BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Kultura

Adrian Devolli:Artistët sakrifikojnë shumë, por prej 30 vitesh janë lënë në harresë nga shteti, MK asnjë strategji mbështetjeje

Adrian Devolli:Artistët sakrifikojnë shumë, por prej 30 vitesh

Aktiviteti krijues në vendin tonë për artistët nuk është në vëmendjen e institucioneve. Piktori i njohur Adrian Devolli thotë se prej vitesh qeveritë nuk kanë mbështetur artistët, si dhe kanë heshtur përballë problemeve që ata kanë pohuar. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori i njohur Adrian Devolli shprehet se artistët në vendin tonë janë njerëz, që sakrifikojnë për aktivitetin e tyre krijues, të cilët pak gjejnë mbështet-je nga institucionet.

Me kritika piktori Adrian Devolli shprehet për Ministrinë e Kulturës dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, që sipas tij nuk kanë preokupim për artistët në vend. Piktori thotë se sot në Tiranë mungon edhe një sallë ekspozitash e kryeqytetit për piktorët, që dikur ka qenë e artistët prezantonin veprat e tyre në ekspozitat që hapeshin para ’90. Piktori Adrian Devolli është marrë dhe me restaurime të veprave të artit. Për vite me radhë ai ka qenë pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, ku sot shpreh keqardhjen që nuk punon më ne projektet si dikur. Këto ditë vere piktori Adrian Devolli ka zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar pushimet. Ai thotë se pas pushimeve puna do të vijojë normal-isht punën në studion e pikturës dhe ku planet janë dhe për ekspozita, në vijim gjatë vjeshtës me artistët e tjerë.

-Jeni shkëputur nga studio vetëm në ditët e pushimeve të verës, por si ka qenë kjo kohë për ju dhe puna me krijimtarinë në pikturë?

Edhe pse ne jemi në kohë pand-emie unë çdo ditë isha në studio dhe vijoja të punoja me pikturën. Unë nuk ndahem nga studio e pikturës. Elementi i pandemisë mua nuk më bëri përshtypje. Unë vazhdova me krijimtarinë sigurisht duke zbatuar rregullat që ishin për vendet e tjera, por në studio e kam vijuar punën pa ndërprerje me pikturën.

-Sipas jush sa ndikoi pandemia për tregun në vend?

Fjala treg arti është e madhe për vendin tonë. Tek ne nuk ka treg arti të mirëfilltë. Një vend që është i varfër ekonomikisht normal, që nuk mund të pretendohet për një treg arti. Një vend, që është i varfër ekonomikisht si pasojë është i varfër dhe mendërisht dhe nuk mund të mendojë për art. Mbi të gjitha dhe ata që kanë para janë pasanikë të rinj. Nëse në një shoqëri normale zhvillimi social vjen nëpërmjet evolucionit, ndërsa zhvilli-mi ekonomik mund të bëhet dhe me “revolucion”, që do të thotë deri para 10- 20 vitesh ka qenë i varfër ka bërë lëvizje dhe është bërë i pasur, por kjo nuk do të thotë që i ka kultivuar trurin. Arti është maja e shijes dhe inteligjencës. Pra i përket një klase shoqërore, e cila duhet të jetë tepër e evoluar shpirtërisht gjë që tek ne mungon, mund të jenë disa kokrra. Keq të vjen ta thuash, por ky është realiteti. Është për tu theksuar se ar-tistët këtu nga pikëpamja shpirtërore janë Donkishotë. Ata janë vetësakri-fikues, janë njerëz me pasione të mëdha. Unë kam bërë pikturë dhe jashtë, por këtu ka njerëz me pasione të mëdha, që sakrifikojnë shumë për artin në vendin tonë, gjë që nuk para e gjen edhe në vendet e tjera të botës. Artistët në vendin tonë përballen me probleme nga më të ndryshmet në aktivitetin e tyre, por janë njerëz që sakrifikojnë jashtë mase, duke lënë pas dore shumë probleme familjare, probleme ekonomike, etj. Kanë një ego profesionale shumë të mirë dhe pozitive. Faktikisht nga qeveritë kjo nuk kuptohet. Nga qeveritë artistët janë lënë pa mbështetje ndër vite.

-Ju vazhdoni me kritika, por kur pohoni politika në art që nuk kanë ndikuar për artin dhe kulturën, çfarë konkretisht?

Tek ne artistët flasin dhe qeveritë heshtin përballë problemeve, që kanë ata. Nuk zgjidhen problemet, sepse dhe vetë anëtarët e qeverisë janë me një nivel kulturor të mesëm ose më pak se të mesëm. Niveli i shoqërisë dhe i deputetëve është nivel i ulët intelekti dhe nuk është në ato të duhurat, si pasojë nuk mund të ketë pretendime për artin. Nëse në art në botë ka një mbështetje të madhe kjo vjen, sepse vetë shoqëria, qeveria dhe deputetët që zgjidhen janë të një niveli tjetër, dhe e mbështesin artin dhe kulturën.

-Piktori Llazar Taçi ka publikuar një foto, duke shkruar se dikur ka qenë një sallë prestigjioze ekspozi-tash në Pallatin e Kulturës dhe shtron pyetjen se a do ta kenë ndonjëherë artistët e Tiranës një sallë të tillë? Çfarë sjell kjo mungesë?

Në formë paradoksale ndodh, që në një sistem diktatorial të poshtër kishte dhe ekspozitë kombëtare dhe ekspozitë Tirane, si dhe ekspozitë pranvere. Kishte tre ekspozita të mëdha ato vite. Në ekspozitën kom-bëtare merrnin pjesë gati 2 mijë vetë dhe pranoheshin 160. Ishte një sel-eksionim shumë i madh, kishte një komision, një kritikë, kishte edhe një revistë “Drita” ato vite. Me të drejtë Llazar Taçi thotë, që  tek salla e Pallatit të Kulturës bëhej ekspozimi i ekspozitës së Tiranës. Ishte një ek-spozitë shumë serioze atë kohë. Por sot Tirana ka 1 milion banorë dhe është turpi më i madh, që nuk ka një sallë ekspozimi. Preokupimi i Bash-kisë së Tiranës dhe i Ministrisë së Kulturës karshi artistëve është baraz me zero. Kanë premtuar gjithmonë me do të, të gjithë flasin me do të dhe faktikisht nuk kanë bërë asgjë.

-Një situatë me probleme pohoni ju, çfarë prisni të ndryshojë dhe me Galerinë Kombëtare të Arteve?

Galeria Kombëtare e Arteve nuk mund të ndryshojë tek ne. Nuk mund të ndryshojë, sepse në Galerinë Kom-bëtare të Arteve zgjidhen persona, që janë askushi. Në një Galeri Kom-bëtare të Arteve drejtori i saj duhet të jetë një figurë, që ka një veprimtari qoftë artistike ose akademike. Por në Shqipëri ndodh e kundërta, dre-jtor i Galerisë Kombëtare të Arteve vihet një njeri që nuk ka as biografi artistike apo kritike. Hiçi ka kompl-eks inferioriteti dhe duke pasur të tillë kompleks nuk prodhon asgjë. Ne sot nuk kemi asnjë konkurs apo ekspozitë kombëtare, që të zhvillohej nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës.

-Duke mos pasur të tilla aktivi-tete, si ndikon kjo për artistët?

Tek ne lëvizjet e artistëve të grupimit “Nëntori”, “PranverArt”, etj, bëjnë një ekspozitë në vit. Por shteti që ka institucione si Ministria e Kulturës, Galeria Kombëtare e Arteve nuk bë-jnë as dhe një lloj lëvizje, asnjë gjë. Si do të promovohet arti shqiptar? Nuk ka asnjë lëviz-je, asnjë strategji. Në një shtet normal punonjësit në Ministri të Kulturës duhet të kishin numrat e telefonit të artistëve dhe të ishin në dijeni se çfarë bëjnë këta artistë, të dëgjonin mendimin e tyre, të zhvillonin takime me ata për prob-lemet në art dhe kulturë. Por në këto 30 vjet as nuk i kanë dëgjuar ndonjë herë artistët, as i kanë mbledhur për problemet.

-Jeni piktor dhe për vite me radhë dikur keni qenë edhe pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, në se-ktorin e veprave të artit. Problemet me pikturat murale nuk janë pak në objektet, që janë në vendin tonë. Si specialist i fushës, ju jeni shprehur më parë dhe me kritika për Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK) sot Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Çfarë mendoni se duhet përmirësuar?

Instituti i Monumenteve të Kul-turës ekziston de jure, sepse de facto nuk ekziston. Ai institut, që merret sot me monumentet e kulturës nuk ka më specialistë si dikur. Ata nuk janë më në gjendje të bëjnë projekte monumentesh, projekte restaurimi. Kur bëhet një projekt restaurimi kër-kohet të bëhet nga njerëz të aftë, të kenë studiuar dhe të bëhen si ne dikur. Sot nuk mundet dot ta bëjnë një pro-jekt restaurimi dhe kur bëjnë ndonjë projekt marrin po ata njerëz, që i kanë hequr nga puna. Dikur në Institutin e Monumenteve të Kulturës kishte një jetë shkencore tepër të zhvilluar dhe të gjallë. Sot është baraz me zero, është një institucion që ekziston në letër dhe vegjeton.

-Në planet tuaja si piktor a është një ekspozitë në vijim, me veprat tuaja në pikturë?

Ne jemi bërë një grup piktorësh dhe kishim menduar, që të hapnim një ekspozitë këtë vit në muajin mars me piktura. Por për shkak të pandemisë nuk mundëm dot ta hap-nim ekspozitën. Ne shpresojmë që të hapim këtë ekspozitë me grupin tonë prej tetë vetash në muajin shtator, por duke parë se si do të jetë dhe problemi i pandemisë.

-Keni zgjedhur jugun për push-ime. Si po kalojnë ditët?

Këtë vit zgjodha jugun dhe jam në Borsh për të kaluar pushimet. Por shikoj që nuk ka shumë njerëz si më parë. Ndjehet efekti i pandemisë nga koronavirusi dhe ndjehet dhe efekti i mbylljes së kufijve të turistëve të huaj. Çmimet në zonat turistike janë pak më të larta se në zonat tjera dhe kjo është më se normale jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën kështu është. Çmimi lëviz, sepse ne jemi në periudhë pushimesh. Vitet e tjera pushimet i kam kaluar jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shtete të tjera kur kisha mundësinë. Por këtë vit dhe për shkak të pandemisë jemi me familjen në jug dhe po kalojmë mirë.

Intervistoi:  Julia VRAPI