BREAKING NEWS

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr jetën ish-ushtarakut të lartë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr
x

Kultura

Aktiviteti kulturor dhe artistik në kolaps, “Albautor” propozon masa për autorët dhe artistët, kërkon mbështetjen e qeverisë

Aktiviteti kulturor dhe artistik në kolaps, “Albautor” propozon

Autorë të krijimtarisë dhe artistë të ndryshëm në këtë kohë gjenden në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë. Agjencia “Albautor” shprehet se kriza e koronavirusit po paraqet një kërcënim serioz në shkallë globale për brezin e krijuesve, krijuesit e muzikës, veprave audiovizuale, arteve pamore, dramës, letërsisë, artistët, të cilët janë shtylla kurrizore e kulturave kombëtare. Agjencia kolektive e mbrojtjes së të drejtave të autorëve “Albautor” shprehet se në këtë kohë të pazakontë, krijuesit janë ata të cilët po japin një kontribut shumë të vyer për dhënien e shpresës, shpërndarjes së vlerave njerëzore, si dhe dhënien e mesazheve publike në mbështetje të masave të qeverisë shqiptare, në mbrojtje të interesit më të lartë kombëtar, një forcë jashtëzakonisht pozitive për të ndihmuar në nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike e sociale në të ardhmen. Për shkak të pandemisë nga koronavirusi jeta artistike pësoi një kolaps, por në mungesë të veprimtarive “Albautor” shprehet se autorët duhet të kenë mbështetjen e shtetit. “Por në kohën e një kolapsi të aktivitetit kulturor dhe artistik, në mungesë të koncerteve, festivaleve, ekspozitave, shfaqjeve, dhe të gjitha platformave ku përdoren veprat krijuese, artistët dhe autorët gjenden në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë, dhe është e domosdoshme që në këtë moment ata të kenë mbështetjen e qeverisë”, vijon agjencia kolektive e mbrojtjes së të drejtave të autorëve “Albautor”. Në kuadër të lëvizjes botërore "Resiliart", organizuar nga CISAC dhe UNESCO në mbrojtje të artit dhe krijuesve në kohën e krizës, “Albautor” si përfaqësuese e vetme për Shqipërinë, në kuadër edhe të bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës në këtë lëvizje ndërkombëtare, ka paraqitur propozimet e saj në mbështetje të autorëve dhe artistëve .“Albautor” propozon përfshirjen e kategorisë së të gjithë anëtarëve autorë dhe artistëve që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar pranë Agjencive Kolektive të Administrimit Kolektiv, të licencuara përcaktuar nga VKM Nr. 305, Datë 16. 4.2020 "Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe punonjësit e larguar nga puna si pasojë e Covid-19", aplikimi do të kryhet nga subjektet, të cilët do të plotësojnë të dhënat e punonjësve të tyre, përfitues sipas kritereve të VKM-së. “Autorët dhe artistët veprimtarinë e tyre e kryejnë në mënyrë të pavarur nga vendi i tyre i punës. Një pjesë e tyre nuk janë fare të punësuar. Mbështetja nuk duhet lidhur me asnjë veprimtari tjetër punësimi, pasi kjo duhet të jetë mbështetje për krijimtarinë dhe veprimtarinë artistike, një veprimtari shtesë, jashtë detyrimeve kontraktuale të punësimit. Kush nuk është i punësuar, vepron vetëm në bazë të shpërblimit për aktivitete artistike të veçanta e të pavarura, si shfaqje, muzikë live, koncerte, ekspozita, etj, aktivitete të cilat janë të gjitha të bllokuara për shkak të krizës”, shprehet “Albautor”.

Skemë e posaçme për autorët dhe artistët

Agjencia kolektive e mbrojtjes së të drejtave të autorëve po ashtu propozon krijimin e një skeme të posaçme të regjistrimit si biznes person fizik për çdo artist dhe autor, që siguron pensionin dhe mbrojtjen sociale, siç funksion për çdo të vetëpunësuar. “Kjo skemë duhet të përjashtojë këta persona nga pagesa e çdo detyrimi tatimor apo të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, me përjashtim të pagesës së tatimit mbi fitimin për çdo rast të përfitimit të pagesave për pjesëmarrje në aktivitete, koncerte, shfaqje, pagesa për krijimtari, apo përfitime të ngjashme. Do jetë detyrim i artistit të deklarojë pagesën e marrë për çdo rast”, vijon “Albautor”. Autorë dhe artistë gjenden në një situatë të vështirë dhe përballë këtyre problematikave të kohës në masat e “Albautor” është dhe miratimi i menjëhershëm dhe vënia në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave për Kopjen Private, sipas parashikimeve të Nenit 31, të Ligjit 35/2016 "Për të drejtën e autorit...". Për “Albautor” problem mbetet dhe ana ligjore me të drejtën e autorit në vend, ndërsa shprehet dhe për bllokimin e çdo lloj platforme që transmeton pa të drejtën e autorit. “Ndryshimin e ligjit për të drejtën e autorit sipas propozimeve që janë paraqitur më parë nga “Albautor”, për ta bërë atë efektiv në lidhje me shfaqjen në publik të veprave. Marrjen e masave të menjëhershme në bashkëpunim me AKEP, për bllokimin e transmetimit online të çdo lloj platforme apo website, që transmeton veprat autoriale pa marrë miratimin për të drejtën e autorit”, vijon “Albautor”. Në vijim të masave, “Albautor” shprehet se AKEP duhet të veprojë menjëherë në bazë të kërkesave të Agjencive Kolektive të së Drejtës së Autorit dhe të drejtave të lidhura me to, si dhe në bazë të kërkesës së S.U.A.D.A (Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit).