BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona kanë rezultuar të prekur ditën e sotme, ja si është gjendja në spitalet COVID

Koronavirusi në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

 “Abetaret e gjuhës shqipe 1844-1942”, ekspozitë në Muzeun Kombëtar

 “Abetaret e gjuhës shqipe 1844-1942”, ekspozitë

 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çeli të mërkurën në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, ekspozitën retrospektive “Abetaret e gjuhës shqipe 1844-1942”. Në hapjen e saj ishin të pranishëm ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti, drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, z. Dorian Koçi, etj. Në fjalën e tij drejtori i Bibliotekës Kombëtare z. Piro Misha, u shpreh se “Abetaret e gjuhës shqipe 1844-1942” reflekton dhe një nga rrugëtimet më të vështira. “Kjo ekspozitë sjell rreth 100 vjet rrugëtim të abetares, që reflekton njëherazi një nga rrugëtimet më të vështira, por edhe më të rëndësishmet të emancipimit dhe të kombit shqiptar”, shprehet Misha. Kjo ekspozitë retrospektive sjell për publikun rreth 100 abetare që ruhen si një trashëgimi e vyer, nga abetarja e parë origjinale e gjuhës shqipe e botuar nga Naum Veqilharxhi në Bukuresht e vitit 1844 deri në botimet e vitit 1942, duke shërbyer edhe si një kujtesë e personaliteteve dhe e figura të shquara të kombit, si: Kostandin Kristoforidhi, Anastas Kullurioti, Thoma Pano, Koto Hoxhi, Jeronim de Rada, Sami Frashëri, Jani Vreto, Shefqet Daiu, Pashko Vasa, Parashqevi Qiriazi, Aleksandër Xhuvani etj. Abetaret shqiptare nga viti 1844 janë shtypur në Stamboll, Bukuresht, Athinë, Selanik, Bruksel, Paris, etj. Ndërsa, abetarja e parë e shtypur në Shqipëri i takon vitit 1899 nga shoqëria “Bashkimi” në Shkodër. Abetarja e parë e Naun Veqilharxhit, që u shkrua dhe u botua në vitin 1844 përmbante dhe një alfabet origjinal, por meqë ai ishte unik në llojin e tij, i vështirë për t'u shkruar dhe pa asnjë ngjashmëri me ndonjë gjuhë tjetër, nuk pati mundësinë për ta bërë popullore. Gjithsesi orvatja, mundi e puna e tij u vlerësuan maksimalisht dhe këtë e tregon dhe fakti se autorit iu kërkuan disa abetare me qëllim ndritjen e mendjes së popullit të etur për kulturë dhe dije. Naum Veqilharxhi, përveç abetares së tij, kishte dhe shumë libra të tjerë të shkruar në alfabetin e tij, që për fat të keq nuk kanë arritur të mbijetojnë. Kjo ekspozitë vjen në vijim dhe të atyre që janë hapur më parë nga Biblioteka Kombëtare gjatë kësaj kohe për data dhe ngjarje të rëndësishme.