BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Akademia e Arteve së shpejti në rikonstruksion, Kumbaro kërkon konsulent për hartimin e projektit

Akademia e Arteve së shpejti në rikonstruksion, Kumbaro kërkon

Galeria Kombëtare e Arteve, apo siç njihet tashmë Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura do të vihet në rikonstruksion total. Ministria e Kulturës ka çelur tenderin, nëpërmjet të cilit kërkon një konsulent për hartimin e një projekti për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave në Galerinë Kombëtare të Arteve. Firma konsulente do të paguhet 12.500.000 lekë, ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin do të jetë 5 muaj nga nënshkrimi i kontratës. Afati kohor për dorëzimin e kërkesës për shprehje interesi është data 9 gusht, ditë në të cilën do të bëhet dhe hapja e kërkesave.

Premtimi i Kumbaros

Galeria Kombëtare e Arteve në fakt duket se ka qenë një projekt jo i vonë i Ministrisë së Kulturës, por duket se është i destinuar të zvarritet si shumë projekte të tjera. Bashkë me prezantimin e drejtorit të ri në fillim të vitit, Kumbaro ndau edhe lajmin e rehabilitimit fizik të ndërtesës së GKA. “Me gjithë punën që është bërë në GKA gjatë këtyre katër viteve, ndryshe nga disa institucione të tjera, GKA nuk njohu ndërhyrje apo investime të thella. Kemi bërë disa investime të pjesshme, sidomos një vit më parë. në kuadër të ekspozitës ‘Kryeveprat e artit italian të viteve 1900’, por GKA është një ndër tri institucionet që janë prioritet e qeverisë dhe përveç përmbajtjes, frymës, jetës që drejtori i ri do të japë, bashkë do të jemi edhe për të realizuar një projekt nga e para për rehabilitimin e GKA-së. Puna tashmë ka filluar edhe konsultimet mes nesh, për të shkuar drejt një konkursi ndërkombëtar të një projekti të ri të rehabilitimit fizik të GKA-së, njësoj siç do të veprojmë edhe me Muzeun Historik Kombëtar”, tha ministrja Kumbaro në janar të këtij viti. Por kur kanë kaluar mbi 7 muaj që nga ajo kohë, ministrja Kumbaro duket se ende nuk e ka një projekt restaurimi, derisa ka çelur tender për gjetjen e një konsulenti, me qëllim bashkëpunimin në hartimin e një të tilli mes tyre.

Historia e GKA

Galeria Kombëtare e Arteve është një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Kulturës. Ajo funksionon në mbështetje të Ligjit për Muzetë dhe Ligjit për Trashëgiminë Kulturore Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. GKA funksionon në bazë të statusit të saj i cili aprovohet nga Ministria e Kulturës, si dhe nga rregullorja e saj e brendshme. Galeria Kombëtare e Arteve i ka fillimet e saj me përpjekjet e një grupi artistësh shqiptarë dhe të Komitetit të Arteve të vitit 1946. Pinakoteka ishte institucioni i pare i arteve figurative ne Shqipëri. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria e Arteve në Tiranë.

Në vitin 1956, si rrjedhojë e pasurimit të fondit të veprave të artit, prej lulëzimit të krijimtarisë dhe blerjeve të kohës, Galeria u zhvendos në një godinë më të përshtatshme, me tre kate në rrugën "Fortuzi" dhe me hapësira ekspozuese të shumta, si brenda ashtu edhe jashtë saj. Galeria, funksionoi në dy drejtime kryesore, në atë të linjës së përhershme ekspozuese dhe në çeljen e ekspozitave të përkohshme të artisteve shqiptarë e të huaj. Vizionet e reja rreth zhvillimit dhe ekspozimit të arteve figurative si dhe blerjet rritën numrin e veprave të artit dhe sollën kërkesën për një ndërtesë më funksionale, e cila u inaugurua më 29 nëntor 1974, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërtesë, ku ndodhet edhe sot. Ky është dhe momenti i riorganizimit dhe rikonstruktimit të parë, i cili konsistoi në ngritjen e një strukture administrative, që përbehej nga disa sektorë përkatës dhe në funksion të veprimtarive artistike. Fondi i Galerisë së re, deri në këtë periudhë kishte 340 vepra dhe në arkivin e saj ishin regjistruar 240 autorë.

Që nga ky vit GKA funksionon si institucioni më i rëndësishëm dhe i vetëm kombëtar i ekspozimit, konservimit, studimit, restaurimit, edukimit, botimit, dokumentimit dhe arkivimit të veprave të artit në Shqipëri. Me vendim të Këshillit të Ministrave, nr. 350, date 10. 8. 1992, Galeria e Artit merr emrin Galeria Kombëtare e Arteve me këtë motivim: "Për të shprehur më mirë qëllimin dhe funksionimin e këtij institucioni si i vetëm, kombëtar që mbron dhe promovon interesat e arteve figurative shqiptare". Që nga viti 1949 e deri më sot, Galeria Kombëtare e Arteve funksionon si i vetmi institucion kulturor i këtij lloji. Në vitin 2009 në Galerinë Kombëtare të Arteve u bënë ndërhyrje dhe investime të rëndësishme, të cilat konsistojnë në një rikonstruksion cilësor të hapësirave të brendshme dhe kthimit të tyre sa më pranë projektit origjinal të ndërtesës, si dhe konceptimit të një linje të re muzeale që i përgjigjet njohjes, edukimit dhe informimit artistik të publikut shqiptar dhe të huaj në nivele sa më të larta. Galeria Kombëtare e Arteve është institucion kombëtar, qendror, muzeor, studimor, shkencor, me qëllim të vetëm ruajtjen, prezantimin, promovimin e trashëgimisë kombëtare të shtetit shqiptar në fushën e arteve pamore. GKA, ka mision grumbullimin, koleksionimin, konservimin, dokumentimin, studimin, restaurimin, ekspozimin dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, duke promovuar veprat më të mira të artit pamor shqiptar të traditës dhe atij bashkëkohor kombëtar e ndërkombëtar.

Më të lexuarat