BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Akademikët: Të miratohet ligji për gjuhën shqipe, jemi ende me VKM të vitit 1974

Akademikët: Të miratohet ligji për gjuhën shqipe, jemi ende
Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në muajin dhjetor duhej të kishte zhvilluar mbledhjen e radhës për diskutimin e çështjeve të tjera, që kanë lidhje me gjuhën shqipen, por kjo mbledhje duket se nuk do të bëhet këtë vit. Me një aktivitet që ka vite që ka zhvilluar Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, si një bashkëpunim mes akademikëve dhe gjuhëtarëve nga Shqipëria dhe Kosova, deri më tani ka zhvilluar disa takime dhe ka pasur jo pak diskutime, të cilat kanë sjellë dhe përplasje mes gjuhëtarëve të ndryshëm.
 
Por për mbledhjen e fundit që pritet të bëhet vitin që vjen, akademikët dhe gjuhëtarët pohojnë se do të trajtohen dy çështje të tjera të rëndësishme. Këto kanë të bëjnë me problemet e gjuhës shqipe në shtyp dhe në administratë, si dhe fjalët e huaja. Akademiku dhe gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj bën të ditur se grupet e punës e kanë dorëzuar materialin pranë KNGJSH prej kohësh, por ende nuk ka pasur një thirrje për mbledhje.
 
“Grupet e punës kanë dorëzuar materialin në KNGJSH, por nuk është bërë mbledhja. Deri tani nuk jemi thirrur, besoj se ajo do të bëhet vitin tjetër. Këtë herë do të jenë në diskutim gjuha shqipe në shtyp dhe administratë dhe si ndikojnë fjalët e huaja në gjuhën shqipe, terminologjia, rreptësia”, pohon akademiku Shkurtaj. Por vërejtjet e akademikut të njohur këtë herë janë dhe për një ligj, që duhet për gjuhën shqipe.
 
Sipas tij, deri tani veprohet mbi bazë të një VKM të vitit 1974. “Pas përfundimit të mbledhjeve të Këshillit do të bëhet dhe një mbledhje me të gjithë studiuesit, gjuhëtarët, shkrimtarët për të diskutuar për drejtshkrimin, ku do të pasqyrohen mendimet që janë thënë për përmirësimin e shqipes standarde. Kongres si të vitit 1972 nuk ka më, por do të jetë vetëm një mbledhje për të diskutuar mbi propozimet. Por unë e shikoj si problem, që nuk kemi një ligj për gjuhën shqipe. Prej kohësh është kërkuar një ligj, por nuk kemi ligj për zbatimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe veprohet vetëm sipas një VKM të vitit 1974.
 
Duhet bërë një ligj mbi bazën e këtij Vendimi të Këshillit të Ministrave, madje për mua duhet që të jetë lënda e kulturës së gjuhës shqipe edhe në universitete të tjera, si në atë të mjekësisë, inxhinierisë, etj”, pohon akademiku Shkurtaj. Me të njëjtin mendim është dhe akademiku dhe gjuhëtari Seit Mansaku. Edhe për gjuhëtarin Mansaku qëndrojnë të njëjtat probleme kur flitet për një ligj të gjuhës shqipe. “Duhet të kemi një ligj për gjuhën shqipe, që të përcaktojë mirë përdorimin e standardit. Ka qenë paraqitur një projektligj në vitin 2000, që u hartua nga Instituti i Gjuhësi dhe Letërsisë, u shqyrtua në komisione në parlament, na thirrën dhe ne për diskutime, por deri tani asgjë nuk është bërë. Ka dhe të tjerë që e kundërshtojnë këtë ligj, sepse e shikojnë si shtërngesë të gjuhës shqipe, por ligji është i rëndësishëm për përdorimin e standardit”, pohon gjuhëtari Seit Mansaku.
 
Mbledhja e qershorit
 
Më 20 qershor 2014, në Tiranë, në mjediset e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqi­pe, nën drejtimin e akademikëve Jani Thomai e Rexhep Ismajli (bashkë­kryetarë) dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit: akademikët Kolec Topalli e Gjovalin Shkurtaj dhe profesorët Mehmet Çeliku, Seit Mansaku, Shezai Rrokaj, Shefkije Islamaj, Enver Hysa, Isa Bajçinca, Imri Badallaj, Abdullah Zymberi, Bardh Rugova e Rrahman Paçarizi.
 
Në rendin e ditës për diskutim pati dy çështje: të sintaksës në shqipen standarde dhe shqipja standarde dhe shkolla. Për çështjen e dytë, pas diskutimeve, Këshilli arriti në propozime, meqë cikli nëntëvjeçar nuk po arrin dot t’ua mësojë mirë nxënësve të gjitha nënsistemet e shqipes standarde, si në të shkruar ashtu edhe në të folur, propozohet që gjuha shqipe në planin mësimor të shkollës së mesme të jetë lëndë e veçantë, e ndarë nga letërsia, dhe të jepet provim pjekurie në përfundim të shkollimit parauniversitar.  Nga Julia Vrapi
 
 

Më të lexuarat