BREAKING NEWS

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x

Kultura

Adonis Filipi: Teatri ynë vazhdon të jetë i mbyllur dhe i vetëizoluar, përballja e tij përtej kufijve nuk shkon më larg se në trevat shqipfolëse

Adonis Filipi: Teatri ynë vazhdon të jetë i mbyllur dhe i

Për zhvillimin e artit teatror, përparësi kanë politikat dhe institucionet në krijimin e një klime  inkurajuese dhe mbështetëse.Regjisori Adonis Filipi thotë se jetojmë në një realitet global dhe në këtë kontekst nevoja që teatri ynë të përballet, inspirohet nga zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, është kërkesë e çdo kohe. Por sipas tij, teatri ynë vazhdon të jetë i mbyllur. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori i njohur Adonis Filipi thotë se përballja e teatrit tonë përtej kufijve nuk shkon më larg se në trevat shqipfolëse dhe e papërfillshme për të thënë në rajon dhe më gjerë në Europë.Adonis Filipi një nga emrat e vlerësuar të teatrit me shfaqje brenda dhe jashtë vendit tonë është dhe drejtues i festivalit “Skampa”, qëkëtë vit shënoi edicionin e 24-t. Ai thotë se festivalishënoi edhe një hap më tej, për të treguar se teatri mund dhe duhet të jetojë në kohërat më të pazakonta për ti sjellë kënaqësi spektatorit edhe pse paradoksalisht me jetën e tij.Sipas tij, festivali “Skampa” që në fillimet e tij erdhi si një nevojë e hapjes, përafrimit të teatrit shqiptar, publikut tonë me realitetet bashkëkohore europiane në fushën e artit të shprehjes, për të bërë artistët dhe publikun bashkë çdo vit në këtë festë të bukur të teatrit ndërkombëtar. Drejtori Adonis Filipi thotë se sfida është bashkëshoqëruese e festivalit “Skampa” dhe jo gara e çmimeve; sfidë me trendin, tendencat bashkëkohore, sfidë me vazhdimësinë.

-Festivali ndërkombëtar i teatrit bashkëkohor “Skampa” mbylli këtë vit edicionin e 24. Nëntë shfaqje nga shtete të ndryshme. Jeni regjisor, por dhe drejtues e themelues i festivalit, çfarë spikati këtë vit?

Festivali “Skampa” shënoi edhe një hap më tej, për të treguar se teatri mund dhe duhet të jetojë në kohërat më të pazakonta për ti sjellë kënaqësi spektatorit edhe pse paradoksalisht me jetën e tij."Kënga Teatri" ishte tema e edicionit të 24-të këtë vit, për të theksuar ndjeshmërinë, emocionin, për të treguar se çfarë jemi, çfarë bëjmë, çfarë shohim dhe çfarë nuk shohim në këtë botë komplekse problematike, për të vlerësuar dhe dashuruar të bukurën, për të sfiduar gjuhën dhe kohën.Artistët shqiptarë nga Elbasani e Tirana, nga Roma dhe Leçe, Kosova, Polonia apo Spanja përmes shumëllojshmërisë së stileve, formës artistike morën vëmendjen e publikut dhe kritikës, dhe jo vetëm. Teatri spanjoll ngjitej për herë të parë në festivalin “Skampa” dhe dhuroi kënaqësi, emocion me lojën elegante në një ritual mes ëndrrës e realitetit.Përfshirja e të rinjve, edukimi, njohja e tyre me artin teatror përmes përfshirjes aktive në organizimin e festivalit dhe eëorkshop-in 3-ditore “Buka jonë”, drejtuar nga Akademia e Aktorëve në Leçe ishte një tjetër freski dhe dimension shprese festivalit.

-Tashmë Elbasani e ka traditën e këtij festivali me mbi 300 trupa teatrore, ku dhe këtë vit ishte në ndihmë dhe bashkia. Si ka qenë ky bashkëpunim për ju, sa ka rëndësi?

Festivali “Skampa” përfaqëson një ngjarje kulmore në jetën artistike të qytetit të Elbasanit, e cila i është bashkëngjitur ngjarjeve madhore kulturore që ka qyteti, si Dita e Verës.Bashkia e Elbasanit ka qenë dhe vazhdon të jetë mbështetëse besnike e bashkudhëtare e festivalit përgjatë rrugëtimit të tij 24-vjeçar. E ndjeshme ndaj ngjarjeve që kontribuojnë në cilësinë e jetës qytetare, dhe këtë vit bashkia së bashku me qarkun e Elbasanit, Institutin Italian të Kulturës mundësuan vazhdimësinë duke pasuruar historinë e festivalit drejt çerekshekullit.

-Çfarë keni synuar që në fillim me këtë festival për ti përcjellë publikut?

Festivali “Skampa” erdhi si një nevojë e hapjes, përafrimit të teatrit shqiptar, publikut tonë me realitetet bashkëkohore europiane në fushën e artit të shprehjes, për të bërë artistët dhe publikun bashkë çdo vit në këtë festë të bukur të teatrit ndërkombëtar dhe ai çdo vit vjen ndryshe në aspektin tematik, dhe i njëjtë në profil.Sfida është bashkëshoqëruese festivalit “Skampa” dhe jo gara e çmimeve; sfidë me trendin, tendencat bashkëkohore, sfidë me vazhdimësinë. Jo rrallë kjo sfidë është shoqëruar me përballje të kushteve të jashtëzakonshme si djegia e ndërtesës së teatrit, pandemia, buxhetet e pamjaftueshme.

-Një dramaturg dhe kritik u shpreh gjatë festivalit, se është nder për artistët që ngjiten në këtë skenë, duke bërë thirrje që të ketë vëmendjen dhe përkrahjen e Ministrisë së Kulturës. Këtë vit festivali “Skampa” nuk pati mbështetjen financiare. Çfarë solli kjo?

Çuditërisht, festivali “Skampa”i 24-të ishte jashtë vëmendjes së pushtetit qendror, përkatësisht ministrisë së linjës. Vërtet absurde dhe të mendosh se festivali “Skampa” për standardin, historinë, identitetin dhe vazhdimësinë e tij përfaqëson sot një ngjarje teatrale të pritshme kulturore që i kalon kufijtë lokal e kombëtar.Përgjatë vitit kërkuam vëmendjen e ministrisë, por si përgjigje morëm vetëm heshtje!? Trupa polake, një nga shfaqjet e spikatura të festivalit të 24-të, do të shprehej në mediumin e tyre pas pjesëmarrjes në festival:"Ishte një përvojë e mrekullueshme për ne. Një festival kaq i ndryshëm nga ata që kemi ndjekur deri tani. E ndryshme për nga përqasja ndaj kategorisë së kohës, organizimit, kulturës teatrore”.Kufizimi i buxhetit solli pamundësinë e pjesëmarrjes së disa shfaqjeve cilësore nga Gjermania, Turqia, Maqedonia e Veriut apo Serbia. Ishte paraparë të mbahej një tjetër ëork shop "Spoiled" me një nga regjisoret e teatrit të famshëm La Mama në Neë York, pedagoge në Universitetin e NY, mjaft interesante për problematikën e ndjeshme të bullizmit, qasjes skenike të veçantë.

-Një festival si “Skampa” prej 24 vitesh në jetën artistike, a mendoni se duhet të jetë në axhendën e institucioneve. Pra ministria ta ketë në kalendarin e saj artistik?

Padyshim që eventet që kanë dëshmuar vazhdimësi, trashëgimni vlerash ndër vite janë pasuri kulturore dhe nuk duhen përfshirë në konkurse. Nuk ka kuptim të barazohet një projekt i ri, pa e paragjykuar, me projekte që prej dekadash kanë zënë vend në kalendarin kulturo-artistik dhe janë koherent me ndryshimin si kulturë artistike. Sigurisht festivalet ndërkombëtar janë platforma, janë promotore të ballafaqimit dhe shkëmbimit të eksperiencave dhe ideve teatrore.Jetojmë në një realitet global dhe në këtë kontekst nevoja që teatri ynë të përballet, inspirohet nga zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, është kërkesë e çdo kohe.Teatri ynë vazhdon të jetë i mbyllur, i vetizoluar, përballja e tij përtej kufijve nuk shkon më larg se në trevat shqipfolëse dhe e papërfillshme për të thënë në rajon dhe më gjerë në Evropë.Ne kemi një traditë të vyer, të pasur në fushën artistike, në fushën e aktrimit, por kjo nuk mund të thuhet në fushën e poetikës teatrore, e cila tregon shenja tradicionalizmi, varfërie ndaj kërkimeve estetike.Juliette Binoc - një nga figurat e shquara franceze, personalitetet i teatrit botëror të filmit thotë se "Teatri më i mirë duhet të jetë artistik dhe poetik! Kjo kërkon aftësi të larta nga të dy: krijuesit e teatrit dhe publiku"... Ashtu siç ka figuracion në poezi, ka edhe në skenën e teatrit, por secili ka gjuhën e vet dhe e vetmja mënyrë për të folur sinqerisht në teatër është gjuha e metaforave.Nuk e di deri ku shkon krahasimi me futbollistët tanë sot në botë, mund të çalojë, por është një referencë që tregon ndryshim mentaliteti dhe kulture, rezultatet e të cilëve janë të dukshme, të prekshme.

-Nëse flasim për politika të zhvillimit të teatrit në vend, çfarë ka munguar nga institucionet?

Duke e vlerësuar teatrin si një gur themeli për një kulturë pjellore të një shoqërie, nëse flasim për zhvillimin e artit teatror, përparësi kanë politikat dhe institucionet në krijimin e një klime të shëndetshme inkurajuese dhe mbështetëse ndaj teatrit dhe institucioneve, se ku duhet të jetëarti shqiptar, sa i integruar, sa kompetitiv, sa përfaqësues do jetë ai për kombin tonë. Në art dhe kulturë, ndryshe nga fushat e tjera të jetës, investimi është afatgjatë, por i sigurt.Të mos harrojmë që teatri që në Greqinë e lashtë ka qenë një nga shtyllat e qytetërimit antik, ndërsa sot përbën tapetin e kuq të shoqërive të zhvilluara europiane.Institucionet tona vazhdojnë të jenë të ndërvarura, jo të çliruara nga varësia e pushtetit, ndërkohë që falë natyrës në ndryshim të teatrit, ato duhet të ngrihen mbi institucionet që i institucionalizojnë- jo të fshihen pas emrit. Duket jashtë kohe që administrimi i institucioneve artistike, si ato qëndrore dhe lokale, drejtori i teatrit të jetë figura më përfaqësuese e tij, përkundër drejtuesit artistik, sikundër janë ata në institucionet perëndimore. Kjo duhet të ndryshojë, pasi drejtuesi duhet të ballafaqohet drejtpërdrejt me arritjet apo mos arritjet artistike të institucionit.

-Ju jeni regjisor i vlerësuar dhe keni vënë shfaqje dhe në shtete të tjera, si shihet atje teatri, pra rëndësia që i japin institucionet?

Unë nuk mund të flas për mekanizmat që mbështesin teatrin, por vende të ndryshme kanë politika të ndryshme. Fakti, që një kompani teatrore sikurse ish ajo polake apo italiane e Romës lëviz shfaqjet në ture e mjaft festivale nëpër botë, është domethënës. Nuk di si e gjejnë mbështetjen, por lëvizin. Fakt është që festivalet që kanë krijuar emër mbështeten në vazhdimësi nga pushtetit vendor, lokal, të biznesit e të ruajnë një reputacion të lakmueshëm artistik e padyshim ti japin vokacion vendit që përfaqësojnë. Sot ne hapësirat shqipfolëse, Kosovë e Maqedoni të Veriut janë shtuar festivalet e teatrit dhe buxhetet e tyre janë dy apo tre herë më të larta se ne. Pa folur për festivale tepër prestigjioz Avigno Francë e Edinburg Skoci,Sibiu Romani, Varna Bullgari, etj.Bindja ime është se nëpërmjet kualitetit artistik, identitetit kulturor ne bëhemi një zë i pranishëm dhe i shëndetshëm për realitetin që aspirojmë dhe dinjitoz në kulturën evropiane.