BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Kultura

Adrian Devolli: Nuk kemi një politikë për artin dhe kjo që ndodh është shkatërruese, sepse nuk stimulohen artistët

Adrian Devolli: Nuk kemi një politikë për artin dhe kjo që

Problemet me të cilat përballen artistët bëjnë që ata të shprehen herë pas here me kritika dhe ndaj institucioneve. Piktori i njohur Adrian Devolli thotë se është shqetësuese që nuk ka një politikë si duhet për artin. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori Adrian Devolli thotë se politika për zhvillimin e artit është një domosdoshmëri. Sipas tij Ministria e Kulturës në artet pamore nuk luan asnjë lloj roli. Problem për artistin është dhe mungesa e kritikës në art, ku sipas tij nuk mund të ketë zhvillim artistik pa zhvillim kritik. Piktori Adrian Devolli thotë se kritika në art është ajo e cila udhëheq drejt vlerave. Në aktivitetin artistik piktori Adrian Devolli flet dhe për krijimin e grupimit të artistëve “Muri”. Ai thotë se “Muri” është grupimi i artistëve, që janë bërë bashkë për të zhvilluar aktivitetin në jetën artistike në fushën e artit pamor, ku shumë rëndësi ka dhe përballja e vlerave. Këtë vit ky grupim artistësh solli ekspozitën e katërt që nga krijimi i tij. Piktori Devolli thotë se një ekspozitë kërkon një impenjim shumë të madh artistik dhe është një punë e madhe. Devolli shprehet se këtë vit artistët pjesëmarrës u prezantuan me nga dy apo tre punë në ekspozitën e katërt, që u çel për publikun. Adrian Devolli me aktivitetin e tij është pjesëmarrës në ekspozita të ndryshme, ku nuk kanë munguar dhe ato personale me të cilat është prezantuar për publikun me veprat e tij. Piktori Adrian Devolli nga viti 1979 deri më 1987 ka qenë restaurator pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, më pas nga viti 1987 deri më 1991 ka qenë pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, ku është marrë me shumë vepra. Aktiviteti i tij është me projekte restauruese në Manastirin e Ardenicës, si dhe në bashkëpunim me restauratorë të tjerë në Kishat e Bregut, Mborje të Korçës, etj.

 

-Artistët e grupimit “Muri” sollën ekspozitën e katërt këtë vit. Punime të ndryshme, që u ekspozuan për herë të parë për publikun. Çfarë spikati këtë vit në ekspozitë sipas jush?

Autorët e grupimit “Muri” janë të gjithë të ndryshëm në stil dhe kemi një evolucion shumë më të madh të nivelit artistik. Pra kemi një rritje të nivelit artistik të të gjithë krijuesve, që janë pjesëtarë të këtij grupimi. Këtë vit ishin në ekspozitë 11 autorë dhe një pjesë kishin nga dy punë ndërsa pjesa tjetër me 3 punë. Por për mua problemi është që propaganda për artin në vendin tonë është e vakët.

 

-Kur shprehni këtë çfarë keni parasysh?

 

Kam parasysh që një ekspozitë kërkon një impenjim shumë të madh artistik dhe është një punë e madhe vetëmohuese. Në këtë punë vetëmohuese nuk ke asnjë publicitet nga televizionet, nuk ke shkrime nga njerëz që duhet të jenë kritikë të kësaj pune, për vlerësimet ose jo vlerësimet. Ne kemi sot vetëm politikë për politikë dhe nuk kemi një politikë për artin. Politika për artin do jetë një domosdoshmëri, sepse do vijë një kohë që dhe brezi jonë do zhduket dhe nuk do ketë më se për çfarë do flitet.

 

-Këtë vit grupimi i artistëve të artit pamor “Muri” hapi disa ditë më parë ekspozitën e katërt që nga krijimi i tij, ku ju ishit dhe kurator i saj. Pse u krijua ky grupim artistik, që deri tani ka sjellë disa ekspozita në Tiranë?

“Muri” është grupimi i artistëve, që janë bërë bashkë për të zhvilluar aktivitetin në jetën artistike në fushën e artit pamor, ku shumë rëndësi ka dhe përballja e vlerave. Në Shqipëri çuditërisht edhe pse ishte një sistem diktatorial kishte një gazetë “Drita”, kishte një mendim kritik, kishte një ekspozitë kombëtare ku përballeshin vlerat, kishte një komision që përzgjidhte,  merrnin pjesë 1700 veta ku pranoheshin 150, kishte çmime dhe seleksionimi i artistëve bëhej nga një grup që ishin shumë profesionistë dhe kjo është me shumë rëndësi. Sot në përgjithësi bëhen ekspozita personale që është gjë e mirë, por nuk është shumë domethënëse, sepse krijuesi duhet që të përballet me vlerat e krijuesve të tjerë. Vetëm përballja sjell zhvillimin. Tek ne nuk ka kritikë arti, por kemi vetëm biseda tavolinash që nuk i duhen askujt. Në këtë situatë ishte si domosdoshmëri që të krijohej një grup, duke zgjedhur artistë që kanë një lloj qëndrimi artistik. Bën një ekspozitë me një pikturë konceptuale. Ky lloj konceptualiteti i bërë nga grup artistësh sjell si domosdoshmëri, që çdo krijues para se të marrë pjesë në ekspozitë të jetë shumë i impenjuar, sepse do përballet me kolegët e vet. Kjo i ka bërë mirë artit, vetë artistëve dhe shoqërisë. Mirë do të ishte që të kishte dhe një kritikë në art, por sot nuk kemi shumë gjëra. Ne jemi kthyer në një kohë të tmerrshme. Nuk mund të ketë zhvillim artistik, pa zhvillim kritik. Kritika është ajo e cila i udhëheq vizitorët drejt vlerave, sepse njerëzit mund të pëlqejnë gjërat që janë tallava.

 

-Nuk janë blerë vepra arti nga Galeria Kombëtare e Arteve më parë për të pasuruar fondin e saj janë shprehur herë pas here artistë të ndryshëm, duke pasur edhe kritika në drejtim të Ministrisë së Kulturës. Për ju sa ka kjo rëndësi dhe si e shikoni gjendjen sot?

Kjo që ndodh te ne është shkatërruese, sepse nuk stimulon artistët. Nuk i jep asnjë lloj stimuli financiar dhe shkon drejt mbylljes së niveleve të artit këtu. Kjo lloj politike, ku Ministria e Kulturës nuk do t’ia dijë për asnjë artist, që nuk e di nëse ata atje në këtë moshë që jam unë sot a kanë pyetur ndonjëherë ose të bëjë një grupim me artistët për të dëgjuar problemet. Ministria e Kulturës te ne është de jure, por de facto për mua është inekzistente. Ministria e Kulturës për mua në arte pamore nuk luan asnjë lloj roli. Është inekzistente. Si ekziston apo jo për mua nuk ka rëndësi fare, por që nuk duhet të ishte kështu. Nëse do të bliheshin veprat për Galerinë Kombëtare të Arteve këtu kush do ti vlerësonte? Duhet të ishin kritikë me emër në komision. Por ato nuk kanë dëshirën as të blejnë veprat e artistëve, nuk kanë dëshirën as ta stimulojnë këtë punë. Sepse ka dhe ligj, përshembull  4 përqind të taksave të një biznesi mund të kalojnë për artin, por këtu nuk bëhet asgjë. Kjo mosdashje e çon vendin në fatalitete dhe dihen pasojat. Por do jetë tepër vonë. Nëse nga vitet ‘90 dhe deri më sot mund të kenë mbaruar përshembull 1700 studentë nga të cilët nuk janë më shumë se 20-30 vetë që punojnë, kurse në kohë tonë ishte mbi 50 përqind në këtë profesion, pra sot nuk bëhet fjalë as për 1 përqind që punojnë.

 

-Çfarë mund të na thoni mbi restaurimin e mozaikut “Shqipëria” në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar?

 

Mozaiku nuk është restauruar, por është kozmetikuar.

-Pse sipas jush?

Projekti bëhet me një përgjegjësi e madhe nga institucionet përkatëse. Institucioni përkatës është Instituti i Monumenteve të Kulturës, që mban përgjegjësi teknike, morale dhe ligjore për këtë punë.  Për projektin duhet të flasë institucioni kush e ka bërë projektin dhe siglohet nga këshilli shkencor i institucionit. Këshilli shkencor bashkë me projektuesin mbajnë përgjegjësi teknike dhe ligjore. Nuk është vetëm gurët që e mbajnë që është ngjitur, por hekuri që ka brenda, sepse atë kohë aq dinin. Duke qenë afër sipërfaqes krijon ndryshkje dhe ndryshkja e hekurit çan betonin, çarja e betonit do të sjellë çarjen e sipërfaqes së saj. Kështu që ajo kërkonte një ndërhyrje komplet tjetër që t’u shpëtonte. Por e kanë bërë kështu dhe ta gëzojnë kozmetikën si çdo gjë që bëhet sa me kaluar radhën, dhe kjo kështu është. Kur merret një vepër për t’u restauruar, studimi ndahet në dy pjesë. Konservimi dhe restaurimi. Konservimi është për ta ruajtur nga mosprishja. Pra të jetë në stadin që të mos prishet dhe këta me mozaikun kanë bërë konservim në këtë rast. Kjo është konservim i pjesshëm. Çfarë është restaurimi? Për restaurim, në rastin konkret është një vepër që është bërë në kohë të partisë në vitet ‘80 që ka pasur simbole si ylli, etj, dhe janë elementë që janë retushuar diku në vitet pas 1990. Kanë falsifikuar veprën e mozaikut. Ata që e kanë bërë ato vite e kanë falsifikuar veprën, sepse ne kemi frikë nga e vërteta, por fatmirësisht ka dokumentacion dhe si ka qenë. Në rastin konkret duhej në projekt që vepra të kthehej në identitet. Pra të viheshin simbolet siç ka qenë, sepse vazhdon falsifikimi, nuk bën gjë tjetër vetëm aprovon falsifikimin e veprës. Duhej të ishte bërë dokumentacioni siç ka qenë. Duhej të ishte një vepër siç ka qenë me ato simbole.

 

-Autorët janë shprehur me vlerësime për punën...

Ata nuk dinë nga kjo punë, janë krijues jo restauratorë.

-Ju keni kritika për Institutin e Monumenteve të Kulturës, por sa ka ndryshuar?

Përmirësimet i sjellin njerëzit. Më thoni kush janë punonjësit aty? Çfarë përpjekjesh bëjnë dhe çfarë niveli janë? Sa punonjës janë? Sa punonjës ka dega e ikonografisë afreskut, restaurimit? Çarë studimesh shkencore kanë bërë?

 

 Intervistoi: Julia Vrapi