BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Kultura

75-vjetori i Çlirimit, studiues dhe historianë në konferencë shkencore

75-vjetori i Çlirimit, studiues dhe historianë në

Konferenca shkencore ndërkombëtare "Shqiptarët dhe koalicioni antifashist në Luftën e Dytë Botërore" po zhvillohet në Akademinë e Shkencave, në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të vendit. Historianë dhe studiues shqiptarë dhe të huaj janë pjesë e konferencës, që sot zhvillon ditë e dytë. Në hapje të saj, kryetari i ASH, akademiku Skënder Gjinushi tha se punimet e kësaj konference do të thellojnë dhe do të përforcojnë me burime dhe argumente të reja rezultatet, që Akademia e Shkencave, në rrugë institucionale dhe me studime të pavarura të kërkuesve të saj, ka stabilizuar për këtë periudhë të rëndësishme të historisë kombëtare. “Vërtetimi i dokumentuar i pozicionit historik të shqiptarëve në krah të aleancës botërore kundër fashizmit; i rezistencës shqiptare ndaj pushtimit që në ditët e para; e shprehur kjo në të gjitha format, prej rezistencës paqësore, njësiteve guerile, deri te lufta e armatosur që çoi në çlirimin e vendit nga forcat partizane më 29 nëntor 1944, është një prej synimeve themelore të kësaj konference”, u shpreh Gjinushi. Për kreun e Akademisë së Shkencave, punimet e kësaj konference do të përforcojnë premisën shkencore, që për çdo zhvillim e protagonist historia duhet të jetë objektive dhe e paanshme. “Deformimi i tyre nuk është vlerësim apo zhvlerësim i figurave apo kontributeve të individëve apo forcave të caktuara. Deformimi i historisë për zhvillimet epokale, me rëndësi kushtëzuese kombëtare për të ardhmen përbën mohim të vlerave reale të popullit shqiptar, të të rënëve në luftë; të heronjve e dëshmorëve të veteranëve; të arritjeve të popullit për liri e çlirim kundër fashizmit apo etnocidit. Shihni me ç’këmbëngulje po kërkohet sot të zhvlerësohet e të deformohet roli i UÇK-së në historinë moderne të Kosovës. Rajoni ynë dallohet, e ende nuk është i çliruar nga sindromi i shtrembërimit, keqpërdorimit dhe protagonizmit vetjak e të pamerituar në histori”, vijoi akademiku Gjinushi. Kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, akademikja Floresha Dado u shpreh se konferenca është aktiviteti më i rëndësishëm për këtë vit i Akademisë së Shkencave. “Një jubile i madh mund të nderohet në mënyra të ndryshme. Dhe kremtimi shkencor i këtij jubileu lidhet me parime themelore metodologjike të qasjes ndaj objektit shkencor”, tha Dado. Në konferencë u mbajtën disa kumtesa si nga prof. asoc. Sabit Syla (Kosovë), prof. Federico Goddi (Itali), prof. Irakli Koçollari (Tiranë), etj.