BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

  140-vjetori i lindjes së Fan Nolit, akademikët në konferencë shkencore

  140-vjetori i lindjes së Fan Nolit, akademikët në

Konferenca shkencore me rastin e 140-vjetorit të lindjes së Fan Nolit bëri bashkë akademikët në Akademinë e Shkencave. Në konferencën “Fan Noli-personalitet i gjithanshëm” referuan akademikë e studiues, ku fjalën e hapjes e mbajti akademik Skënder Gjinushi kryetar i ASH. Gjinushi tha se kjo konferencë organizohej njëherësh në nderim të vlerave më të larta të akademizmit shqiptar që prej fillimeve të tij deri një gjysmë shekulli më parë, kur akademizmi u institucionalizua, ku Noli zë vendin e kryeakademikut tonë. “Fan Noli jetoi e veproi në tri periudha historike: në epokën e Rilindjes Kombëtare, të Pavarësisë dhe mëkëmbjes shtetërore të Shqipërisë më vete dhe të dekadave të pasluftës antifashiste. Në të tria këto periudha ai pati ndriçimin e vet të pashoq. Në 110 vjet pavarësi, shteti shqiptar ka gjetur te Noli shtetarin më të ditur, tribunin më demokrat, udhëheqësin më libertin, përfaqësuesin më erudit, njeriun që diti të rebelohet e të rebelojë popullin e vet dhe njëherësh të gjejë momentin e duhur për t’u tërhequr”, tha ai. Ndër të tjera gjatë fjalës së tij në konferencë akademik Gjinushi tha se Fan Noli nuk shkëlqeu në një fushë, por në të gjitha fushat që preku. “Poet antologjik edhe kur eksperimentonte; përkthyes i pakapërcyeshëm, që provoi barazinë e shqipes përballë gjuhëve më të mëdha; njeriu që mbante korrespondencë me Bernard Shoun dhe i krahasuar vetëm me Ficxheraldin; historian që e ktheu veprën e vet në portë të detyrueshme drejt epokës së  Gjergj Kastriotit; kompozitor e muzikolog; publicist e poliglot”, tha ai. Kreu i ASHSH-së u shpreh se më tej se studimet shqiptare nuk do të shlyhen për një kohë të gjatë nga detyrimet, që u takojnë për ndriçimin e vlerave të papërsëritshme të personalitetit të Fan Stilian Nolit dhe nga nxjerrja e mësimeve për të sotmen përmes krahasimit të epokës së tij me kohën e sotme. Fan Noli (6 janar 1882 - 13 mars 1965) ishte prift, përkthyes, publicist, shtetar, diplomat, poet dhe historian i njohur shqiptar.