BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Kultura

Adrian Devolli: Unë nuk di që Ministria e Kulturës të merret me aktivitetet e artit pamor, artistët nuk stimulohen dhe u harruan emrat e mëdhenj të artit

Adrian Devolli: Unë nuk di që Ministria e Kulturës të merret

Artistët nuk stimulohen në krijimtari, çka sjell që në aktivitetin e tyre të përballen me vështirësi. Piktori i njohur Adrian Devolli thotë se janë harruar dhe emra të mëdhenj të artit. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori Adrian Devolli flet për problemet me të cilat përballen sot artistët dhe thotë që vetë ai nuk di që Ministria e Kulturës të merret me artin pamor në vend. Sipas tij artistët për ekspozita kolektive janë bërë bashkë në grupime të ndryshme, por hapja e një ekspozite kërkon dhe shumë impenjim. Piktori Devolli thotë se GKA ishte një institucion politik, por sipas tij dhe Ministria e Kulturës me politikat e saj nuk ka qenë sa duhet pranë artistëve. Restauratori dhe piktori Adrian Devolli ka qenë i angazhuar nga viti 1979 deri në 1988 në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Por ai shprehet se para viteve ‘90 kishte brigada në terren, që jepnin kontributin e tyre për ruajtjen e pasurisë kombëtare, ndërsa sot nuk është më ajo vëmendje.

-Në aktivitetin tuaj si piktor vijoni me krijimtarinë në fushën e artit pamor, por edhe si restaurues keni punuar për disa vite dikur në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Herë pas here ju jeni shprehur dhe për trashëgiminë kulturore. Jemi në muajin e trashëgimisë siç ka shkruar dhe më parë ministrja e Kulturës në rrjete sociale, çfarë është shqetësuese për ju që dikur jeni marrë dhe me restaurime veprash?

Për mua trashëgimia e madhe kulturore është gjëja më e rëndësishme që kemi ne. Por e kam thënë dhe më parë që për çdo vit bie afresku. Nuk po flasim për vepra arti kontemporane, që edhe ato duhen ruajtur me shumë fanatizëm, por nëse nuk pyetet për një pikturë të viteve 1200, 1300, 1500,1600 që është një vlerë e madhe kulturore dhe artistike njëkohësisht dhe është identitare për këtë vend kjo tregon moskujdesje. Kur nuk pyetet për këto nga institucionet, kur nuk kanë bërë një album për këto vlera, kur nuk kanë ngritur një brigadë se si mund të shpëtohen këto vepra me pak para, kur nuk bën këto veprime të tjerat mbeten vetëm fjalë lustre. Fakti është që në një vend si tek ne nëse nuk vihet një detyrë kur gjendja është shumë alarmante, sepse ata mund merren me restaurimin e një kalaje dhe jo se nuk ka vlerë, por kalaja nëse ka rezistuar 500 vjet nuk e ka problem të rezistojë, por nëse marrim Leshnicën që për një çati iku gjithë ajo pikturë, atëherë si i bëhet? Piktura është shumë delikate dhe ajo mbulesë bëhet për të ruajtur atë afresk, pra për ti dhënë vlera. Unë them që një brigadë me disa veta ose 4-5 brigada është një proces, që quhen trombime pra bëhet brodura e afreskut që të mos bjerë dhe në disa vende disa injektime që mos bjerë fare. Këto trombime, pajantime që bëhen të paktën të shërbejnë. Nuk po them restaurime, sepse restaurimi është fjalë e madhe. Hyn në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe nuk ke një libër për vlerat e artit fetar që ka në Shqipëri, qoftë për atë ortodoks apo islamik e katolik. Pra bën një propagandë sa për të larë gojën. Praktikisht ti si institucion nuk bën asnjë veprim konkret. Më thoni cili është veprimi konkret i këtyre njerëzve, qoftë dhe për të fituar para dhe famë, për të fituar emër? Pra harxhohen para pa hesap për një kilometër rrugë me 20 milionë euro dhe puna për të rregulluar afresket nuk shkon më shumë se 200 deri 300 mijë euro. Ose të bëhen disa albume për këto vepra nga institucionet përkatëse, sepse njerëzit nuk dinë asgjë. Njerëzit nuk e dinë se çfarë vlerash arti ka në Shqipëri. Mirë që u bë ai muzeu që kemi bërë ne dikur në Berat dhe sa mirë që u bë dhe muzeu i ikonave edhe në Korçë, sepse këtu nuk dihet asgjë. Në muzeun e ikonografisë së Beratit kam punuar bashkë me Hasan Nallbanin dhe Mustafa Arapin dhe ishte viti 1986. E keni bërë punën me shumë siklet atë kohë.

-Herë pas here artistë të ndryshëm shprehen për mungesë hapësirash për ekspozita. Ju si e shikoni këtë problem tani që Galeria e Kombëtare e Arteve është në rikonstruksion dhe në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, ku dikur bëheshin ekspozitat janë veprat e fondit të galerisë?

Nëse ka një vend ku i vihet shkelmi kulturës jemi ne. Në çdo vend të botës edhe në vendet e humbura nuk mund të ketë dot një agresivitet të tillë ndaj artit dhe kulturës, nuk ekziston. Ky lloj agresivitetit sjell që dhe njerëzit të rriten të pakulturuar. Ti si shtet nuk stimulon asgjë për artin, kur në të gjithë botën stimulohet për artin. Nëse kemi një Opera Franceze, kemi një “La Scala” në Milano në Itali, etj, subvencionohen nga shteti, po ashtu kemi dhe ekspozitat e artit ku deri dhe piktorë shqiptarë subvencionohen atje nga shteti. Unë kam shokë të mi që kanë marrë para atje për punën krijuese. Nuk mund të ketë një komb të zhvilluar pa një art të zhvilluar. Shikoni te muzika që është shumë më popullore, ku ne përfunduam te tallavaja. U harruan emrat e mëdhenj të artit. Këtu ka paradokse të mëdha. Ishte diktaturë dhe bëheshin vepra me vlerë, kompozitorë të muzikës si atëherë nuk gjen sot. Sot ka botoks dhe vlera zero. Nuk ka më kritikë profesionale në art.

-Ju si piktor vazhdoni të jeni kritik herë pas here për Ministrinë e Kulturës për çfarë ndodh me artin pamor dhe institucionet në vend. Çfarë ka ndryshuar deri tani?

Unë nuk di që Ministria e Kulturës të merret me aktivitetet e artit pamor. Këto vitet e fundit unë nuk e kam parë në asnjë vit. Është një ministri që mund të bëjë gjëra të tjera që i di ajo dhe është problem i saj, por për artin pamor nuk merret. Unë jam kryetar i grupit të artistëve “Muri” dhe jam dhe në grupin tjetër të artistëve “Nëntori”. Jam një njeri që kam bërë gjithë këtë krijimtari si në pikturë apo dhe në restaurime. Dikur njëherë bëra një kërkesë në edhe në Bashkinë e Tiranës, por asgjë nuk dhanë dhe asgjë nuk bëhet, sepse unë nuk jam njeri politik që ti shërbej dikujt. Nuk e kam bërë dhe as kam për ta bërë ndonjëherë.  Për të bërë një ekspozitë është një impenjim shumë i madh. Por duke qenë e tillë ti si shtet nuk i stimulon artistët. 

-Si piktor çfarë prisni të ndryshojë me Galerinë Kombëtare të Arteve në aktivitetin e saj, pasi edhe ju keni qenë kritik, por tashmë aktiviteti nuk zhvillohet për shkak të rikonstruksionit?

Galeria Kombëtare e Arteve ishte një institucion politik. GKA si galeri duhet të ketë një listë të krijuesve dhe si institucion nuk i ka marrë njëherë në telefon, por edhe kjo Ministri Kulture nuk i ka marrë njëherë në telefon. Kjo GKA dhe Ministri Kulture nuk kanë bërë një mbledhje për problemet e artistëve se çfarë i shqetëson ata dhe për të marrë mendimin e tyre se si mund të zgjidhen ato. Këtu gjërat janë inekzistente.

-Çfarë sjell mungesa e një konkursi dhe ekspozite kombëtare, që sipas piktorëve duhet të zhvillohet nga institucionet?

Tani artistët grupohen dhe zhvillojnë vetë ekspozitat e artit. Mungesa e një ekspozite apo konkursi është çështje politike, sepse kur bëhet ekspozitë kombëtare do marrin pjesë edhe ata që janë me tituj profesor edhe ata që janë pa tituj. Marrin pjesë të gjithë artistët dhe aty do shpalosen vlerat se sa vlen njëri apo tjetri. Pra janë këta njerëz që bëjnë një politikë shumë të madhe që mos bëhet kjo gjë dhe ndaj them që është politike. Ne kemi në Akademinë e Arteve që janë dhe me tituj dhe nuk kanë bërë as ekspozita personale apo të jenë në ekspozita të përbashkëta. Ndaj janë këta njerëz që mendimi i bërjes së një ekspozite kombëtare i tmerron. Dhe unë ia kam vënë emrin grupimit të artistëve që jemi bërë bashkë “Muri”, sepse ka dy kuptime. Arti është një mur i madh ku vlerat vijnë, bëhen në shekuj të shekujve, por muri është edhe një tjetër që ti je ai që je dhe vare atje në mur veprën se sa vlen.

 -Ju e përmendët rëndësinë e kritikës në fushën e artit, çfarë sjell mungesa e saj?

Mungesa e kritikës në art sjell shkatërrimin e artit, sjell një nivel shumë të ulët. Sjell nivele zero, ja ku i kemi në muzikë, nivele tallavash.