BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

20 piktorë shqiptarë, në një udhëtim dhe ekspozitë mes arbëreshëve...

20 piktorë shqiptarë, në një udhëtim dhe ekspozitë

Këtë rradhë grupimi i piktorëve pleneristë nga Shqipëria ishin të ftuar nga disa komuna të jugut të Italisë për të pikturuar vende historike, të bukura dhe turistike. Eventi organizohej nga ISS BAM (Instituti i Studimeve Historike, Basilicata Meridionale) dhe u përshëndet nga dott. Carmine Cassino, Sindake të komunave të interesuara, Avv.Antonio Boçia etj. E shtuna e 8 shtatorit 2018 do të mbetet një ngjarje e rëndësishme për vizitorët në Lauria dhe 20 artistët nga Shqipëria, që me 50 punimet e ekspozuara arritën të emocionojnë pjesëmarrësit dhe të gjithë të ftuarit, njëherësh tregojnë aftësitë profesionale dhe dashurinë ndaj vëllezërve arbëreshë dhe atyre vendas. Shumë të ftuar dhe pjesëmarrës thanë fjalë të mira entuziaste. U takuam me të njohur dhe miq. E mes tyre edhe me z. Aldo Marinon nga Vakrca, konsull nderi i Shqipërisë dhe familjen e tij, Karmelën gruan dhe djalin gjimnazist Emanuele. E shoqja Karmela, mburrej me lidhjet me familjen tonë. Gjyshja e saj nga nëna ka qenë e familjes Buza nga Gjakova, prandaj sa herë takohemi përqafohemi si kushërinj. Ata flasin shqip shumë bukur. Në vendet që kaluam u mahnitëm për nga bukuria e veçantë. Qëndruam në Lagonegro mbi malin Sirino dhe blunë e detit perlë e Tirenit. Një vend ku gërshetohet harmonishëm Lagonegro antik, me kështjellat feudale, Pallatin Corodo i shtatëqindëshit me ballkone hekuri të rrahur dhe sheshet bashkëkohore. Shkallaret pa numërim përfundojnë në kishën San Nicola dj Bari në brendi së cilës qëndron miti dhe e vërteta, frymëzimi enigmatik, në 1506, për Lizën Xhokondës, “Mona Liza” e Leonardo da Vinçit, pikturuar me vlerat e një kryevepre botërore.Qëndruam në hotelin komod San Nikolla në Piazza della Republica nga shpërndaheshim nëpër qytetin e këndshëm e frymëzues për të ngrënë çdo darkë në tavernën “Xhokonda”. Organizimi i mrekullueshëm. Unë punova 2 punime nga tarraca e një shkolle, ku u prita nga murgeshat e saj me sjellje fisnike dhe bujarinë që i karakterizonte. Njërën nga punimet që ato pëlqyen ia u dhurova, duke uruar fillimin e vitit shkollor. Shokët kolegë gjithashtu, punuan me frymëzim, u orientuan menjëherë dhe bukur. Në Maratea “Dea-n e Detit” inkrustuar në Golfin e Policastros, të detit Tirrene, ndjeva të ndërthurej aroma e detit të pastër dhe luleve pambarim plot aromë. Zura vend në brendësi të portit nga zbulohej deti, anijet, Mli San Biagio dhe mbi të “Statujë e Shpëtimtarit” apo siç thoshin “Krishti i Maratesë” 22 m i lartë punuar me pluhur çimento të Karrarës, realizuar nga skulptori Fiorentinas Bruno Inocenti (1965), i bardhë qumësht. Rreth 8 orë në diellin e nxehtë të Maratesë, pranë njëri-tjetrit punuam bashkë me bashkëshortët Agim e Xheneta Kadillari, më tutje gjigantin Nikolin Ivanaj, që kishte mbërthyer nga afër pamje nga qyteti, peizazhe që do të mbeten vlera bashkëkohore nga piktorët pleneristë shqiptarë. Ka kohë që nuk kemi parë të pikturohet nga natyra, këtej nga Maratea, na thoshin kalimtarët. Mundet këtë lloj peizazhi e quajnë të kapërcyer, por ne na jepni kënaqësi dhe mbi kasetë na vuri një tufë banane, “Për ju që bëni pikturë Bio”, dhe frenoi, përshëndeti dhe vuri një shishe me ujë mbi tavalozin e punës. Pasi kaluam edhe disa komuna, u përqendruam në Lauria rrethuar nga peizazhe të mahnitshme dhe banorë shumë dashamirës të kulturës dhe artit, sportit. Në qendër të qytetit ishin afishuar informacione, afishe dhe lajmërime për sportin, filmin, teatrin, ekspozita etj. Plot evente e njoftime gëzimesh, por edhe hidhërimesh. Aty ishte edhe një afishe ku njoftohej L,Ate Albanese Itinerante-Mostra di Pittura. Ne që kemi hapur ekspozita për gati 60 vite, në salla kristali, mermeri dhe të gjitharta, qendrore dhe lokale, në natyrë etj. Hapja e kësaj ekspozite në një kishë qendrore me nderin dhe respektin, që u tregua deri në njoftimin e RAI-t, me një tekst dokument dhe mjaft personal, na mbushi me shumë kënaqësi e krenari.

 Punimet e piktorëve

Dalloheshin punimet e Nikolin Ivanajt, të mbyllura katërciprisht me një vendosje dhe kompozim të ekuilibruar, vizatim të thurur e në karakter, me përkushtimin e zbulimin e gjendjes emocionale përmes ngjyrës së materializuar dhe intonacioneve të vërteta realiste. Piktorit N. Ivanaj i pëlqen të zbulojë karakterin e peizazhit dhe vërtetësinë e realitetit, modelon shkëmbinjtë, shtëpitë, ujin dhe gjithçka mbi të. Peizazhet e tij dallohen për zbulimet origjinale dhe realizimin e tyre përfundimtar. Ndryshe paraqitet Adrian Çene me lojën e penelit të gjerë të ngopur me ngjyra të çelëta që modelon mbi telajo elemente të thjeshtëzuar të natyrës, duke notuar në botën abstrakte-ekspresive, që kalon nga detaji në rrafshe të mëdha koloristike. Adrian Çene është një piktor impulsiv që di të presë të bukurën me një të furishme e shpërthime, që bien në sy për talentin e veçantë. Bashkëshortët Kadillari edhe pse punojnë bashkë, janë të ndryshëm dhe origjinalë për nga gjetja kompozicionale, përpunimi dhe mënyra e pikturimit. Agimi është realist, kërkues dhe i besueshëm në kërkime ndaj gjendjes së momentit, ndërsa Xheneta ekspresive dhe e zhdërvjellët, duke kërkuar një lloj realizmi, ku detajet në tablo ndërrojnë formë, zmadhohen dhe qarkullojnë me shumë guxim. Edhe në këtë ekspozitë punimet e Agimit janë solide dhe të ngjeshura me ngjyrë, ndërsa të Xhenetës kompozuar në lëvizje sikundër duket qyteti kala Lagonegro. Ardian Devolli vazhdon të çimentojë apo të betonojë gjetjet e veçanta nga natyra si detaje, që mbartin tharmin e tablosë të mbyllur bukur, me shumë kërkim dhe ekzigjencë. Punimet e tij ranë në sy dhe çmoheshin për zbulimet krijuese artistike nga natyra, origjinale dhe bashkëkohore. Në ekspozitë dallohej Adriana Puleshi me tablotë plot ngjyrë dhe vendosur me temperamentin energjik të saj, sikundër Zamfira Heta me vizatimin elegant, linjën vallëzuese nëpër konceptime figurale, kombinime nga natyra deri në vendosje abstrakte. Edhe pse ajo kalon nëpër udhë të njohura të vizatimit vobist ajo krijon bukur dhe me kulturë, duke i shtuar ekspozitës një frymëmarrje profesionale.

Vlerësimet për pikturën

Ju na jepni kënaqësi duke pikturuar nga natyra. Bravo Albanesi, kjo është pikturë-Bio dhe mbi tavalosë e kasetë na linin fruta, ujë apo buqetë lulesh. Në ekspozitë sillnin atmosferë gëzimi edhe punimet e piktorëve Genti Proko, Romeo Kallço dhe Albert Pina me zbulimin e dritës mesdhetare të natyrës, fasadat e ndriçuara dhe lojën e ngjyrës mbi to. Ata janë të veçantë në mjetet shprehëse profesionale, që përdorin penelin dhe spatullën mbushur me pastë dhe lojës dritë - hije, që kërkojnë, seleksionojnë nga natyra dhe mbi telajo thjeshtësohen në rrafshe të vërtetë. Ekspozitën e pasurojnë me tablotë e tyre edhe piktorët Çaush Vathi, që është njëkohësisht edhe një organizator aktiv i të tilla aktiviteteve me punime realizuar sipas traditës. Ndërsa Spiro Panariti edhe në këtë ekspozitë u shqua për lojën e zhdërvjellët të ngjyrës, Skënder Strica me penelin e tij të imët dhe dritën në peizazhet e tij. Fatmir Carkanji me punimet realizuar gjerë, ngjyra të hedhura me kurajo dhe vizatimin e shkrifët. Kudret Durollari sjell atmosferën e pikturës poradecare me tone delikate dhe përpunimin të atmosferës dhe ajrit në tablo. Jordan Findiku është i besueshëm me pikturimin e tij realist dhe këndet emocionale, që zbulon, një piktor që e thotë me sinqeritet, bukur botën e tij artistike. Kështu i gjithë ky grupim pleneristësh, me përvojë dhe të rinj, të frymëzuar nga natyra bregdetare e Bazilikatës Italiane arriti të bëjë një ekspozitë, që u vlerësua dhe u mirëprit. 

Nga Kujtim BUZA