BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

17 personalitete i bashkohen Akademisë së Shkencave, Gjinushi zbardh detajet e reformës në institucion

17 personalitete i bashkohen Akademisë së Shkencave, Gjinushi zbardh

Akademia e Shkencave pranoi 17 personalitete si akademikë të jashtëm, pas reformës së kryer në vitin 2019. Në mbledhjen solemne të Asamblesë së ASH me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama u bë ndarja e diplomave e 17 anëtarëve të rinj të jashtëm të Akademisë, që e kanë fituar këtë titull gjatë vitit të kaluar e sivjet. Në fjalën e tij kreu i ASH akademik Skënder Gjinushi mes të tjerave tha se mbledhja e Asamblesë kurorëzon një prej elementëve kryesorë të reformës. Sipas tij, kjo me pranimin e 17 anëtarëve të jashtëm, emra të suksesshëm. “Pas shumë debatesh e iniciativash, dy vjet më parë reformimi i Akademisë së Shkencave mori formë ligjore, dhe sot, në përmbyllje të realizimit të fazës së parë së ristrukturimit, është thirrur kjo mbledhje ceremoniale e Asamblesë, për të nderuar e kurorëzuar një prej elementeve kryesorë të reformës: pranimin si anëtarë të Akademisë me statusin e anëtarit të jashtëm të 17 shkencëtarëve e studiuesve ndër shqiptarët më të suksesshëm në fushën e shkencës e të dijes në Kosovë, në komunitetin arbëresh, në Maqedoninë e Veriut dhe kudo tjetër në botë, në Shtetet e Bashkuara, në Gjermani, Itali e Austri”, tha ai. Në vijim të fjalës së tij, kreu i ASH Gjinushi tha se një nga risitë e reformës është dhe parashikimi për ngritjen e funksionimin pranë Akademisë së Shkencave të njësive të kërkim-studimit, të përkohshme a të përhershme, me bindjen se ajo nuk mund ta kryejë misionin e saj pa pasur një rol aktiv në kërkimin shkencor. “Shqipëria nuk ka luksin për të pasur një akademi shkencash thjesht honorifike. Këto struktura u parashikuan në ligjin e ri, duke shmangur debatin shterp e krejt formal për një akademi me apo pa institute”, tha mes të tjerave Gjinushi. Më tej kreu i ASH shtoi se zhvillimi e konsolidimi i shkencave albanologjike përbën detyrën e misionin sui generis të Akademisë së Shkencave edhe sipas ligjit të ri. “Ngritja e qendrës për botimin e tri veprave madhore në albanologji siç janë: Enciklopedia Shqiptare, Fjalori i madh i shqipes, Historia e shqiptarëve përbën pa dyshim efektin më të rëndësishëm të reformës për Akademinë e Shkencave, duke i dhënë asaj përgjegjësinë për të qenë ideatorja, organizatorja e realizuesja e botimeve madhore në albanologji”, tha ai.

ASH në vendin e kërkuesve të vërtetë

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takim e cilësoi si të suksesshme reformën në Akademinë e Shkencave. Kreu i qeverisë tha se Akademia e reformuar bazohet në dhe disa parime të reja. “Dua t’i rikthehem për një sekondë momentit kur më në fund u bindëm të mbështesim reformën e vitit 2019, por merita kryesore e këtij ligji është që e ka rikthyer Akademinë e Shkencave përsëri në vendin e kërkuesve të vërtetë, besoj duke dekurajuar sharlatanët e shkencës, që arritën të flasin dhe në emër të Akademisë së Shkencave. Ky ishte edhe qëllimi kryesor i secilës prej platformave, mënyrave apo ideve të diskutuara në atë kohë. Akademia e reformuar bazohet në disa parime të reja, që më vjen shumë mirë, kanë një dakordësi të gjerë midis atyre që kontribuojnë drejtpërdrejtë për Akademinë dhe kërkimin shkencor”, tha Rama mes të tjerave. Kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes së tij në aktivitetin e organizuar ditën e premte në Akademinë e Shkencave, la edhe një shënim në librin e kujtimeve, ku vizatoi shqiponjën, simbolin e Shqipërisë duke e shoqëruar më citimin: “Nderi më i madh për mua”. Akademikët e pranuar janë Ermonela Jaho, Elton Prifti, Sokrat Sinaj, Fioralba Cakoni, Bardhyl Demiraj, Bajram Berisha, Mira Mezini, Ardian Ndreca, Ardian Vehbiu, Kujtim Shala, Eno Koço, Fetah Podvorica, Ali Aliu, Luan Starova, Matteo Mandala, Francesco Altimari dhe Rexhep Ismajli.