BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

 76 -vjetori i çlirimit të Tiranës, në veprën “Agimi i 17 Nëndorit të 1944 në Tiranë”

 76 -vjetori i çlirimit të Tiranës, në veprën

 "Agimi i 17 Nëndorit 1944 në Tiranë", një vepër e piktorit Bukurosh Sejdini ishte përzgjedhja e ministres së Kulturës Elva Margariti për të uruar 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Në një status të saj në këtë ditë të shënuar, ministrja e Kulturës shprehej nderim për të gjithë idealistët ata që luftuan për një Shqipëri të lirë. “Gjatë Luftës së Dytë Botërore Shqipëria zgjodhi anën e duhur të historisë, u rendit në krah të vendeve që luftuan nazizmin. Nderim për të gjithë idealistët, ata që luftuan për një Shqipëri të lirë e që ëndrrat iu thyen në mes! Gëzofsh Tiranë!””, shkruan ministrja Margariti në një status të saj, ndërsa publikoi dhe tablonë “Agimi i 17 Nëndorit 1944 në Tiranë”, vepër e piktorit Bukurosh Sejdini. Të njëjtën vepër publikoi dje dhe Muzeu Historik Kombëtar, që sjell në vëmendje dhe fakte historike. MHK shkruan se operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë. “Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korpomatës së I Sulmuese. Shtabi i korpomatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme. Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës. Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator -28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor- 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11- 17 nëntor). Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, - 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Më 17 nëntor Tirana u çlirua”, shkruan MHK. Më tej në materialin e muzeut, thuhet se rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë dhe lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH. “Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij”, vijon më tej muzeu.