerash se lëvizja kulturore e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si vetëdije kulturore, si dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si vetëdije politike, janë ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, të cilat përgatitën shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Dr. Liviu Lungu theksoi se ishte zgjedhur pikërisht Konstanca për këtë veprimtari të rëndësishme, për shkak të kontributit të vyer të komunitetit shqiptar të Konstancës gjatë Rilindjes Kombëtare, para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Në qytetin e Konstancës u hap shkolla e parë në gjuhën shqipe, ku Asdreni ishte mësues i saj. Këtu u ngrit “Tipografia Albania”, në të cilën u botuan libra të rëndësishëm të kulturës shqiptare, periodikë në shqip dhe tekste shkollore për nevojat e shkollave shqiptare. Prof. Dr. Daniela Busa, e njohur si specialiste e historisë moderne të vendeve të Evropës Juglindore, punonjëse shkencore pranë Institutit të Historisë "Nicolae Iorga", mbajti kumtesën: "Shqipëria në një kontekst zonal dhe europian". Marius Dobrescu, përkthyes i veprës së Kadaresë në rumanisht, shkrimtar dhe gazetar, bëri një paraqitje të historiografisë shqiptare mbi këtë eveniment, duke u ndalur veçanërisht në kronologjinë e dhe rrethanat historike të Lidhjes së Prizrenit.  Në këtë aktivitet merrnin pjesë universitarë, studiues të historisë, anëtarë të komuniteti historik të shqiptarëve të Konstancës.