Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aktivitet muzikor në nder të themeluesit të bandës muzikore “Vatra”

Aktivitet muzikor në nder të themeluesit të bandës muzikore “Vatra”

Postuar: 12/04/2013 - 11:36

“Banda muzikore “Vatra”, bërthama e lindjes së OFKFA-së”, titullohej aktiviteti që u zhvillua në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve në Tiranë. Ekspozitë fotografike të bandës muzikore “Vatra”, një akademi përkujtimore për themeluesit e bandës “Vatra”, si dhe një sërë kumtesash si: “Atdhetarizmin e tyre ato e shprehën me muzikë” nga prof. Ethim Dodona, “Flamuri i bandës “Vatra” nga Frederik Stamati, etj, ishin pjesë e aktivitetit për t’u mbyllur me koncertin e Orkestrës Frymore. Një nga themeluesit e kësaj bande ishte Thoma Nasi, një instrumentist, dirigjent dhe kompozitor, një ndër themeluesit e jetës koncertore dhe të edukimit muzikor në Shqipëri. Lindi në Dardhë të Korçës më 23 mars 1892. Familja e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 6 maj 1910 në bordin e anijes “Patris”. Nga viti 1916 deri në vitin 1918 vazhdoi studimet në Konservatorin e Muzikës, New England në Boston, Masaçusets, duke u diplomuar në veglën e flautit. Gjatë asaj kohe, ai interpretoi me orkestrën simfonike të Bostonit si flautist dhe dirigjent ansamblesh. Krahas saj mori pjesë aktive në interpretimin e muzikës liturgjike për Kishën Ortodokse Shqiptare. Në vitin 1916 organizoi korin e parë të Katedrales “Saint George”, në jug të Bostonit, Masaçusets; në vitin 1917, organizoi korin e Kishës Ortodokse, në Natick , Masachusets. Në shtator të vitit 1917, ai organizoi dhe themeloi bandën parë shqiptare-amerikane “Vatra” në Worcester, Masaçusets. Thoma Nasi u bë zyrtarisht qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 20 shtator, 1919. Thoma Nasi lirohet nga ushtria amerikane në vitin 1920 dhe po në atë vit ai së bashku me bandën “Vatra” vjen në Shqipëri për të mbështetur Luftën e Vlorës. U largua familjarisht nga Shqipëria në vitin 1926. Në vitin 1930, familja jetoi në Masaçusets aty ku Thoma Nasi krijoi edhe “Shkollën e Muzikës Nassi”. Në vitin 1931, Thoma Nasi organizoi një bandë në Katham, Masaçusets dhe u bë dirigjenti i parë i saj dhe nga viti 1935 dha muzikë në shkollën publike të Orleans. Njihet si themelues edhe i Orkestrës së Filharmonisë të Cape Cod, ishte gjithashtu aktiv në Shoqatën e Festivaleve të New England . Vdiq në Orleans, Masaçusets, më 24 dhjetor 1964 dhe u varros në varrezat e Orleansit, pranë gruas së tij Olimbia dhe djalit Albert, rënë në betejë si pjesëtarë të ushtrisë amerikane, gjatë Luftës së II-të Botërore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:02

 Premiera e filmit artistik me metrazh të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit u shfaq në teatrin Poshka në Strugë.

Postuar: 21/04/2019 - 08:00

Ekspozita “Peisazh në akuarel” sjell për publikun 60 punime në pikturë nga piktori Kr

Postuar: 21/04/2019 - 07:58

 Në teatro problemet me aktivitetin artistik janë dhe nga puna që bëhet për të sjellë veprat

Postuar: 20/04/2019 - 08:06

Festivali ndërkombëtar operistik “Marie Kraja” nisi mbrëmë edicionin e 17 në Tiranë.

Postuar: 20/04/2019 - 08:02

Nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar, gjimnazi “Ismail Qemali” organizoi aktivitet

Postuar: 20/04/2019 - 08:00

Filmi i animuar në vendin tonë përballet me jo pak probleme.