BREAKING NEWS

Humbje e madhe! Ndahet parakohe nga jeta gjyqtari i njohur në Tiranë, Idajet Beqiri jep lajmin e trishtë

Humbje e madhe! Ndahet parakohe nga jeta gjyqtari i njohur në Tiranë,
x

Kultura

Afërdita Onuzi: Pavioni i etnografisë përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, nëse nuk hapet objektet të rikthen në arkiv

 Afërdita Onuzi: Pavioni i etnografisë përgjegjësi e

Pavioni i etnografisë duhet të hapet në Muzeun Historik Kombëtar, në të kundërt të hiqen objektet sepse po shkatërrohen. Kështu shprehet në reagimin e saj etnografja e njohur Afërdita Onuzi këto ditë janari të 2021. Specialistja e njohur ka disa vite që shprehet për problemin e këtij pavioni etnografik, që do të kishte dhe funksionin e një muzeu, por që vazhdon të qëndrojë mbyllur prej disa vitesh. Në muajin e parë të këtij viti, prof. dr. Afërdita Onuzi thotë se gjithçka që po ndodh me këtë pavion që nga fillimi i 2016 është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës. Autorja e platformës dhe studiuesja e trashëgimisë kulturore prof. dr. Afërdita Onuzi shpreh keqardhjen që ende sot nuk ka një përgjigje për këtë pavion në MHK. “Pavioni i etnografisë është lënë në rrënim, në pluhura dhe në dëmtim të jashtëzakonshëm. Nuk e di çfarë po bëhet kështu. Mesazhi im për ministren e Kulturës Margariti, pavioni i etnografisë është ç’të shpëtojë. Nuk do ta vërë në funksionim pavionin e etnografisë, të paktën të hiqen objektet që janë aty dhe të rikthen në arkivin ku kanë qenë më parë. Në dijeninë time është që po qëndron mbyllur ai pavion, sepse është rikonceptimi që ka në mos gaboj që në vitin 2015 që është pohuar”, pohon ajo. Prof. dr. Afërdita Onuzi tregon se objektet i ka parë para disa muajsh dhe thotë se kanë nevojë jo vetëm për pastrime, por dhe për restaurime. Sipas etnografes edhe nëse hapet tani ai pavion, kërkon një punë shumë të madhe për objektet. “Unë i kam parë para disa muajsh ato objekte te ai pavion për etnografinë, që do të shërbente dhe si një muze. Janë në gjendje të mjerueshme, që të vjen të ulërasësh kur i shikon, objekte mbuluar me pluhur, të lëna të braktisura, ishte dhe tërmeti ku ranë dhera e pluhurat. Janë objekte ku argjendaria dhe qëndisjet e Beratit datojnë 2 shekuj e gjysmë më parë. Është një periudhë që ne humbasim lidhjet, humbasim gjurmët me trashëgiminë kulturore shqiptare. Nëse nuk e hapin atë pavion, le të kthehen objektet te arkivi i Institutit tonë. Kur ti mbushet mendja për ta rikonceptuar ti marrin objektet ti vënë sërish, por ti shpëtojmë”, pohon më tej etnografja Onuzi.

Puna që duhet për objektet

Specialistja Afërdita Onuzi herë pas here ka folur për këtë problematikë, duke iu drejtuar Ministrisë së Kulturës. Në reagimin e saj etnografja Onuzi thotë se janë objekte në atë pavion, që janë ruajtur në arkivin e Institutit që në vitin 1957. “Nga fillim i 2016 ai pavion qëndron mbyllur dhe dergjen objektet. Janë në degradim të plotë. Edhe nëse hapet ai pavion tani si fillim duhet një punë kolosale për ti pastruar objektet, sepse duhet dhe ti restaurosh në atë gjendje se si janë katandisur. Në arkivin e Institutit janë ruajtur, që nga viti 1957. Ministria e ka përgjegjësinë më të madhe. Nuk di se mund ta shpreh gjendjen e objekteve, që dergjen aty në pluhur”, thotë etnografja Afërdita Onuzi në reagimin e saj. Pavioni i etnografisë në Muzeun Historik Kombëtar ka një histori të gjatë disa vjeçare. Një projekt, që filloi në vitin 2007. Etnografja Afërdita Onuzi edhe më parë ka pohuar se nga Ministria e Kulturës nuk është treguar interes për pavionin e etnografisë. Nga fondet e Institutit për atë pavion u morën disa nga objektet më të mira, por ka dhe ekzemplarë unikal dhe sot rrinë mbyllur. Në dy katet e pavionit etnografik u mendua që të prezantohet trashëgimia materiale dhe shpirtërore e shqiptarëve ndër shekuj, veshje popullore të krahinave të ndryshme, doke, zakone e mënyrë jetese në fshat dhe qytet.