Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

60 vjetori i Cirkut Kombëtar, me premiera, film dokumentar dhe botime historike

Postuar: 11/01/2019 - 07:35

Ky vit është vit jubilar për artistët pasi shënon 60 -vjetorin e krijimit të Cirkut Kombëtar. Për të festuar 60 vjetorin drejtuesit dhe artistët po punojnë që të gjitha aktivitetet dhe shfaqjet të kenë lidhje me historinë cirkut. Drejtori i cirkut Sajmir Çili shprehet se projekt-idetë do të jenë në përputhje me artin e cirkut, duke përfshirë jo vetëm ide artistike për premierat e reja, por dhe ide artistike që kanë lidhje me historinë 60-vjeçare të cirkut si dokumentarë, botime letrare historike, shfaqje gala, ekspozitë fotografike etj. “Është 60 vjet institucion, 60 vjet art që është themeluar dhe brezat vazhdojnë e mësojnë këtë art dhe performojnë. Unë kam menduar shumë gjëra për 60 -vjetorin e Cirkut Kombëtar, por gjithmonë ne varemi dhe nga buxheti që do ta na miratojnë nga ministria. Unë përveç katër premierave që janë menduar gjatë këtij viti me artistët kam menduar dhe për një mbrëmje gala, ku dua të jetë i ftuar dhe presidenti për të ndarë disa çmime për artistët tanë të cirkut. Do të jenë çmime që të ndahen për artistët e njohur ndër vite të cirkut tonë. Po ashtu unë kam dëshirë që të botohet dhe libër me historinë e tij apo dhe të realizohet një film dokumentar për cirkun tonë dhe artistët”, pohon drejtori Çili, ndërsa shton se shfaqjet do të vazhdojnë të jenë miks për fëmijë dhe të rritur në arenën e Cirkut Kombëtar. Artisti i Cirkut Kombëtar, Julian Kazazi rikthen vëmendjen dhe te problemet që po kalon cirku në vend. Ai shprehet se 60- vjetori është një momenti i rëndësishëm për artistët dhe cirkun shqiptar por prej vitesh problemet nuk kanë munguar. “Ne jemi të lumtur, që është 60- vjetori i Cirkut Kombëtar. Ne dihet që kemi vazhduar aktivitetin tonë, por e kemi mbajtur me luftë cirkun, problemet nuk na kanë munguar. Ne kërkojmë më shumë ndihmë nga Ministria e Kulturës për Cirkun Kombëtar dhe ky vit duhet të jetë një mbështetje madhe që duhet të na vijë nga ministria, nuk është se e ka bërë, por shpresojmë të kemi këtë vit vëmendje. Ne sërish si artistë dhe si administratë do të kërkojmë dhe sponsorë të jashtëm, ku do të jetë dhe mbrëmja gala apo dhe të tjera aktivitete gjatë vitit”, tregon artisti Kazazi njëkohësisht dhe kryetar i sindikatës së artistëve të Cirkut Kombëtar.

Cirku shqiptar ndër vite

Cirku shqiptar është një pjesë e pandarë e cirkut botëror. Pionierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-’35, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel.  Në vazhdimësi numri i tyre u rrit dhe profilet ku ata luanin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, ato me kafshë, kllounatë e xhongleristikë.  Në vitin 1959 ata artistë kurajozë e të talentuar realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik” Ky moment i rëndësishëm shënon krijimin e Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar. Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike. Ata gjithmonë janë duartrokitur dhe brohoritur fuqishëm nga shikuesit e shumtë. Në këtë rrugë të gjatë të rritjes, me vështirësi dhe suksese, artistët dhe drejtuesit e cirkut, këta njerëz që patën kurajon të kultivonin këtë gjini specifike, bënë të mundur që vendi ynë i vogël të kishte një vlerë të veçantë kombëtare artistike e kulturore. Duhet theksuar se në shtetet përqark nesh ky art është fare pak i zhvilluar. Ky është një tregues i shpirtit krijues, talentit dhe kurajos së popullit tonë, që di të zhvillojë, pasurojë dhe të ruajë vlerat dhe mundësitë që koha ofron. Duke filluar nga viti 2012, cirku ynë është njohur si Cirk Kombëtar.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/03/2019 - 07:34

Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në panairin e librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars.

Postuar: 19/03/2019 - 07:33

Ekspozita “Përgjithmonë kanavac” u çel për publikun me punime të piktorit të njohur A

Postuar: 19/03/2019 - 07:31

 Ndërhyrjet që bëhen me dije nga institucionet, duket se janë shumë të pakta për qendrën his

Postuar: 17/03/2019 - 07:44

Qafa e Pazarit, e njohur si kompleksi muzeal i qytetit të Gjirokastrës, me vlera të veçanta histo

Postuar: 17/03/2019 - 07:44

Filmi artistik “Sfida” me skenar dhe regji nga Lulzim Sula dhe me një kast aktorësh t

Postuar: 17/03/2019 - 07:42

Tregu muzikor në vend ka sjellë probleme për krijuesit e muzikës.

Postuar: 16/03/2019 - 07:16

Në skenën e Teatrit të Korçës këtë fundjavë është komedia “Testamenti i Ri”.