BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

“2 Luanë drejt Venecias”, regjisori Jonid Jorgji: Një film, i cili në bazë ka dashurinë për jetën dhe për njëri- tjetrin

“2 Luanë drejt Venecias”, regjisori Jonid Jorgji: Një

Premiera e filmit “2 Luanë drejt Venecias” do të jetë mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Filmi me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji dhe me një kast të veçantë aktorësh, do të shfaqet në amfiteatrin e liqenit të Tiranës. “2 Luanë drejt Venecias” vjen me aktorët Vasjan Lami, Alissa Huzar, Natalia De Maria, Kastriot Caushi, Alesia Xhemalaj, Luan Aliu, Marjana Kondi, Alessandra Bonarota, Luli Hoxha, Mand Xhuli, Albana Koçaj dhe Arjeta Dhima. Regjisori Jonid Jorgji shprehet se ky është film, i cili ka në bazë dashurinë. “Mbas një viti të vështirë, ku humbëm njerëz të dashur dhe përjetuam një distancim social nga njeri -tjetri, sot po sjellim një film i cili në bazë ka dashurinë për jetën dhe dashurinë për njëri- tjetrin”, tregon Jorgji. Ngjarja e këtij filmi merr fill në momentin, që dy kineastë shqiptarë janë selektuar me filmin e tyre në festivalin e Venecias. Në atë rrugëtim, që marrin me makinë nga Bari drejt Venecias, njihen rastësisht me dy zonja sharmante të cilat janë aktore të filmave për të rritur. Ky do jetë një udhëtim jete për këta dy kineastë 60- vjeçarë, ku mes shumë peripecish në rrugët e Italisë, arrijnë të zbulojnë një botë të re, peisazhe fantastike, njerëz interesantë, ndjenja të reja, dhe të fshehta që nuk i mendonin kurrë se mund të ishin aq afër tyre. “2 Luanë drejt Venecias” vjen si një komedi dramatike, në një ngjarje në lëvizje (road movie). Regjisori Jonid Jorgji tregon se filmi duhet të dilte për publikun një vit më parë në kohë kur pandemia filloi. Por ai thotë se nuk arritën dot ta shfaqnin atëherë dhe pritën që situata të normalizohej, që mos rrezikonin askënd, që do të vinte në kinema. “Kjo është edhe arsyeja, që zgjodhëm dhe një ambient të hapur dhe të sigurt siç është amfiteatri i Tiranës”, thotë ai.

Puna me filmin dhe aktorët

Filmi vjen me një kastë aktorësh të njohur në role. Si regjisor, Jonid Jorgji tregon se është me fat që ka punuar me këta aktorë në rolet e filmit të tij. “Jam i kënaqur nga aktorët kryesorë deri tek figuranti i fundit, sepse secili solli me imazhin dhe botën e tij, një copë reale jete në këtë film. Dy aktorët kryesorë, Vasjan Lami dhe Kastriot Caushi, besoj se ishin zgjedhjet e duhura për ato dy personazhe. Të dy shumë të ndryshëm nga njëri- tjetri me karakteristikat e dy meshkujve tipik shqiptarë, ballkanas dhe mesdhetar, të emocionojnë me ndjenjat e forta njerëzore që shfaqin dhe zgjidhjet, që propozojnë brenda filmit, që ndonjëherë janë absurde, por ndonjëherë dhe gjeniale”, thotë ai. Duke folur për kastin e filmit, regjisori Jonid Jorgji shton më tej se dhe dy aktoret italiane Alissa Huzar dhe Natalia De Maria, shumë të talentuara, për të ishin gjetje, të cilat këtij filmi i dhanë shumë. “Kishin forcë emocionale, organicitet në aktrim dhe një botë shumë të pasur shpirtërore. Menjëherë pasi u vendosën emrat e tyre në kastin e filmit, të dyja bënë një punë serioze parapërgatitore me skenarin, dhe m’u desh jo shumë punë në shesh xhirimi për ti drejtuar tek karakteri”, vijon regjisori. Ai shton se secili aktor ka dhënë më të mirën e tij. Si regjisor Jonid Jorgji shprehet më tej se mundi për filmin ia vlejti dhe është shumë i kënaqur, që këto imazhe dhe kjo histori që punuan do të shkojnë tek publiku i gjerë së shpejti. Filmi “2 Luanë drejt Venecias” do të vazhdojë rrugëtimin në festivale të ndryshme, në kinema të huaja, e më pas edhe në platforma televizive shqiptare dhe ndërkombëtare. “2 Luanë drejt Venecias” me regji nga Jonid Jorgji, është një produksion i shtëpisë kinematografike “EJF Production” me producente Elkjana Gjipali, bashkëprodhim me “Blue Hills Pictures”, Saimir Bajo, Petros Antoniadis, David Tozer.