BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Adriana Tolka: Artistët diskutojnë mbijetesën, në Ministri të Kulturës punojnë njerëz që merren me fasadat

Adriana Tolka: Artistët diskutojnë mbijetesën, në Ministri

Sezoni artistik nis me jo pak probleme për artistët. Në reagimet e tyre ata herë pas here pohojnë se në kushtet sot përballen me mbijetesën. Për artistët Ministria e Kulturës nuk ka dëgjuar problemet e tyre dhe situata vijon njëlloj. Në intervistën për “SOT” aktorja Adriana Tolka, që prej dy dekadash është aktive në skenën e teatrit tregon se sot artistët përballen me shumë mungesa. Adriana Tolka shprehet se pas 20 vitesh punë si aktore ajo duhej të mendonte rritje standardi të jetesës, por po diskutohet mbijetesa. Aktorja tregon se rrogat e artistëve janë shumë të ulëta dhe problem mbetet shumë dhe mungesa e statusit. Sipas aktores, Ministria e Kulturës duhet të bënte mirë që të ndryshonte shumë gjëra, por ata kanë strategjinë e tyre dhe nuk dëgjojnë asnjëherë. Sipas saj nuk marrin sugjerime nga masat e gjera të komunitetit teatror dhe nevojat e tyre ndodhen në fund të listës së prioriteteve të ministrisë.

-Si nis ky sezon për ju nga ana artistike?

Ky sezon artistik për shkak të gjendjes së krijuar ende është pezull. Projektet e artistëve në përgjithësi janë pezull, asgjë e saktë nuk dihet. Unë personalisht do të vij në skenë me komedinë “Boeing-Boeing”, që rikthehet në teatër pas një sezoni të suksesshëm artistik. Deri tani “Boeing-Boeing” ka bërë 50 shfaqje në të gjithë vendin.

-Edhe më herët jeni shprehur se projektet janë pezull, sipas jush nuk ka asnjë ndryshim?

Po është e njëjta gjendje, asgjë nuk dihet. Nuk dihen ende ku do të performojnë njerëzit. Por unë dhe të gjithë ne që jemi të përfshirë në mbrojtjen për teatrin duam të performojmë po aty. Duam që të performojmë në sallën ekzistuese të teatrit. Ne duam të vijojmë të performojmë te salla e Teatrit Kombëtar si  edhe te sallat e Teatrit Eksperimental.

-Ju i jeni bashkuar artistëve që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. Deri tani si e komenton situatën?

Situata është e tillë, që ne protestuesit, ku unë jam dhe pjesëtare e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do ta çojmë deri në fund atë që kemi nisur. Dy institucionet që përfshihen në kompleksin teatror, Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental do ti mbrojmë që mos të shkatërrohen, dhe të gjenden plotësisht fondet për restaurimin. Të restaurohen dhe të kthehen në institucione të denja siç i takon artit që zhvillohet aty.

-Ka nisur sezoni artistik dhe problem janë dhe kushtet e punës të artistëve, por dhe buxhetet e pakta për jetën artistike. Çfarë po ndodh sipas jush?

Ne ndaj jemi në këtë gjendje, sepse artisti nuk ka status. Një nga gjërat e statusit përfshin që dhe unë që jam aktore prej 20 vitesh në këtë profesion duhet të jem e mbrojtur nga shteti, duhet të jem e mbrojtur me ligj. Unë kam dhënë diçka, kam kontribuar, dhe jo të rinis gjërat dhe të mendoj a rrezikoj, a do kem të ardhura për të siguruar jetesën time.

-Në kushtet sot, si janë artistët?

Ka shumë artistë, që janë në këtë gjendje që unë përmenda. Pas 20 vitesh punë si aktore unë nuk duhet të mendoj mbijetesën, por rritje standardi të jetesës sime. Por ne po diskutojmë mbijetesën sot. Rroga jonë është për mbijetesë. Shumë artistë merren vetëm me këtë profesion, dhe rrogat janë për mbijetesë.

-Përballë zërave të artistëve që flasin për problemet me jetën artistike është Ministria e Kulturës. Sa ju ka dëgjuar?

Ministria e Kulturës duhet të bënte mirë që të ndryshonte shumë gjëra, por ata atje kanë strategjinë e tyre dhe nuk dëgjojnë asnjëherë. Nuk marrin sugjerime nga masat e gjera të komunitetit teatror. Pra unë mendoj që nevojat tona ndodhen në fund të listës së prioriteteve të tyre dhe nuk mendoj se do të merrnin parasysh ndonjë mendim nga unë apo dhe të artistëve të tjerë.

-Ministria e Kulturës ka nisur konsultimet për strategjinë e kulturës. Ju çfarë kërkoni?

Këtu duhet të përfshihet statusi i artistit, që nënkupton dhe paga më të larta për artistët, shpenzime më të larta për ata. Të jetë një siguri, të ketë jetë hierarkia dhe në trajtimin  e artistëve. Çdo teatër të kishte një staf, përshembull një aktor të ketë një emërim dhe 5 vjeçar. Çdo teatër të kishte bërthamën e vet me disa aktorë, të cilët tashmë kanë certifikuar emrin e tyre dhe përbëjnë shtyllat e teatrit ekzistues.

-Si e komenton qëndrimin e disa artistëve, që ndryshoi për Teatrin Kombëtar?

Nuk e kam menduar këtë. Vendimet janë shumë personale dhe nuk marr të drejtën të gjykoj kolegët e mi. Nëse dikush merr një vendim pro apo kundër diçkaje shtyhet nga një sërë faktorësh subjektivë dhe objektivë, të cilët i di vetëm ai si mund ti vlerësojë këta faktorë dhe në fund del me vendimin. Unë nuk kam të drejtë ti gjykoj, secili e di vetë.

-Jo vetëm aktore, por jeni marrë dhe me përkthime veprash. Si artiste sa je vlerësuar?

Janë dy drama që kam përkthyer veç materialeve të tjera studimore. Dy dramat janë “Tramvaj me emrin dëshirë”, si dhe tjera është ajo me titull “Kthimi në shtëpi”, së fundmi ka qenë dhe  libri i  autores Stella Adler me titullin “Arti i aktorit”. Unë jam vlerësuar shumë nga ana shpirtërore, por nga ana monetare një pagesë e vogël. Në Shqipëri ka diçka, që sa më shumë talente të zotërosh aq më shumë mundohesh.

-Turbina po pret dhe shfaqjet e para. Si e shikoni ju?

Unë vetë nuk kam vajtur ta shikoj Turbinën dhe nuk kam qenë e interesuar. Unë e kam vendin ku punoj në teatër. Por nga kolegë të mi apo dhe tjerë emra të artit thonë që ka mungesa, për aktivitetin normal të përgatitjes së një shfaqje teatrore.

-Ju jeni pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por në deklaratat e saj herë pas here theksohet mungesa e transparencës nga Ministria e Kulturës. Çfarë sjell kjo sipas jush?

Ne kemi në krye njerëz që nuk mund ti zësh besë. Ata në ministri dhe kur bëjnë transparencë në dukje duket se fshehin diçka tjetër më të madhe pas. Mendo tani që ne na drejtojnë këta njerëz. Mosbesimi, skepticizmi është kthyer në një normë në shoqërinë tonë. Nuk ua kthen dot besimin njerëzve, sepse iu është vjedhur, dhe zor se do të restaurohet në shpirtrat e shqiptarëve.

-Mungesë dialogu nga ministria me artistët?

Nuk quhet dialog kur ajo nuk iu jep përgjigje pyetjeve të artistëve, kur thirret në komision për teatrin dhe flet në vend të saj kryetari Bashkisë, sepse vetë ministrja ndoshta nuk e ka aftësinë që t’iu përgjigjet pyetjeve aq të rëndësishme. Unë nuk e kuptoj se ku shikon ajo. Ndoshta është zëdhënëse e njerëzve të tjerë më të fuqishëm se ajo. Por nga mënyra se si është sjellë nuk më duket se ka integritet figura e saj. Aty ku ndodhet është jo funksionale.

-Ju pohuat se prej 20 vitesh jeni në skena. Problemet sipas jush sa janë reduktuar, sa ka ndryshuar situata në jetën artistike dhe si ndikojnë buxhete e pakta për teatrin?

Buxheti për teatrin në vend duhet të rritet. Edhe në Kosovë është më i lartë apo dhe në Maqedoni për teatrin dhe artin në përgjithësi.

-Mungesa e buxhetit ka bërë që të mungojnë dhe qarkullimet e shfaqjeve në skena të ndryshme. Sa është kjo shqetësuese?

Unë si aktore kam kaq vite që nuk më shikon njeri jashtë Teatrit Eksperimental në Tiranë, sepse nuk ka pasur buxhet që të lëvizim me shfaqjet. Nuk na njohin kolegët, as në Kosovë nuk shkojmë dot. Bëjmë një supershfaqje si “Medea” dhe ne nuk shkojmë dot në skena të tjera. Ishe ëndërr që të shkonim dhe ta jepnim në Greqi, por nuk mundëm. Nuk ndajmë dot eksperiencën me kolegët qoftë dhe jashtë Tiranës. Nuk ka buxhet që të mbështesin edhe thjesht dietat për një shfaqje jo më që të flasin për rritje të buxheteve. 

-Në faqen e Ministrisë së Kulturës shpesh tregohen për projekte, prezantohen takime që pohojnë bashkëpunime në art dhe kulturë etj. Çfarë mund të na thoni?

Marketingu ka qenë një nga armët më të forta të ministrisë sonë këto vite. Fasada është ajo që duket. Janë njerëz që merren me fasadat, jo me përmbajtjen, si në rastin me Turbinën. U prish më shumë punë muri i rënë i jashtëm i fasadave se sa mosekzistenca  e ambienteve funksionale brenda.

Intervistoi: Julia Vrapi

 

Më të lexuarat