BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x

Kultura

Agim Janina: Vlerësimi i artistëve nuk bëhet me postime të ministres së Kulturës në rrjetet sociale, vepra të shumta dergjen shtëpive apo magazinave në rrezik zhdukjeje

Agim Janina: Vlerësimi i artistëve nuk bëhet me postime të

Studiuesi i artit Agim Janina thotë se jemi një vend i varfër me mbulimin e hapësirave me vepra arti. Sipas tij, pas një përgjumjeje të gjatë 30 vjeçare Ministria e Kulturës paraqet nismën më të re “Art në hapësira publike”, me synim përmirësimin e imazhit të hapësirave publike, por edhe të stimulojë krijimtarinë. Në intervistën për gazetën “SOT” studiuesi Agim Janina edhe pse e vlerëson këtë nismë thotë se jepen orientime të mjegullta çka i turbullon artistët. Megjithatë sipas tij, "Art në hapësira publike" është një gjë reale dhe rruga e duhur, duke shpresuar në vijueshmërinë e saj. Me kritika studiuesi Janina shprehet dhe çfarë ndodh me vlerësimin e artistëve. Sipas tij, ky vlerësim për artistët nuk bëhet me postime në rrjete sociale dhe harrohet krijimtaria. Janina thotë se ka vepra që janë në rrezik zhdukjeje dhe duhen mbledhur e vendosur nëpër muze e galeri.

-Konkursi "Art në hapësirat publike" për ju sa ka rëndësi?

Pas një përgjumjeje të gjatë 30 vjeçare Ministria e Kulturës paraqet nismën më të re “Art në hapësira publike”, me synim, përmirësimin e imazhit të hapësirave publike, por edhe të stimulojë krijimtarinë, me ngritjen e 18 monumenteve! Një nismë e përmasave të papara, mirëpritur, e lavdërueshme, e vonuar. Erdhi si një rrufe në qiell të hapur, nga se askush nga bashkësia artistike nuk e priste. Jemi një vend i varfër me mbulimin e hapësirave me vepra arti. Kudo në Europë, por edhe gjetkë në 300 metra do të ndeshesh me një vepër arti, në vendìn tonë duhet të udhëtosh 100 km të ndeshësh një të tillë. Investimet më të mëdha në art janë bërë nga shteti, kisha dhe aristokracia e pasur. Kanë munguar projekte të tilla. Vlerësimi i artit dhe artistëve nuk bëhen me postime të ministres së Kulturës në rrjetet sociale, ku përkujtohen artistë të ndryshëm dhe bëhet sikur harrohet se ata kanë lënë një krijimtari, dokumentacion, vepra të shumta që dergjen shtëpive apo magazinave në rrezik zhdukjeje, kur duhen mbledhur e vendosur nëpër muze e galeri të ndryshme për të pasuruar hartën e trashëgimisë artistike. Projekti "Art në hapësira publike" është një gjë reale dhe rruga e duhur dhe shpresojmë në vijueshmërinë e saj, ku arti të zërë vend gjithnjë e më shumë, sepse mundësitë janë dhe kryesorja kemi artistë, sidomos të brezit të ri, me krijimtari të pas ’90, që mund ta përmbushin këtë mision artistik me projekte të tjera nëpër parqe, qendra banimi, ku duhet të futet edhe skulptura e parkut dhe ajo urbane, së bashku me instalacionin, të mund të sjellin pamje më estetike e kulturore. Kërkimi "i futjes në shinat institucionale të projekteve sporadike të ndërmarra deri më sot", siç theksohet, duhet të mos jetë vetëm slogan apo dëshirë, por mishmashit të ngritjes, vendosjes, trajtimit me tarafe, ndërhyrje vetjake, fisnore, krahinore, politike të ngritjes së monumenteve t'u jepet fund.

-Një konkurs ndërkombëtar që fton artistët të bëhen pjesë me projektet e tyre për 18 vendndodhje, nga Veriu në Jug të Shqipërisë. Me aq sa ju jeni njohur rreth përmbajtjes së tij, çfarë mund të na thoni mbi kriteret?

Konkursi shpall edhe disa kritere dhe jepen disa orientime të mjegullta, si "të jenë sa më aktraktivë; të jenë një vlerë e shtuar për hapësirën ku do ngrihen; të jenë jo vetëm modern, por edhe të respektojnë karakteristikat e zonave të caktuara", ç'ka i turbullon artistët të pamësuar me to. Një prej tyre është edhe përvoja. Kemi artistë me një përvojë shumë të madhe me më shumë se tre apo katër vepra të ngritura, por që sot nuk sjellin ndonjë gjë të re, thjesht janë vazhdimësi monotone e artit të diktaturës, me frymën e diktatin e saj. Arti nuk është shkencë, ku gabimi sjell katastrofa dhe duhet patjetër të kesh përvojë. Arti nuk është tender, ku fiton ai që paraqet ofertën më të lirë dhe nuk kërkon depozitim parash në bankë për të marrë pjesë në konkurrim. Veprat e mëdha janë bërë nga artistë të shquar në talent, pavarësisht moshës e përvojës. Në se ky kriter do të jetë kusht i pakalueshëm, atëherë do të përjashtoheshin dhjetëra artistë të pas viteve ’90, kur dihet që nuk u është dhënë mundësi të merrnin apo fitonin ndonjë konkurs. Përvoja e konkurseve të kaluara, ku kishte një pjesëmarrje të madhe artistësh dhe punët e paraqitura dhe ndonjë fituese linin shumë për të dëshiruar nga që tradita e artit të realizmit socialist është shumë e pranishme si frymë e kompozim dhe ende monumentet ndërtohen të tilla dhe jo vetëm kaq, por këtë frymë e kemi çuar edhe në Kosovë. Kërkesë tjetër është paraqitja bio/CV si dhe portofolio, ku të paraqiten të paktën dy punë të ngjashme. Vlerësimi për një artist nuk është CV që ai vetëshkruan. Jemi tejmbushur me tituj “ Artistit i Popullit”, “Artist i Merituar”, “Nderi i Kombit” si dhe me artikuj “kritikë”, në mungesë të kritikës së mirëfilltë, me lavdërime panagjirike, krijimin e një “elite” artistësh, tituj e medalje, të dhëna shpesh si qoka besnikërie politike, aq sa janë zhvlerësuar dhe bërë qesharake. Në shume CV vetëcitohet, “veprat e mia ndodhen në Paris, Londër e përtej oqeanit në Nju York”, “kam hapur ekspozita këtu edhe atje”, kur veprat janë blerë nga qytetarë të zakonshëm dhe rrallë shumë rrallë nga koleksionist apo galeri të njohura e aq më pak nga ndonjë muze me emër.

-Konkursi u shpall me datë 24 qershor dhe sipas MK artisti fitues është përgjegjës për realizimin e instalimit të veprës të përfunduar para fundit të 2022. Ju duket kohë e mjaftueshme, duke pasur parasysh që konkursi ka disa faza dhe fituesit do të shpallen më 2 shtator?

Konkursi ka një kohë të përcaktuar dhe kjo është e pashmangshme. Koha dhe artisti është një binom misteri. Vepra si krijim lindet në trurin e artistit në një foton çasti, çuditërisht e pashpjegueshmërisht. Artisti së pari veprën e “shikon” në mendje, pastaj realizimi është thjesht rutinë, ku dëshmohet se sa i zoti është ta kthejë shëmbëlltyrën në mendje në vepër arti. Lindja mund të vijë menjëherë, mund të zgjasë me ditë apo muaj, por edhe mund të mos vijë fare. Kështu që koha sado që është e papërcaktuar, i duhet vendosur një kufi, një datë për artistin ana burokratike, mënyra e paraqitjes me mjetet dhe teknologjinë e kohës është një mundim i madh, por nuk duhet të jetë pengesë. Krijimi artistik nuk pranon rregulla, sepse është vetë liria vetjake e shprehjes së vullnetit, aftësisë dhe trillit të artistit dhe këtu nuk ka ekuivok. Ministria u jep dorë të lirë artistëve të sjellin e paraqesin çfarëdolloj krijimi në përmasa, forma, projekt ide, materiale etj. Kërkesa për rregullimi ligjor nuk duhet të jetë si kërkesë e parë mbi krijimin artistik dhe mirëkuptimi duhet të jetë i mjaftueshëm, duke mbizotëruar vlera artistike e veprës të paraqitur.

-Sipas ministrisë, në funksion të kushteve të realizmit të një vepre publike, referuar subjektit të këtij konkursi, artistët duhet të përfshijnë në strukturën e tyre ekspertë dhe profesionistë, në kushtet e një ndërhyrjeje në ambiente publike ( bëhet fjalë arkitekt, inxhinier, etj). Si e shikoni këtë?

Në punë të tilla është e domosdoshme krijimi i grupeve të punës, sepse janë përmbushje kolektive me pjesëmarrje arkitektësh, urbanistësh, projektuesish, inxhinierësh elektrikë, konstruktorësh të zotë (nëse vepra do të jetë kinetike me lëvizje) etj., dhe veç anës artistike duhen edhe njohuri urbanistike, inxhinierike, llogaritje, etj. Vepra nuk cënohet nga bashkëpunimi, përkundrazi rritet në vlera. Regjisori apo dirigjenti do të jetë artisti ideues i veprës dhe vlera e saj. Përfitimi prej 700.000 lekë për fituesit është thuajse qesharak, por do të ketë artistë, që pavarësisht vlerës monetare, do të jenë të lumtur të kenë një vepër në këto mjedise.

-Sipas Ministrisë së Kulturës, një juri e përbërë nga 5 personalitete të shquara kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e artit dhe kulturës do të përzgjedhë listën e projekt ideve më të mira të kualifikuar në fazën I të seleksionimit. Një juri me këtë përbërje, si e shikoni për këtë konkurs?

Me krijimin e jurisë ndërkombëtare me personalitete të njohura në artet pamore, duket sikur ministria “dorëzohet” para të huajve e mendimit të tyre. Vlerësimi i çdo gjëje është një gangrenë e përhershme në realitetin shqiptar. Si kudo edhe në artet pamore nuk kemi një mendim të përgjithshëm mbi vlerat e vërteta, ku gjithmonë shfaqen mendime krejt të kundërta. Janë shkatërruar vepra arti të mirëfillta dhe është orvatur të prishen monumente të rëndësishëm, si gjithmonë del arbitri ndërkombëtar që vendos rregull. Duhet të ballafaqohemi me të tjerët, të dalim nga guaska e qerthullit dhe të mos merremi me vetveten. Nëse artin dhe artistët tanë kemi vështirësi të shumta t’i çojmë jashtë, shumë mirë të vijnë të huajt dhe t’i vlerësojnë këtu. Besoj në një përzgjedhje profesionale të tyre pa u futur në teoritë konspirative-korrupsioni, që besoj se do të gëlojnë më pas. Kjo nuk do të thotë se mendimi i tyre është prerja e “nyjes gordiane”, por nëse një projekt nuk e meriton më mirë të mos vihet fare se më pas nuk do ta shkulin dot.

-Një nga objektivat kryesore të këtij konkursi sipas asaj që shkruhet te faqja e Ministrisë së Kulturës është dhe mbështetje e skenës artistike. Për ju sa ka qenë në vëmendje ndër vite skena artistike kur flasim për artin pamor?

Të besojmë në më të mirën dhe në vazhdimësinë e projektit, sepse në paraqitjen e figurave, ngjarjeve historike, lëvizjeve shoqërore kemi një dispropocion të madh. Sheshet e rrugët pothuajse janë vetëm me luftëtarë të pushkës dhe shpatës dhe ka pak njerëz të shquar të skenës, kulturës, artit, sportit si Petrit Radovicka, Abedin Çiço, Çesk Zadeja, Tish Daija, Mustafa Krantja, Ferdinand Deda, Panajot Kanaçi, Ibrahim Madhi, Fatos Arapi, Gaqo Çako, Lukë Kaçaj, Andrea Kushi, Janaq Paço, Odise Paskali, Abdurrahim Buza, Naile Hoxha, Besim Zekthi, Panajot Pano e shumë e shumë të tjerë, që kanë krijuar pantenonin e shkencës, kulturës e artit shqiptar.