BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

150-vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, studiuesit: Na kujton gjuhën dhe identitetin

150-vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, studiuesit: Na kujton

Konferenca shkencore në nder të 150-vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës, që u organizua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të shtunën bëri bashkë studiues dhe autorë. Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh se në këtë muaj dedikuar librit dhe rolit të tij në shoqëri, kulmojmë me këtë aktivitet kushtuar 15- vjetorit të lindjes së një prej figurave më të rëndësishme kombëtare Gjergj Fishtës. “Sa herë që flasim për Gjergj Fishtën duket sikur historia e letërsisë apo kritika do ti ketë gjithmonë borxh, atë heshtjen e gjatë që ra mbi të prej gjysmë shekulli por pavarësisht kësaj ai vjen sot si një figurë iluminuese. Ai vjen si një figurë, i cili na kujton sa e mrekullueshme është historia e letërsisë shqipe, poezia jonë kombëtare, na kujton gjuhën identitetin dhe mbetet një figurë që gjithmonë bashkon”, përfundoi ajo. Studiues të ndryshëm të figurës së Fishtës të pranishëm në konferencë si: dr. Lili Sula, dr. Anila Mullahi, dr. Primo Shllaku, dr. Rovena Vata dhe Behar Gjoka shprehën vlerësimin e tyre për këtë figurë. Ata e cilësuan figurën e Fishtës si një poliedër, që pavarësisht se u keqkuptua, e u dhunua ai ngeli po aty në piedestalin që i ngriti vetes. Nuk do të harrohet kurrë vepra "Lahuta e Malcisë", e cila me të drejtë u konsiderua si "Iliada shqiptare" dhe Fishta si "Homeri shqiptar" theksoi dr. Lili Sula. Fishta ngelet një autor kombëtar, për frymën heroike nacionale që shfaq në veprat e tij dhe gjuha fishtiane do të ngelet e pandashme ndër breza. Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 - Shkodër, 30 dhjetor 1940) ka qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit. Pas dekadës së dytë të shekullit 20, Fishta iu imponua kulturës shqiptare jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator, etj), por edhe si kritik e historian i letërsisë.

Më të lexuarat