Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Afërdita Onuzi: Kriminale që qëndron mbyllur pavioni i etnografisë në Muzeun Historik Kombëtar, objektet janë në degradim

Afërdita Onuzi: Kriminale që qëndron mbyllur pavioni i

Pavioni etnografik në Muzeun Historik Kombëtar po vazhdon të mbetet peng prej vitesh. Pavioni etnografik ishte menduar të luante dhe rolin e një muzeu, por autorja e platformës studiuesja e trashëgimisë kulturore prof. dr. Afërdita Onuzi shpreh keqardhjen që ende sot nuk ka një përgjigje për këtë pavion në MHK. Në intervistën për gazetën “SOT” studiuesja e njohur bën apel për të shpëtuar vlerat e kulturës popullore që janë në këtë pavion, pasi sipas saj objektet dergjen prej vitesh. Një projekt që nisi që në 2007, por që sipas studiueses Afërdita Onuzi ka kaluar mes shumë problemeve. Në vitin 2015 kur sipas saj pavioni i etnografisë që do të luante rolin e një muze etnografik ishte gati për tu hapur, nga Ministria e Kulturës u fol për një rikonceptim të tij. Për etnografen e njohur Afërdita Onuzi kjo gjë nuk është e drejtë dhe sipas saj që nga 2015 ai pavion vazhdon të qëndrojë mbyllur, duke bërë me përgjegjësi institucionet. Studiuesja thotë se në dy katet e pavionit etnografik do të prezantohej trashëgimia materiale dhe shpirtërore e shqiptarëve ndër shekuj, veshje popullore të krahinave të ndryshme, zakone e mënyrë jetese në fshat dhe qytet.

-Jemi në muajin e trashëgimisë kulturore, si etnografe dhe autore e platformës së pavionit etnografik në Muzeun Historik Kombëtar çfarë mund të thoni, pasi prej vitesh po qëndron mbyllur. Për ju çfarë është shqetësuese në këtë situatë?

Apeli im është për të shpëtuar objekte mbi 200 vjeçare që ndodhen në atë pavion, që vazhdon të qëndrojë mbyllur në Muzeun Historik Kombëtar. Janë objekte, që janë në grahmat e fundit në atë pavion. Unë kërkoj ndihmë dhe i bëj apel të gjithëve, që ti shpëtojmë këto vlera që shkojnë mbi 200 vjet midis tyre dhe janë vërtetë në grahmat e fundit, janë në pluhur, pas tërmetit që kanë rënë muret, etj. Janë objekte, që midis tyre ka dhe unikale. Sinqerisht unë kërkoj ndihmë dhe kush të mundet të japë dorën për të shpëtuar ato objekte të kulturës. Ky është apeli im dhe shqetësimi, që nuk e di se kur do të më hiqet.

-Sa vite u bë nga përfundimi i pavionit të etnografisë në Muzeun Historik Kombëtar?

Ka vite që ai pavion po qëndron mbyllur dhe nuk ka asnjë lloj sinjali për hapjen e tij. Pavioni i etnografisë që do të luante dhe rolin e një muzeu ka përfunduar në vitin 2015, por qëndron mbyllur. Nuk ka asnjë lloj vëmendje dhe mua më duket sikur ata flenë dhe madje i kanë harruar fare ato objekte në atë pavion të etnografisë, që deri më sot nuk është hapur në Muzeun Historik Kombëtar.

-Çfarë përgjigje keni marrë deri tani nga Ministria e Kulturës për këtë pavion?

Pavioni i etnografisë në Muzeun Historik Kombëtar siç thashë ka përfunduar në 2015 dhe ka kaq vite që ato objekte dergjen, le më tani pas tërmetit. Janë pa kushtet e nevojshme, vitrinat që i lëvizin, lëvizin objektet, etj. Madje unë kam frikë, a janë ato objekte që ne kemi çuar dikur apo jo. Lë më për shkatërrimin e tyre, që vetëm të shkosh ti shikosh. Unë bëj apel, që dikush që mund të vërë dorë të shkojë ti shikojë ato objekte dhe të vendosë vetë se çfarë mund të bëjë, ti shikojë në dergjje, në mjerim të plotë. Jo që vetëm më vjen çudi, që për atë pavion nuk flitet fare nga institucionet dhe Ministria e Kulturës, por dhe më duket më e pabesueshmja kjo që ndodh. Çudi është pak më thënë. Kjo që po ndodh me atë pavion do ta quaja një krim të vërtetë. Lënia e atyre objekteve në atë gjendje për mua është vetëm një krim.

-A jeni thirrur ndonjëherë nga Ministria e Kulturës gjatë këtyre viteve për këtë shqetësim që ju pohoni, për të cilin keni folur dhe më parë në media?

Jo nuk jam thirrur asnjëherë deri më sot. Edhe pse kam folur dhe kam ndarë shqetësime në media të ndryshme, as nuk ia ndjen kujt çfarë ndodh. Këtë hap në fakt e hodhi ish ministrja Mirela Kumbaro, që ajo e mbylli këtë çështje me sebepin që do të bëjmë rikonceptim. Por se ku konsistoi ai rikonceptim? Unë i vë emrin jo në rikonceptim, por në shkatërrim të këtyre objekteve të etnografisë.

-Ky ka qenë një pavion për të cilin ju keni punuar shumë, çfarë mund të na thoni dhe për ato probleme ndër vite në rrugën e zbatimit të këtij projekti?

Kalvari i problemeve njëherë ishte për të rritur në pikën që të fillonte në 2007 projekti, pas vitit 1993 që u mbyll ekspozita e kulturës popullore te ish ekspozita “Shqipëria sot”. Kalvar 30 vjeçar për këtë pavijon të etnografisë. Ekspozita kultura popullore tek ish ekspozita “Shqipëria sot” u mbyll, sepse filluan të grabisin objektet, u thye dera, etj. Më pas ne i hoqëm prej aty objektet, sepse nuk kishte kushte ruajtje dhe nuk e merrte kurrkush përsipër këtë. Më pas kur u qetësua koha pas vitit 1997 u kërkua për të ndërtuar një godinë për objekte e kulturës popullore, një godinë që të ishte e përshtatshme për etnografinë. Duke dhënë propozimet tona për ndonjë godinë si ajo e Toptanëve apo diku tjetër për të bërë një godinë të re, por dhe kjo gjë nuk u arrit. Më në fund në atë kohë kur ishte drejtor në Muzeun Historik Kombëtar i ndjeri Moikom Zeqo, që na ndihmoi shumë dhe ishte në krahun tonë, ai hodhi dhe ai mendimin që në pamundësi për godinë tjetër ta bënin pavionin e etnografisë në muze, duke vënë një sipërfaqe të konsiderueshme në funksion të etnografisë dhe kulturës popullore. Të ishte një pavion i madh për kulturën, në rolin e një muzeu etnografik. Ai pavion në vitin 2015 ishte gati për tu hapur në Muzeun Historik Kombëtar, por fatkeqësisht edhe sot po qëndron ende mbyllur. Tani nuk besoj se ka njeri, që ti sjellë në gjendjen që duhet ato objekte që duhen pastruar dhe janë lënë në mëshirë të fatit, në pluhura, mbuluar, vitrinat lëvizin sa herë kanë ndonjë ekspozitë etj. Ne atë kohë kemi çuar një mijë objekte, por ato nuk u vendosën të gjitha sepse u ngushtua sipërfaqja e pavionit, që do to shërbente si muze i etnografisë. Ne nisëm 1000 objekte, sepse ishte një tjetër sipërfaqe në fillim, më pas u reduktua dhe tepruan objektet tona, por as për ato nuk dimë gjë dhe as për ato që janë të ekspozuara. Pavioni i etnografisë që do të luante rolin e muzeut ishte i konceptuar me jetën e fshatit në katin e tretë, qyteti në katin më poshtë, art popullor, jeta e përditshme me ato mjedise qytet dhe fshat, por asgjë deri më sot dje lanë lënë mbuluar. Vite më parë u tha që do të rikonceptohej me studiues, etj, por tani as rikonceptim i godinës as i platformës së muzeut.

-Në rast se do të vijojë kjo gjendje, për ju rrezikojnë objektet?

Objektet janë në degradim në atë pavion, pasi gjithë ai pluhur e probleme të tjera. E para duhet të fillojnë të rregullohen edhe muret se janë dhe çarjet nga tërmeti. Mirë atyre që nuk kemi çfarë tu bëjmë sepse ishte tërmet, por jo ti lëmë objektet në atë gjendje nga njerëzit, që kanë përgjegjësi për to.

-Nga Ministria e Kulturës bëhet me dije se Ke?shilli Kombe?tar i Trashe?gimise? Kulturore Jo Materiale vendosi qe? “Xhubleta si teknologji dhe dijebe?rje artizanale unikale dhe format e pe?rdorimit te? saj “Kcimi i Logut”, etj”, te? jete? kandidate për t'u përfshirë në listën e trashe?gimise? jomateriale botërore, ne?n mbrojtjen e UNESCO-s. Për ju sa ka rëndësi?

Shumë mirë që e paskan marrë vendimin për xhubletën, sepse ne si kulturë kombëtare e kemi shpallur ka kohë. Por për në UNESCO më vjen mirë që po fillojnë procedura, por ndërkohë një variant i xhubletës dergjet në këtë pavion te Muzeu Historik Kombëtar që ne po flasim dhe qëndron mbyllur prej vitesh. Muze etnografik kombëtar nuk kemi në vendin tonë, që nga viti 1992-‘93. I vetmi vend në botë, që jemi pa muze etnografik kombëtar dhe për këtë duket, që institucionet nuk kanë pasur vëmendje.

-Ju folët për probleme të ndryshme dhe prej dekadash jeni marrë me kulturën popullore dhe e keni studiuar atë. Kur kanë kaluar vite, çfarë mund të na thoni për përgjegjësinë e institucioneve?

Mua nuk do të ma merrte mendja që do të vinte një ditë, që gjithë ai mund që nga viti 1947 për ti mbledhur këto objekte të etnografisë popullore, mundi i brezave të etnografëve, gjithë ato ecje, gjithë ato rrugë me makinë dhe pa makinë, gjithë ai shpenzim dhe lodhje para viteve ’90, ndërsa nga 1990 është zero vëmendja nga qeveritë. Nga të gjithë qeveritë nga 1990 e deri më sot njëri më keq se tjetri në fushën e etnografisë. Kultura popullore është dëshmia kryesore materiale. Librat që i shkruajnë individët me subjektivizmin e tyre, por kjo është çdo gjë që ka krijuar populli, është përgjegjësi e tjetërkujt dhe ke përgjegjësinë si shtet. Nuk është tablo e një piktori, është pasuria dhe krijimtaria e një populli, është karta e identitetit të një populli.

-Fondet e objekteve të etnografisë te Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), në çfarë kushtesh janë sot?

Siç e dini në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit është dhe qendra kryesore e ruajtjes së të dhënave të trashëgimisë kulturore, të identiteti kulturor të popullit tonë. Fatmirësisht në atë instituti është një drejtor shumë i mirë, që po bën maksimumin për ti ruajtur këto objekte të kulturës popullore. Ai me ato mundësi që ka po krijon kushte dhe po bën jashtëzakonisht shumë të paktën për ti ruajtur në gjendjen që janë, sepse ato kanë nevojë për restaurime të mëtejshme, por të paktën po i ruajmë nga agjentët atmosferikë. Por problemi i madh është se sot nuk futen më as objekte, sepse nuk blihen si dikur sepse nuk ka para. Tani këto që janë, po i ruajmë që të mos degradojnë.