BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

175 -vjetori i lindjes së Naim Frashërit, akademikë e studiues një konferencë në Gjirokastër

175 -vjetori i lindjes së Naim Frashërit, akademikë e studiues

Në nderim të 175-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, akademikë dhe studiues u bënë bashkë në një konferencë shkencore. Konferenca u zhvillua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”. Seanca e parë për “Konferencën shkencore në nderim të 175-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit" u drejtua nga rektori i Universitetit të Gjirokastrës prof. dr. Bektash Mema, akademik Pëllumb Xhufi-Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe prof. asoc. Merita Gjokutaj. Në fjalën e përshëndetjes kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi foli për rolin e madh të Naim Frashërit në rilindjen kombëtare dhe vendin që zë krijimtaria e tij në letërsinë shqipe. Kreu i ASH tha se kjo konferencë shkencore është e para në rendin e një vargu veprimtarish, që Akademia e Shkencave ka parashikuar të zhvillojë këtë vit, në 175-vjetorin e lindjes së figurës emblematike të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit e gjatë këtij viti do të ndiqet nga konferenca e botime të tjera, veprimtari nderimi dhe studimi. “Në historinë e popullit tonë ka pasur shumë personalitete që i kanë mbiquajtur Shqiptari, por vetëm njërit prej tyre populli i bashkoi edhe emrin e vendit të vet, dhe ky ishte Naim Shqipëria”, tha akademik Gjinushi. Më tej gjatë kësaj konference që u zhvillua të martën, akademik Skënder Gjinushi tha se Naim Frashëri dhe Jeronim de Rada janë dy figurat më të rëndësishme të shekullit të formimit të vetëdijes kombëtare shqiptare. “Rreth tyre bashkohen të gjithë: poetë, mendimtarë, publicistë, kryengritës. Naim Frashëri është ndër figurat e rralla që nuk është kontestuar gjatë gjithë historisë së jetës dhe veprës së vet”, tha më tej Gjinushi. Naimi Frashëri, vijoi më tej kreu i ASH, është nga ata poetë që doli jashtë kufijve të gjuhës së vet. Gjinushi tha se ai shkroi vepra origjinale në greqisht, turqisht dhe persisht, shkroi e botoi edhe arabisht. Mes të tjerave kryetari i ASH tha se ai hartoi gramatika të gjuhëve të Lindjes, të persishtes klasike dhe të osmanishtes; shkroi tekste shkollore për arsimin shtetëror të perandorisë, që u botuan edhe pasi u nda nga jeta.