BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Kultura

“Agimi” do të kompensojë një hallkë të munguar në sistemin e promovimit kinematografik

“Agimi” do të kompensojë një hallkë të

Qendra e artit “Agimi” vjen si hapësira më e re e artit në Tiranë. Kinemaja e qytetit vjen tashmë e rivitalizuar dhe multidisiplinare, pas shumë kohësh mungesë. E rijetësuar nga ndërhyrja e Agjencisë së Industrisë Kreative të Bashkisë së Tiranës do të jetë jo vetëm për shfaqjen e filmave, në mbështetje të kineastëve shqiptarë, por do të mirëpresë edhe aktivitete të tjera kulturore. Agjencia e Industrisë Kreative shprehet në faqen e saj se për të krijuar art duhen minimumi 3 komponentë: artistët, vendi ku ekspozohet ose performohet arti dhe publiku. “Kemi krijues dhe artistë shumë të mirë në këtë qytet, kemi edhe një publik të interesuar, por kem pak vende ku krijuesit mund të promovojnë krijimtarinë e tyre, ku ata mund të performojnë, ku ata mund të ballafaqohen me publikun dhe mund të bashkëbisedojnë me kolegët për procesin e tyre krijues, ose thjesht të socializohen me njëri- tjetrin. Pikërisht këtë mungesë përpiqet të kompensojë hapja e kësaj qendre të re artistike”, thuhet nga AIK. Sipas Agjencisë së Industrisë Kreative, në formën e saj të re kjo qendër multifunksonale do t’i shërbejë kineastëve jo vetëm për të shfaqur filmat, por edhe për ti analizuar dhe diskutuar duke ndërtuar një dialog të vazhdueshëm me kineastët e tjerë dhe me publikun. “ “Agimi” do të kompensojë kështu një hallkë të munguar në sistemin e promovimit kinematografik. “Agimi” gjithashtu do të shërbejë si "cineteka", ku të apasionuarit e filmit do të mund të rishohin kryeveprat botërore të kinematografisë. Qendra e artit “Agimi” do të jetë jo vetëm hapësira, ku Agjencia e Industrisë Kreative dhe Tirana Film Office do të zhvillojnë aktivitet e tyre, por do të shërbejë edhe si nje desk informimi për kineastët dhe producentët e huaj që vijnë në kryeqytet për të realizuar produktet e tyre audiovizuale”, thuhet më tej nga AIK.  “Agimi” gjithashtu do të mirëpresë organizimin e eventeve muzikore, promovime libri, recitimeve poetike apo monologjeve teatrore. Tek “Agimi” do të gjejnë vend dhe organizimet e festivaleve të filmit, simpoziumet, konferencat, etj, por këto ambiente janë dhe për ekspozita të arteve pamore.