BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Kultura

Ajet Nallbani: Instituti i Monumenteve servil i Ministrisë së Kulturës, Teatri Kombëtar ishte brenda zonës së mbrojtur, nuk duhej shembur

Ajet Nallbani: Instituti i Monumenteve servil i Ministrisë së

Ministria e Kulturës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kanë përgjegjësi se çfarë ndodh me monumentet e kulturës në vend. Herë pas here specialistë të ndryshëm kanë reaguar për dëmtimet që kanë ndodhur, por duket se politikat që ndiqen për një pjesë të specialistëve nuk janë sa duhet në mbrojtje të monumenteve të kulturës në vend. Specialisti i trashëgimisë kulturore Ajet Nallbani shprehet se ka objekte në vendin tonë, që kanë mbushur 50 vjet dhe askush nga institucionet nuk po kujtohet për rëndësinë e tyre në trashëgiminë kulturore. Specialisti Nallbani thotë se nuk ka pasur asnjëherë ligj për shkatërrime të monumenteve të kulturës, ndërsa tani ka ligje që bëhen sipas biznesit. “Asnjëherë nuk janë shkruar ligje për të shkatërruar monumentet, përkundrazi, futeshin në listat e monumenteve objekte pesëdhjetëvjeçar, si vazhdimësi e traditës. Tani bëhen vendime dhe ligje sipas biznesit”, shprehet ai. Në reagimin e tij, specialisti i njohur në fushën e trashëgimisë kulturore Ajet Nallbani pohon se institucionet duhet të kenë në vëmendje ato objekte më rëndësi në vend, që ende nuk janë deklaruar monumente të kulturës. Sipas tij, edhe në rast se hiqet një monument nga lista vihen kushte. “Ka objekte që kanë mbushur 50 vjet, që duhet të deklarohen dhe asnjë nuk është deklaruar. Ligji duhet të dalë për shtesë monumentesh, asnjë ligj nuk ka dalë ndonjëherë për zhdukje monumentesh. Edhe kur hiqen si monument kulture në raste aksidentale vihen kushte, të kategorisë së dytë, etj. Nuk ka pasur asnjëherë ligj për shkatërrim monumenti”, vijon specialisti Ajet Nallbani.

Institucionet e trashëgimisë kulturore

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (dikur Instituti i Monumenteve të Kulturës) për specialistin Ajet Nallbani nuk ka atë funksion në mbrojtje të monumenteve të kulturës si dikur. Sipas tij, ky institut nuk ka atë fuqi si dikur për monumentet në vend. “Institutit i Monumenteve është një servil i Ministrisë së Kulturës, një servil i partisë në pushtet dhe nuk bëjnë asgjë. Ata pothuajse janë gjë hiç tani, marrin rrogën. Ka qenë instituti i fuqisë, por ikën ato kohëra kur kishin fuqi, tani lozin me atë institut. I emërojnë dhe i ç’emërojnë si të duan atje”, thotë ai. Në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar specialisti Ajet Nallbani thotë se ishte kundër shembjes së tij, duke pohuar se ishte një objekt brenda zonës së mbrojtur, që duhej ruajtur. “Unë kam qenë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Jam që sipas ligjit në fuqi të rindërtohet aty ku është. Është e vërtetë që si Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk kanë bërë listën duhet ta kishin bërë, por dhe nëse nuk u bë ai teatër ishte brenda zonës së mbrojtur dhe i plotëson të tëra kushtet e ligjit”, shprehet Nallbani. Përballë problemeve që ka sot fusha e trashëgimisë kulturore në vendin tonë specialisti shton më tej se banesat që ka mbushur 50 vjet duhet të trajtohet dhe studiohet për vlerat që përmban, më pas të bëhet përzgjedhja nga institucionet se kush duhet të futet në listën e monumenteve të kulturës. Sipas specialistit Ajet Nallbani ka objekte, që kanë dhe 100 vjet dhe nuk janë në listë. “Heqja nga lista është absurde, duhet të shtohen monumentet, siç janë ato që kanë mbushur 50 vjet, 100 vjet, këto të shekullit të njëzet nuk janë fare në listë. Janë monumente që presin të deklarohen por ata nuk e bëjnë, përkundrazi po heqin ato që ishin. Të gjitha çfarë janë banesa apo objekte të tjera duhen parë. Çdo banesë që mbush 50 vjet trajtohet si monument, më pas zgjidhen ato nuk vihen të gjitha, por ka plot të tilla. Me ligjin e ri duhet të ishin futur, por nuk janë futur”, tregon specialisti Ajet Nallbani. Edhe më parë në qëndrimet e tij specialisti i trashëgimisë Ajet Nallbani është shprehur për monumente të kulturës në vend, duke kërkuar mbrojtje nga institucionet.