Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

55 vjet nga krijimi i baletit të dytë shqiptar “Delina”

Postuar: 18/05/2019 - 07:59

Data 17 maj shënon dhe 55 vjetorin e krijimit të baletit “Delina”. Teatri i Operës dhe Baletit shkruan se vepra e kompozitorit Çesk Zadeja është baleti i dytë shqiptar në skenë. “Baleti i dytë shqiptar “Delina” bën 55 vjet nga krijimi i tij. Ishte 17 Maj i vitit 1964, kur kompozitori Çesk Zadeja, mjeshtri Panajot Kanaçi, dirigjenti Rifat Teqja dhe piktori Shaban Hysa vunë në skenë baletin “Delina”, pas baletit të parë “Halili dhe Hajria” të vënë në skenë një vit më parë, në vitin 1963”, shkruan TOB. Interpretuesit e parë të këtij baleti kanë qenë dyshja e balerinëve Delina-Zoica Haxho dhe Arbani-Agron Aliaj. Rolet e tjera u ekzekutuan nga balerinët e njohur Xhemil Simixhiu, Ganimet Vendresha, Miltiadh Papa, Albert Janku, Maria Jakob, Estref Shaqiri, Hysen Këllezi. Tingujt e muzikës së mjeshtrit Çesk Zadeja erdhën të interpretuara nga orkestra e TOB nën dirigjimin e mjeshtrit Rifat Teqja. “Baleti “Delina” konsiderohet si një nga baletet më të njohur të repertorit shqiptar”, shkruan Teatri i Operës dhe Baletit, ndërsa ka publikuar dhe foto nga shfaqja e vitit 1964. Profesor Zadeja është kompozitor që përfaqëson në universin tonë kombëtar figurën më të madhe krijuese. Si pedagog ka dhënë vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm dhe shumë të çmuar. Shumë kompozitorë që janë bartës të veprimtarive muzikore sot në Shqipëri, janë diplomuar nën drejtimin e kompozitorit Zadeja. Ata sot zhvillojnë veprimtari të shumta dhe shumë programe të shkollave muzikore shqiptare janë të punuara, të redaktuara dhe të mbikëqyrura prej tij. Nëse shohim listën e të diplomuarve, do të vërejmë se sot kreu i krijimtarisë muzikore përbëhet nga kompozitorët e diplomuar te profesor Zadeja, dhe disa prej tyre nuk janë më gjallë. Në Shqipëri për sa i përket baletit përpjekjet e para u bënë me tablotë koreografike dhe duke vënë në skenë pjesë të huaja klasike. Më 1956, trupa e baletit u përforcua me profesioniste dhe nisën të vihen në skenë balete të zhanreve të ndryshme duke ngritur nivelin artistik. Në repertorin e Teatrit të Operës dhe të Baletit u vunë në skenë balete të zhanrit klasik: “Romeo dhe Zhuljeta”, “Paganini” etj. Një etapë e re nisi me krijimin dhe vënien në skenë të veprave nga autorë shqiptarë. Kështu lindi baleti kombëtar me vepra si “Halili dhe Hajria”, “Shota dhe Azem Galica”, “Delina” etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis