
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Akademia e Studimeve Arkeologjike do të nisë një betejë ligjore kundër vendimit për mbylljen

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Qershor 2023

Akademia e Studimeve Arkeologjike që doli më parë kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për veprimtarinë e saj është në proces të nisjes së një beteje ligjore. Kjo bëhet me dije nga ASA, që dje shpërndau gjithashtu dhe një deklaratë të këshillit shkencor të Institut të Arkeologjisë. “Ju informojmë se Akademia e Studimeve Arkeologjike është në proces të nisjes së një beteje ligjore kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e veprimtarisë së ASA-s dhe për këtë do t’ju njoftojmë në ditët në vazhdim”, thuhet nga ASA në njoftim. Ndërkaq që këshilli shkencor i Institutit të Arkeologjisë - ASA shprehet në deklaratë se kërkimi arkeologjik në vendin tonë i ka paraprirë krijimit të institucioneve nga ana e shtetit shqiptar dhe nuk i përket asnjë individi të së shkuarës, të së tashmes apo të së ardhmes, dhe si i tillë do të vazhdojë të ekzistojë, pavarësisht situatave politike që krijohen. Përmes deklaratës këshilli shkencor shprehet se kërkimet e Institutit të Arkeologjisë që mbulojnë pothuajse tërë territorin shqiptar dhe të gjitha periudhat historike, vetëm apo në bashkëpunim me universitete dhe qendra kërkimore të huaja, sipas modeleve dhe parimeve ndërkombëtare në arkeologji dhe larg subjektivizmave në shkencë, kanë sjellë rezultate të jashtëzakonshme. “Ky institut ka pasur dhe ka si parim pune lirinë akademike të secilit studiues. Duke gëzuar lirinë e fituar në kërkim shkencor, studiuesit e IA-së prej dekadash tashmë nuk e bazojnë aktivitetin e tyre mbi teza të paracaktuara dhe të imponuara, por mbi problematika të cilat studiohen dhe argumentohen. Ky institut ka mbështetur lirinë e kërkimit shkencor në rezultatet e gërmimeve që vijnë nga terreni, duke iu shmangur populizmave politikë për efekte lokale apo interesa të momentit. Niveli i punës sonë ka qenë dhe mbetet profesionalizimi, i matshëm nëpërmjet konferencave dhe botimeve ndërkombëtare, platformat e vërteta të përballjes shkencore”, thuhet nga këshilli i IA. Këshilli shkencor vijon më tej se Instituti i Arkeologjisë falë Shkollës së Doktoraturës dhe bashkëpunimit me universitetet perëndimore në kuadër të projektit Erasmus + ka përgatitur arkeologë dhe studiues të rinj me nivel bashkëkohor.
Më të lexuarat


Emin Riza: Kujdesi për monumentet e kulturës duhet të jetë i vazhdueshëm, fatkeqësisht kemi një rënie të Institutit të Monumenteve të Kulturës

Programi “Europa Krijuese”, Margariti: Përmes këtij prezantimi hapëm siparin e një kalendari takimesh

Aktorja Margarita Xhepa në filmin italian “Bubbles”

Filmi dokumentar "Alexander" kandidat për “Oscar” nga Shqipëria, do të shfaqet së shpejti në kinema

Vizatime dhe skica të realizuara në vitin 1967, si dhe skulptura nga Mumtas Dhrami në një ekspozitë

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” shfaqet në “TIFF 2023”

Nikolin Gurakuqi: Opera “Goca e Kaçanikut” një vepër patriotike, me muzikë të bukur e ngjarje interesante

Busti i Papa Klementit XI Albani në Muzeun Historik Kombëtar

Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve
