BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Kultura

“Aheng Tironc” dhe albumi muzikor “Tirana 100”, për publikun në festivalin e Resë

“Aheng Tironc” dhe albumi muzikor “Tirana 100”, për

Festivali i katërt i Resë i shtoi gjallëri e art pasditeve të Tiranës. Festivali këtë vit në edicionin e katrat ka bërë bashkë artistë të ndryshëm me perfomancat e tyre. Java e dytë nisi me performanca të artit bashkëkohor dhe kulmoi mbrëmjen e së enjtes me “Ahengun Tironc” dhe ansambli më i ri i quajtur “Tirana -Tirona AllStars”. Këngëtarë dhe instrumentistë si Ismail Kavaja (klarinetë), Hekuran Xhambali (klarinetë), Rafail Caka (fizarmonikë), Pëllumb Meta (tarabuk), Eraldo Feto (violinë), Dritan Hekurani (kontrabass), Gentian Muhaxhiri (bass), Adriatik Celmeta (llahutë), Artur Yzeiri( llahutë), Neki Kastrati( dajre), Iris Bega (këngëtare), Rik Buneci (këngëtar), Xhemal Kodra (këngëtar), Ilir Tafaj( këngëtar), Arben Tafaj (këngëtar) ofruan një koncert të paharruar me muzikën më të mirë tironse teksa promovuan dhe albumin më të ri muzikor “Tirana 100”. Albumi është prodhuar nga Bashkia Tiranë, me rastin e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, ku sipas organizatorëve të festivalit është si dhuratë zanore për qytetin, qytetarët e tij dhe botën mbarë. Drejtoresha artistike e festivalit Edit Pula shprehet se albumi muzikor “Tirana 100” nga grupi “Tirana-Tirona AllStars” dëshmon vlerat e trashëgimisë dhe shpirtin artistik të qytetit, përfaqëson muzikën më të mirë tiranase, njëkohësisht dhe muzikën popullore të Shqipërisë së Mesme. “Për të realizuar një album sa më origjinal dhe të gjallë, ftuam një grup instrumentistësh dhe këngëtarësh virtuozë, veteranë të muzikës tiranase, por edhe të rinj vijues të kësaj tradite bashkë me një ekip profesionistësh anglezë, sikundër inxhinierin e zërit të BBC-së, Martin Appleby, specializuar për regjistrimet live në terren. Përshtatjen muzikore ia besuam prof. Lucy Duran, prezantuese radiofonike dhe producente muzikore, fituese e disa çmimeve të rëndësishme. Të dy këta janë njohës të muzikës tradicionale shqiptare pasi në vitin 2011 realizuam sëbashku ciklin e dokumentarëve World Routes Albania për radion BBC 3”, shprehet Pula për albumin.

Edicioni i katërt

Festivali i Resë ose “Cloud Fest”, zhvillohet me rastin e 4- vjetorit të inaugurimit të Resë së Fujimotos në Tiranë. Festivali organizohet nga Bashkia Tiranë-Reja-APR në bashkëpunim me shoqatën “Doart”, ku nisi më 21 korrik dhe do të vijojë deri më 2 gusht tek Reja dhe bahçja e saj. Të gjitha aktivitetet e planifikuara zhvillohen jashtë, duke respektuar të gjitha kushtet e pandemisë. Në materialin e festivalit nga drejtoresha artistike e festivalit Edit Pula dhe Iris Canaj producente thuhet se ndonëse në kohë pandemike dhe në kushte organizative të vështira vendosën ta mbajnë festivalin me qëllim pasurimin e jetës kulturore dhe në veçanti si strategji mbështetjeje për artistët. “Janë kategoria me ndjeshme dhe me e dëmtuar ekonomikisht për shkak të mungesës së gjatë të praktikimit të aktivitetit të tyre me të çilin mbajnë shpirtin dhe shtëpinë gjallë”, vijon materiali. Përgjatë ditëve dhe netëve të festivalit erdhi dhe një ndërthurje midis dy ekstremeve të kulturës (artit, muzikës, dancit dhe ndërthurjeve të tyre) një larmi disiplinash, qasjesh, e deliri artistik shqiptar, me mbi 100 artistë nga Tepelena e deri në Gjakovë -veteranë të traditës sikur Hekuran Xhambali, Goliku i Tepelenës apo skenës së artit bashkëkohor, sikur artisti Klod Dedja, koreografi Gjergj Prevazi apo muzikanti i shquar Robert Bisha. Në festival ishte i pranishëm dhe artisti i madh Pejan më aktivitet ndërkombëtar Sislej Xhafa, për të vijuar edhe me artistë të tjerë.