SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Adonis Filipi, tur shfaqjesh në rrethe me dramën “Lule dielli”
Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Janar 2018
Regjisori Adonis Filipi këtë vit e nis me projektin teatror “Lule dielli”. Një projekt teatror, i cili ka bërë bashkë regjisorin Filipi me aktorët për të vijuar me këtë shfaqje në disa skena të ndryshme. Individë, grupe njerëzish, në një rendje të papërmbajtshme drejt fatit. Regjisori Filipi tregon se është një endje njerëzore në kufijtë e egzistencës, kryqëzim kulturash shoqëruar me ankthin, pasigurinë, diskriminimin, përbuzjen. “Individë, grupe njerëzish që pavarësisht nga prejardhja apo kulturat e ndryshme, ndajnë bashkë të njëjtën faturë; pagesën e frikës ndaj të “huajit”. Një sfidë e motivuar nga shpresa për një jetë më të paqtë e më të mirë”, pohon për këtë shfaqje regjisori. Shfaqja “Lule dielli”, e hapi siparin në qytetin e Elbasanit ditë më parë, për të vazhduar turin e shfaqjeve në qarkun e Elbasanit dhe më gjerë, përgjatë vitit në vazhdim. Përgjatë muajit janar, shkurt dhe mars shfaqja do të jetë në turn ë Librazhd, Cërrik Gramsh, etj. Kjo vepër realizuar nga Asocacioni A.T.K dhe drejtuar nga regjisori i mirënjohur Adonis Filipi dhe Xhuljano Brisku është duartrokitur nga të pranishmit për emocionin dhe mesazhet e saj përmes lojës së mrekullueshme, plot ndjenjë e vërtetësi të artistëve. Në role janë Xhuliano Brisku, Ilirda Bejleri, Donald Shehu, Dajana Nenaj, Amri Hasanlliu dhe Evis Serani. Një dramaturgji e bazuar në mbledhjen e një materiali të gjallë, të dhënave mbi subjektin e frikës, emigrimit, përmes intervistave, ndodhive, kujtimeve personale dhe të njohura, shtypit, materialet letrare për zhvendosjen dhe përvojat e refugjateve, azilkërkuesve, tregimeve nga individë apo grupet me diferenca e dallime kulturore. Ky projekt është bashkëmbështetur nga Creative Europe program / Uninoni Europian dhe është i pari projekt teatror mbështetur nga deri më sot në vendin tonë. Ai vjen në kontekstin projektit europian të titulluar “Atlas i tranzicionit”, bazuar në zhvillimin e audiencës, promovimin e dialogut ndër-kulturor dhe sjelljen e komuniteteve së bashku përmes artit, kulturës në hapësirat e përbashkëta publike. Performanca e ideuar dhe konceptuar nga Adonis Filipi vjen si një (working progress) . “E gjithë puna jonë ka synuar të prodhojë një shfaqje publike interaktive për ta paraqitur si në hapësirat konvencionale po ashtu dhe në ato jo-konvencionale, të tilla si sheshe, shkolla, hapësira publike urbane. E kemi quajtur lule dielli, çdo njeri në vetvete është një lule dielli, dikush e ka e dikush nuk e ka dhe gjithkush provon ta kërkoj një çelës, motivuar nga shpresa për ta pasur atë dritë sikurse dhe të tjerët”, thotë regjisori Filipi. Ai tregon se synimi është që ky projekt ka për tu shtrirë në kohë deri në 2020 me ambicien për të qenë dhe pjesëmarrës i edicionit të 20 të festivalit ndërkombëtar “Skampa” si dhe eventeve të tjera ndërkombëtare si në Itali, Poloni, Francë etj.
Tema globale në shfaqje
Për bashkëregjisorin dhe aktorin Xhuljano Brisku, projekti “Lule dielli” ishte një sfidë dhe diçka ndryshe nga ajo që ishin mësuar. Sipas tij, një eksperiencë emocionale e frymëzuese ka qenë kontakti me spektatorët. “Gjatë shfaqjes ne ndjemë shumë ndjesi emocionale tek shikuesit që ishin të ndryshëm , që vinin dhe nga zona periferike, ata ishin gati të ulërinin e të thoshin mjaft dramave të emigrantëve, refugjatëve nëpër botë. Ai ishte një sadisfaksion shumë i madh për gjithë grupin, që ne kishim arritur të sjellim një mesazh kaq të fortë dhe jo vetëm tek ata që e kanë përjetuar emigrimin, por dhe ata që e kanë dëgjuar nga të afërmit e vet, që është një realitet sa shqiptar, por dhe Europian e në botë”, thotë ai. Tema kryesore është emigrimi dhe bashkëregjisori tregon se janë fokusuar të sjellin histori të njerëzve të ndryshëm nga e gjithë bota. “Një nga temat më globale dhe më shqetësuese që po mbërthen botën. Jemi munduar më shumë të sjellim ndjesitë, vuajtjet, rreziqet, peripecitë që kanë hequr gjithë emigrantët anembanë në endjen duke kërkuar dritën. Ashtu si Luledielli e cila ndjek dritën e diellit ashtu dhe gjithë emigrantët kërkojnë shpresën”, vijon bashkëregjisori i shfaqjes./Julia VRAPI