BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe trondit me paralajmërimin e fundit

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe
x
BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x

Kultura

Aktiviteti “Një pasdite në muze” kushtuar kontributit të arkeologut Selim Islami

Aktiviteti “Një pasdite në muze” kushtuar kontributit

Muzeu Historik Kombëtar këto ditë me rastin Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ka zhvilluar veprimtari të ndryshme. Së fundmi në Pavijonin e Lashtësisë u zhvillua “Një pasdite në muze”, kushtuar kontributit të prof. Selim Islamit si punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e në vijimësi në Institutin e Arkeologjisë, ku punoi rreth katër dekada si studiues në fushën e arkeologjisë dhe historisë ilire. Për të nderuar kujtimin e tij dhe krijimtarinë e pasur në lëmin e historisë, ishin të pranishëm historianë, arkeologë, akademikë, ish kolegë dhe familjarë të tij. Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, veçoi rolin dhe ndihmesën e profesor Islamit për themelimin e arkeologjisë shqiptare, studimet e tij për historinë politike të ilirëve, të shtetit dhe të qyteteve ilire në epokën helenistike, sipas një strukture unitare, çka i dha një kuptim të ri historisë ilire. Mbi të gjitha, ai e pasuroi së tepërmi historinë politike të ilirëve me argumente dhe fakte shumë domethënëse. Po ashtu sipas tij, profesor Selim Islami ka bërë përgjithësimin më sintetik të lindjes dhe zhvillimit të jetës qytetare në Iliri, duke shfrytëzuar e analizuar më së miri të dhënat e studimeve të ilirologëve dhe të arkeologëve të mëparshëm të huaj. “Mund të thuhet se ky personalitet shkencor është modeli i dijetarit që respekton kronologjinë e burimeve librore dhe harmonizon të dhënat e reja dhe të panjohura të burimeve arkeologjike, duke pasuruar së tepërmi peizazhin shkencor ilir”, tha ai. I pranishëm në këtë ditë përkujtimore, prof. dr. Adem Bunguri vuri në dukje se profesor Selim Islami, së bashku me kolegët e brezit të tij e ushtruan veprimtarinë e tyre në 50 vitet e shekullit të kaluar në kushtet e një izolimi të plotë. Megjithatë ata sipas tij, punuan me përkushtim të madh për të vërtetën historike. Me përgjegjësinë e specialistit dhe me objektivitet shkencor, profesor Islami u angazhua për zgjidhjen e problemeve më të mëdha të arkeologjike e të historisë antike të vendit tonë.