Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Adonis Filipi nis sezonin me “Volpone”, tragjikomedia që trajton problemet e lakmisë për paranë në teatër

Postuar: 08/09/2018 - 08:12

Vepra “Volpone” e shkruar nga Ben Johnson pritet të vijë premierë në skenën e teatrit me regji nga Adonis Filipi. Një nga pjesët e njohura në skenat e huaja, vjen premierë në teatrin “Skampa”. Kjo vepër ka bërë bashkë jo vetëm aktorët e trupës së teatrit të Elbasanit, por dhe artistë të tjerë.  Vepra trajton depersonalizimin e njerëzve nga lakmia. Dëshira për t’u pasuruar lehtësisht grabitqarët i shndërron në pre. Është dramë, satirë, komedi, pra ndërthurje zhanresh, si vetë jeta. Dhe për këtë pjesë teatrore regjisori Adonis Filipi ka nisur punën me aktorët në Tiranë. Në një prononcim të tij regjisori tregon se  “Volpone” ishte një propozim i ardhur nga Qendra e Artit drejtoria e teatrit “Skampa”. Regjisori Filipi shprehet për autorin e veprës se Ben Johnson është një dramaturg i njohur në literaturën botërore. “Një projekt i diskutuar me drejtorinë e teatrit “Skampa” një vit më partë, dhe tani po formatohet. Vepra është ndër më të spikaturat në repertorin e dramaturgjisë botërore. Një vepër, që është adaptuar, por që në origjinal është e autorit Ben Johnson bashkëkohës i Shekspirit, një dramaturg tepër me vokacion në literaturën botërore”, tregon regjisori Adonis Filipi, i cili këto ditë po zhvillon provat në Tiranë me aktorët. Kostumet dhe skenografia po përgatiten nga Blagoj Micevski. Jo vetëm premierë në skenën e teatrit në Elbasan, por shfaqja teatrore pritet të jetë dhe në skenën e teatrit në Tiranë. Për Kliti Kapaj drejtor në Qendrën e Artit Elbasan, ku përfshin dhe teatrin “Skampa”, kjo është premiera e tretë që vjen këtë vit në skenë në këtë institucion, ndërsa e para këtë sezon artistik që do të nisë në vjeshtë. “Puna ka filluar për të sjellë në skenë një pjesë prestigjioze nga Ben Johnson, ajo me titull “Volpone”. Për këtë vit kjo është premiera e tretë teatrore, që do të vijë në teatër”, tregon mes të tjerave drejtori Kapaj, për shfaqjen që pritet në tetor në skenë.

Vepra të përcjellë emocion

Vepra teatrore premierë nuk do të mungojë në edicionin e 20 të festivalit teatror “Skampa”, që pritet të nisë pas disa kohësh. Regjisori Adonis Filipi tregon se puna për këtë vepër është një impenjim goxha serioz. “Vepra është në formatin e një komedie klasike, por me nuancimet e një drame satirë. Zgjidhja që kemi bërë përfshin aktorë jo vetëm të trupës së Elbasanit, por dhe aktorë të tjerë që janë me reputacion në teatër”, pohon regjisori. Një vepër që vjen në vijim të projekteve të regjisorit Adonis Filipi për në skenën e teatrit, dhe në role janë aktorët teatrit të Elbasanit si Mario Elezi, Ilirda Bejleri, Antoneta Doka, por dhe aktorë të tjerë që sipas regjisorit veshin shumë mirë kostumin e shfaqjes si Helidon Fino, Ligoraq Ruiza, Xhuliano Briskaj, Muharrem Hoxha, etj. Regjisori Adonis Filipi tregon se vepra për problematikën që trajton, idetë që ajo mbart paraqet shumë interes për kohën dhe i flet shumë bukur asaj. “Vepra “Volpone” trajton problemet e lakmisë dhe për paranë, të epshit, dhe demaskimin që i bëhet kësaj kaste, këtij fenomeni që merret me manipulimin që i bëhet qenies njerëzore në emër të pasurisë dhe parasë”, vijon më tej regjisori Adonis Filipi. Puna ka vijuar me provat prej disa ditësh dhe sipas regjisorit Adonis Filipi kjo është një vepër, që ka gjallëri personazhesh. “Produksioni në fjalë është një impenjim jo i vogël për mua. Është një vepër që vjen për herë të parë dhe ne po përpiqemi që të kemi një qasje sa më bashkëkohore dhe vizionare, e cila të transmetojë idetë dhe të përcjellë emocion”, shprehet mes të tjerave regjisori Filipi. Puna për këtë vepër teatrore ka nisur për regjisorin Filipi pas asaj me titull “Elektra” në Kinë.

Konferenca albanologjike kushtuar Skënderbeut, në sesionin e dytë

Sesioni i dytë i konferencës ndërkombëtare albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, starton më datë 10 shtator. Këtë sesion e çel prof. Dhori Qiriazi me temën: “Që vreshti shqiptar mos mbesë qersë: Teksti, parateksti dhe konteksti i një dokumenti-polemikë të Th. Mitkos me historianin grek K. Paparigopulos për origjinën etnike të Gjergj Kastriotit”. Sikurse në sesionin e parë, konferenca ndërkombëtare albanologjike, do të zhvillohet në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, Ligjëratat do të mbahen nga studiues, të cilët do të shtjellojnë gjerësisht pikëpamjet dhe kërkimet e tyre shkencore në kuadër të tematikave të përgjithshme të përcaktuara nga komiteti shkencor. Në datat 1-3 nëntor, do të ketë një sesion përmbyllës shkencor që do t’i japë mundësinë studiuesve të tjerë, të kontribuojnë me referate dhe kumtesa më të shkurtra në një kuadër më klasik. Ligjëratat dhe kumtesat e konferencës ndërkombëtare albanologjike, do të jenë objekt botimi në kuadrin e Akteve të Konferencës, të cilat do të përgatiten gjatë vitit 2019. Më datë 9 maj, startoi sesioni i parë i konferencës ndërkombëtare albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Sesioni i parë nisi me ligjëratën e prof. Aurel Plasari nga Akademia e Studimeve Albanologjike. Në sesionin e parë nga data 9 maj deri në 30 qershor mbajtën ligjërata studiues, të cilët shtjelluan gjerësisht pikëpamjet dhe kërkimet e tyre shkencore në kuadër të tematikave të përgjithshme të përcaktuara nga komiteti shkencor. Çdo ligjëratë pasohej nga një moment debati shkencor me pyetje, përgjigje dhe komente. Në fund të sezonit të parë, Tomi Frashëri, kryetari i sekretariatit teknik të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut bëri me dije se ligjërata e profesor Ivano Cavallinit dedikuar “Skënderbeut dhe muzikës”, e patrajtuar më parë, mbylli sesionin e parë të konferencës albanologjike kushtuar heroit tonë kombëtar. Sesioni i parë pati një pjesëmarrje të gjerë profesorësh dhe studiuesish të specializuar në studimet mbi Skënderbeun dhe epokën ku jetoi e të gjurmëve që la pas./Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 07:53

“Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin dhe “Skënderbeu- një histori politike” e autorit Aurel Plasari dhe ishin veprat fituese të çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun dhe ep

Postuar: 21/09/2018 - 07:52

Komedia romantike “Nina” vepër e autorit francez Andre Roussin pritet të vijë premier

Postuar: 21/09/2018 - 07:49

Për krijimtarinë muzikore shqiptare pak ka vëmendje.

Postuar: 20/09/2018 - 12:27

Regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj shprehet se që nga viti 1947 teatri rezistoi për disa deka

Postuar: 20/09/2018 - 10:18

Komedia e trishtë “Babai” me regji nga Spiro Duni dhe një kast aktorësh të njohur për

Postuar: 20/09/2018 - 10:15

Muzeu Historik Kombëtar ka publikuar të dhënat për numrin e vizitorëve gjatë periudhës janar-gush

Postuar: 20/09/2018 - 10:13

“Tirana International Film Festival” (TIFF) pritet të zhvillojë edicionin e 16.