BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Adrian Paci, me ekspozitën personale “Prova” në Galerinë e Arteve

Adrian Paci, me ekspozitën personale “Prova” në

Artisti Adrian Paci vjen me ekspozitën “Prova” në Galerinë Kombëtare të Arteve. Nga dinamikat e largimit dhe mërgimit përmes një rituali të përkatësisë dhe identifikimit, deri tek mekanika e vetëfuqizimit dhe emancipimit; nga pafajësia e fëmijërisë drejt inicimit shoqëror dhe deri në një zë të pjekur të një rezonance politike, vepra e Adrian Pacit shpalos narracionin e zhvendosjes dhe humbjes. Ekspozita e personale e artistit në GKA është kuruar nga Adam Budak. “Prova” një titull i përbashkët për ekspozitën dhe punën më të fundit në video të artistit, është një koleksion auto-portretesh, ndoshta gjesti politik më i pjekur dhe më radikal i artistit, shpreh urgjencën për të ndërmarrë veprime dhe tregon gatishmërinë për të aktivizuar ndjenjën e përgjegjësisë qytetare. Në tekstin shpjegues të ekspozitës, thuhet se këtu Paci përcakton hapësirën e paraqitjes Arendtiane, ku procesi i ndërtimit të qytetërimit, si dhe politika e njohjes janë përsëritur dhe rivendosur. ““Prova” është një ushtrim, një përpjekje, një tundim, agjenci dëshire e madhe dhe e gjatë. “Prova” është një testim, një veprim i hartëzimit të mundësive dhe shanseve, zbulimit të potencialeve dhe zotërimit të aftësive, premtim për një performancë të suksesshme që do të vijë. “Prova” është një provë gjithashtu, një dokument i një përvoje të jetuar, dëshmuar, rivendosur. Ky është kulmi në oeuvre-ën e Pacit, një iniciativë dhe një sintezë përfundimtare, me fjalët e vetë artistit: "një moment tensioni si një metaforë për botën dhe gjendjen e saj në transformim te vazhdueshëm"”, thuhet për ekspozitën, që u çel për publikun në GKA. Seria e fotografive të anëtarëve të një familjeje vjen në “Back home”, që duket sikur dialogojnë me jetën që kanë bërë në vendin e origjinës, por edhe atë të emigrantit. Ato ia lënë vendin “Home to go”, një burri të përkulur nga pesha e çatisë që mban mbi shpinë, ndërsa “Turn on” tregon të papunët në vendlindjen e artistit, në Shkodër, të ulur në shkallët e qytetit, që do ta frymëzonte Adrian Pacin për të realizuar “Provën”.

 Imazhe, që dialogojnë

 Artisti Adrian Paci është një tregimtar dhe krijues i imazheve. Në ekspozitën “Prova”, imazhi në lëvizje dialogon me imazhin e ndalur të serive fotografike, si dhe me imazhin e kapur brenda kornizës së një pikture, e cila mbetet vokacioni dhe mjeshtëria kryesore e artistit, duke dëshmuar shkathtësinë formale të artistit dhe interesin e tij në një shumëllojshmëri të shprehjeve dhe gjuhëve. “Motivet e marra nga videot rishfaqen të përkthyera në forma të tjera, ndërkohë që cilësia kinematografike fiton një ngjyrim piktorik; Paci manovron lirshëm në mes të mediumeve, duke eksploruar materialitetin, si dhe aspektet sensuale të një mediumi si një formë e të shprehurit. Çdo punë aktivizon një formë marrëdhënie dhe ndërmjetësimi. Duke përdorur metoda teatrale të distancimit dhe afërsisë, artisti e bën shikuesin të vetëdijshëm dhe të vëmendshëm në mënyrë kritike për atë që ai/ajo sheh dhe vështron. Ky është rituali personal i Pacit, që përsërit politikën e gjesteve në një transferim alkimik, vetë-referencial të imazheve, kuptimet e tyre, format dhe kontekstet”, tregohet për ekspozitën. Adrian Paci (lindur në vitin 1969 në Shkodër, Shqipëri) ka studiuar pikturë në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në vitin 1997 ai është vendosur në Milano, ku jeton dhe punon. Gjatë karrierës së tij Adrian Paci ka pasur shumë ekspozita personale në institucione të ndryshme ndërkombëtare si: Musee d'Art Contemporain de Montreal (2014); Padiglione d’Arte Contemporanea- PAC, Milano (2014); Jeu de Paume, Paris (2013); Galeria Kombëtare e Kosovës (2012); Museum am Ostwall, Dortmund (2007); MoMA PS1, Neë York (2006), etj. Ndër ekspozitat e ndryshme kolektive, puna e Adrian Pacit është paraqitur edhe në edicionin e 14 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia (2014); në edicionin e 48 dhe 51 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia, përkatësisht në vitin 1999 dhe 2005; në bienalen e 15 të Sidneit (2006); në edicionin e 15 Quadriennale Romë, ku ai fitoi çmimin e parë (2008); në bienalen e Lyon (2009) dhe në edicionin 4 të bienales së Selanikut për Artin Bashkëkohor (2013).

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat