BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

Afërdita Onuzi: Nuk blihen më objekte etnografike për fondin si dikur, pas 1990 nuk ka vëmendje nga shteti

Afërdita Onuzi: Nuk blihen më objekte etnografike për fondin si

Buxhetet për blerjen e objekteve etnografike mungojnë për të pasuruar fondin. Edhe pse bëhet një punë e madhe nga punonjësit dhe studiuesit që merren me fondet, institucionet shtetërore duket se nuk e kanë menduar sa duhet këtë problem. Etnografia e njohur prof. dr. Afërdita Onuzi pohon se duhet të bëhen investime nga shteti, që kjo gjendje të ndryshojë, por fatkeqësisht sipas saj kjo ka munguar prej vitesh. Në një reagim të saj etnografja Onuzi thotë se u bënë shumë vite, që nuk po blihen më objekte për të pasuruar arkivin e etnografisë. Sipas saj, ky është një problem shumë shqetësues dhe që nga viti 1990 ka munguar vëmendja e institucioneve, që kanë buxhetet për IAKSA. Sipas prof. dr. Afërdita Onuzi, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit duhet të ketë buxhete për të blerë objektet për fondet etnografike, pasi prej vitesh ka qenë vetëm kur iu janë dhuruar. “U bënë shumë vite që nuk blihen më objekte etnografike, që nga viti 1990 nuk janë blerë. Nga kjo kohë janë vetëm ato objekte të etnografisë, që më kanë falur mua në festivale apo dhe në disa ekspozita, që janë bërë. Tani nuk ka më blerje objektesh dhe shtetit as nuk ia ndjen fare për këtë problem. Te Instituti i Antropologjisë Popullore dhe i Studimit të Artit duhet të ketë buxhet për të blerë objekte etnografike, sepse populli krijon çdo ditë, javë, muaj dhe vit. Edhe kjo prodhimtari e sotme duhet të ruhet dhe duhet mbledhur. Por nuk ka para për të blerë dhe futur objekte të tjera, në fondet etnografike. Mungesa tjetër më e madhe është fakti, që mungon muzeu etnografik”, shprehet në reagimin e saj etnografia e njohur Afërdita Onuzi, që herë pas here ka folur për problemet që lidhen me trashëgiminë tonë materiale.

Etnografia dhe ruajtja

Në kontributet e etnografisë përmenden me shumë respekt nga specialistët Rrok Zojzi, Hasan Çatipi, Andromaqi Gjergji, Abaz Dojaka, Spiro Shkurti, Mark Tirta, Fiqiri Haxhiu dhe shumë të tjerë. Bazën e ka vendosur Rrok Zojzi dhe fondi etnografik ka filluar të krijohet, në vitin 1947. Në reagimin saj etnografia Afërdita Onuzi vlerëson punën që bëjnë sot drejtuesit me sa mundësi kanë për objektet etnografike dhe thotë se puna është dhe te kujdesi, që duhet për ruajtjen e atyre objekteve etnografike, që janë në fondet sot. “Fatmirësisht në atë institut është një drejtor shumë i mirë, që po bën maksimumin për ti ruajtur këto objekte të kulturës popullore. Ai me ato mundësi që ka po krijon kushte dhe po bën jashtëzakonisht shumë të paktën për ti ruajtur në gjendjen që janë, sepse ato kanë nevojë për restaurime të mëtejshme. Por problem i madh është se sot nuk futen më as objekte, sepse nuk blihen si dikur pasi nuk ka para. Tani këto që janë po i ruajmë, që të mos degradojnë”, thotë më tej prof. dr. Afërdita Onuzi. Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) është një nga institutet kërkimore, pjesë përbërëse e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri. Zanafilla e IAKSA-së, është në vitin 1947, kohë kur themelohet Sektori i Etnografisë. Themelimi i këtij sektori u realizua në kuadër të Institutit të Shkencave. Bashkimi në mes studimeve folklorike dhe atyre etnografike ndodhi në vitin 1979, kohë kur u krijua Instituti i Kulturës Popullore, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vetë Instituti i Folklorit u krijua në vitin 1960. Ndërsa Departamenti i Studimit të Arteve, e ka zanafillën në vitin 1994 si pjesë e Akademisë së Shkencave. Departamenti i Arteve u bë pjesë e Institutit të IAKSA-së në vitin 2007, kohë kur ndodhi dhe shndërrimi i emërtimit nga Instituti i Kulturës Popullore në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.