BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Agron Domi: Në Ministrinë e Kulturës nuk ka më garë për projektet

Agron Domi: Në Ministrinë e Kulturës nuk ka më garë

“Tirana International Film Festival” (TIFF) pritet të zhvillojë edicionin e 16. Festivali tashmë është vlerësuar si një event i rëndësishëm kinematografik, që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e aplikimeve dhe aftësinë selektive të filmave, programit të pasur dhe zbulimeve interesante. Por përballë eventit, që konsiderohet ngjarje në jetën kulturore në Tiranë, duket se për institucionet vëmendja ka munguar. Prej vitesh festivali po përballet me vështirësi në zhvillimin e tij, por tradita vijon dhe organizatorët pohojnë se dhe këtë vit te filmat që do të jenë në konkurrim do të ruhet kualiteti. Ndër vite TIFF ka sjell në Tiranë dhe kineastë dhe aktorë të njohur të huaj, pjesë e festivalit dhe në garën me filmin.

Drejtori Agron Domi pohon se shqetësues është fakti, që politikat e Ministrisë së Kulturës lënë për të dëshiruar përballë projekteve të tilla, që kanë traditën dhe janë ngjarje në jetën artistike. Sipas Domit, janë buxhete të pakta, që nuk jepen as sa kufiri që ka vënë vetë ministria për financime. “Asgjë nuk ka ndryshuar, edhe këtë vit është buxhet më pak se një vit më parë. Tavani që ata kanë për të aplikuar është për shoqatat jo më shumëse 20 milionë lekë të vjetra për projekte. Këtë vit ishte te 7 milionë lekë të vjetra TIFF. Nëse do të ketë më shumë buxhet sigurisht, që do të kishim më shumë të ftuar, më shumë filma që janë në qarkullim apo dhe evente. Financimi i shtetit te projektet është drejt mediokritetit, nuk vlerëson kualitetet. Nëse në ministri aplikojnë 200 projekte dhe ndan buxhet për 100, a mundet kjo? Nuk ka garë te projektet, nuk ka seleksionim, nuk lexohet projekti”, pohon Domi.

Në reagimin e tij drejtori i TIFF Agon Domi vijon se problemi nuk është vetëm në rritjen e buxhetit, por sepse ai copëtohet. “Kjo do të thotë që nuk ka një kulturë elitare, nuk përfshihen eventet që kanë vite dhe stabilitet. Ai buxhet që është te ministria pjesëtohet për më shumë njerëz, duke e ulur buxhetin për secilin projekt i ke prerë krahët eventit, që ka vite dhe është tradicional, si dhe i vlerësuar në botë. Ke stimuluar mediokritetet, që dhe x me një projekt ka marrë një shifër sa buxheti i TIFF, por kur nuk ka emrin, nuk ka dhënë prova do të bëjë mediokritet. Fillon projekti dhe mbaron në një ditë dhe merr të njëjtin buxhet, që merr festivali për nëntë ditë”, pohon drejtori i TIFF.

Ruajtja e kualitetit në festival

Përballë kësaj situate drejtori Agron Domi thekson se kualiteti i filmave do të ruhet, por ministria duhet të negociojë me të tjerë për të ndihmuar festivalin. “Vetëm kinemaja kushton 20 milionë lekë. Unë nuk dua para cash nga ministria, por duam që të gjithë institucionet të paguajnë kostot e festivalit. Ministria të ulet dhe të flasë me kinemanë, sepse mbase ia ul pagesën ministrisë për filmat, bashkia mund të paguajë restorantet apo hotelet. Kështu bëhen festivalet dhe jo ti kalojnë paratë cash te unë. Institucionet ti marrin përsipër zërat, dhe ti negociojnë vetë për festivalin”, vijon Agon Domi. “Tirana International Film Festival” ka fituar të drejtën që të prezantojë në garën e çmimeve Oscar filmin fitues në seksionin e filmit të shkurtër. Drejtori artistik Agron Domi e cilëson një arritje, jo vetëm për festivalin, por dhe për kinemanë shqiptare. “TIFF është një event, që është i kualifikuar për Oscar.

Festivali është i vetmi në Ballkan, që ka këtë mundësi. Në gjithë Italinë vetëm festivali i Venecias e ka këtë mundësi, që autorët italianë apo të tjerë të shkojnë për Oscar. Në Ballkan jemi vetëm ne me TIFF, që është ngjarje dhe këtë mundësi si ne e kanë 94 festivale në botë”, vijon të tregojë drejtori Agron Domi. Festivali është me të ftuar të rëndësishëm, zhvillohet për nëntë ditë. Gati gjatësinë që kanë festivale të kategorisë A dhe i afron Tiranës një paketë të rëndësishme për të qenë dinjitoze. Për rëndësinë që ka për prurjet kinematografike sipas drejtorit Domi të tillë vëmendje duhet të kishte dhe nga Ministria e Kulturës. “Por ne nuk po shikojmë ndonjë ndryshim nga Ministria e Kulturës për aktivitetet kulturore”, shprehet drejtori i TIFF, që këtë vit do të zhvillojë edicionin e 16 në Tiranë./ Julia VRAPI

Më të lexuarat