Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Akademiku Shkurtaj: Të veprojmë për të mbrojtur gjuhën shqipe

Postuar: 23/02/2018 - 10:21

“Sfidat e shqipes sot”, bënë bashkë studiues të gjuhës dhe kërkues shkencorë nga të gjitha katedrat e gjuhës së universiteteve shqiptare, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni si dhe përkthyes. Takimi, që u zhvillua nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Kryeministri u fokusua në sfidat e gjuhës në realitetin global, teknologjik, virtual e shumë sfera të tjera. Tryeza e përbashkët e moderuar nga Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, gjuhëtar i mirënjohur me kontribute disavjeçare në sociolinguistikë, vuri në dukje se sot më shumë se kurrë duhen ruajtur vlerat e shqipes. “Sot me tepër se kurrë është koha ta njohim gjuhën shqipe, ta duam, ta vlerësojmë, po mbi të gjitha ta mësojmë e ta ruajmë me aq sa është e mundshme nga ndikimet e trysnisë që vijnë nga rrafshimet europianizuese dhe globalizuese. Një tjetër tipar i rëndësishëm që i përket gjuhës së sotme shqipe është përdorimi i saj në të gjitha fushat e ekonomisë”, u shpreh Shkurtaj. Sipas tij me përdorimin në masë të mjeteve dixhitale, trysnia për ta ruajtur gjuhën shqipe nga trysnia e këtyre mjeteve bëhet më e vështirë. “Ky përdorim po çon drejt zhdukjes së librave duke i zëvendësuar me këto pajisje digjitale. Ne duhet të kërkojmë nga prodhuesit e kompjuterëve, siç janë emërtimet e barnave shqip, dhe programet të jenë shqip në platformat digjitale. Kjo bën të mundur që gjuha shqipe mos të jetë vetëm përbashkuese, por një mjet që e bën hapësirën shqiptare një treg solid për tregtimin e produkteve në gjuhën shqipe”, cilësoi gjuhëtari. Më tej akademiku i njohur shtoi se për gjuhën shqipe duhet të ishte treguar më shumë vëmendje dhe kujdes e përkushtim për mbrojtjen e saj nga fjalët e huaja dhe nga shkeljet e rënda të rregullave të drejtshkrimit e të normave gramatikore. “Ka shumë gabime në të folurin e të shkruarin e gjuhës shqipe, të gabosh është normale, por të mos bësh asnjë përpjekje për t’i shmangur gabimet është e pafalshme. Rendja drejt fjalëve të huaja dhe në shkolla është një tjetër problem, por ne duhet të bëjmë më shumë përpjekje dhe më përkushtim që fakultetet filologjike të jenë si balli i luftës për ruajtjen dhe pastrimin e gjuhës shqipe. Në këtë proces të vështirë duhet të marrin pjesë e të veprojnë jo vetëm gjuhëtarë, por të gjithë mësuesit e pedagogët në përgjithësi”, tha profesori gjatë takimit. Pjesë e panelit të diskutimeve ishin edhe studiues të gjuhës nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora dhe Gjirokastra, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Korçës.

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “

Postuar: 08/12/2018 - 07:36

Shfaqja “Unë kam gjithmonë një shami në xhepin tim” bën bashkë artistët shqiptarë dhe

Postuar: 08/12/2018 - 07:34

Artistët kanë treguar që dhe me pak mbështetje ia kanë dalë të realizojnë shfaqjet e tyre, por mo

Postuar: 07/12/2018 - 07:41

Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi edicionin e IX të Ditëve të Albanologjisë.