BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Aktorët e Teatrit Kombëtar kërkojnë rimodelim të projektit danez, kundër hapësirave për bizneset

Aktorët e Teatrit Kombëtar kërkojnë rimodelim të

Aktorët e Teatrit Kombëtar i qëndrojë idesë që nuk duhet shembur godina ekzistuese, kundërshtojnë kullat dhe pohojnë se me sa janë njohur me projektin është i paplotë për teatrin. Pas prezantimit të projektit për teatrin e ri në kryeministri, një grup i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar u mblodhën për të diskutuar rreth tij. Por edhe pse menduan ta zhvillonin takimin në TK ata u mblodhën në TKE “Kujtim Spahivogli”, pasi sipas tyre drejtori nuk i lejoi. Artistët të cilët e kanë kundërshtuar shembjen e godinës së teatrit, pohojnë se janë të paqartë me projektin. Aktori Arben Derhemi pohon se gjithë prezantimit i projektit, që u bë në kryeministri nuk ka lidhej me Teatrin Kombëtar. “Zhvilluam një mbledhje për të diskutuar për projektin. Por pati urdhër nga drejtori që nuk u lejuam të hyjmë në godinën e TK. Dmth aty ku ne punojmë nuk lejohemi të hyjmë. Një projekt, i cili nuk ka lidhje me klasikun e Teatrit Kombëtar. Na tregoi dje sesi dukej Reja nga Teatri Kombëtar, TK nga Reja, njerëz që do të pinin kafe në Teatrin Kombëtar, si do të hanin drekë në Teatrin Kombëtar, domethënë na paraqitën një projekt turistik”, thotë aktori Arben Derhemi. Artistët gjithashtu shprehen edhe kundër partneritetit publik privat, për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Aktori i Neritan Liçaj pohon se të gjitha qeveritë nuk kanë përfillur artistët, duke e trajtuar teatrin si pronë të tyre. “Po merrem me filozofinë PPP. Habitem pse në çdo gjë duhet përdorur kjo filozofi? Pse duhen futur në Butrint? Pse duhet prish teatri dhe ti jepet biznesit disa metra? Por ti nëse je shtet i fortë të paktën te kombëtarët duhet të ishe te TOB, stadiumi, TK, etj, sepse çuditërisht këta zotërinjtë e qeverisjes kanë komoditete shumë të mira për veten e tyre, por pse kur vjen puna te artit dhe kultura s’ka para?”, pohon aktori Liçaj. Më tej ai ngre shqetësimin për arrogancën e pushteteve. “Ajo që më shqetëson është arroganca e pushtetit, që vendos vetë, që bën çfarë i do qejfi sikur çdo gjë të jetë pronë e atij që ka marrë votat. Ne do të dalim me një tjetër qëndrim , kryeministri shantazhon, arrogant, jep ultimatume”, thotë Neritan Liçaj.

Projekti i paplotë

Projekti i Teatrit Kombëtar është konceptuar nga arkitekti danez, Bjarke Ingels, por aktorët pohojnë se është i paplotë edhe pse vizualisht duket bukur. “Ai vizualisht duket i bukur, e pse jo? Te projekti i bukur, por i paplotë nuk pashë detaje si te opera që është i detajuar, si salla provash, dhomat e artistëve, etj. Tek ky projekt i TK u fol dhe për restorante, por nuk u fol shumë ku do jenë studiot e aktorëve. Kam parë dhe peticionin e shoqërisë civile dhe sigurisht që bashkohem. Ndalimin e menjëhershëm të planeve për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, planeve për grabitjen e tokës publike të zënë aktualisht nga teatri, hartimin e një plani serioz për të rimodeluar hapësirën e teatrit si investim publik, duke i ruajtur fizionominë urbanistike, duke ruajtur hapësirat e gjelbra aktualisht të përfshira në territorin e teatrit, duke siguruar një teatër kombëtar të vlefshëm për gjeneratat e ardhshme të shqiptarëve”, thotë aktori Liçaj. Aktorja Anila Bisha, gjithashtu shprehet kundër projektit që është menduar për Teatrin Kombëtar,  sipas saj ka shumë gjëra të paqarta për punën e artistëve, duke shtuar se trualli është i teatrit dhe jo për kulla. “Këtu arroganca ka marr tatëpjetën dhe nuk di se çdo të ndodhë, por ne duhet të rezistojmë fort. Ky është një truall i Teatrit Kombëtar, dhe jo një por dy mund të bëhen tek kjo hapësirë. Pse duhen bërë kullat? Duhet sensibilizuar gjithë populli, biznesi që të vijnë dhe të ndihmojnë dhe sponsorizojnë. Ne nuk duam të shembet teatri. Te takimi që u bë në kryeministri nuk ishte as kryetari i Sindikatës së Artistëve të TK, pjesa që e kanë kontestuar nuk ishin të ftuar në takim. Më vjen keq sepse dhe ata që ishin atje nuk patën mundësi për të folur, atje ishte vetëm një arrogancë”, pohon aktorja. Godina e teatrit sipas kreut të qeverisë do të shembet sepse është jashtë çdo lloj standarti, nuk mund të jetë teatër komune jo më teatri kombëtar. Sipas kryeministrit, investimi për Teatrin e ri Kombëtar do përfundojë brenda tre viteve dhe do të realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe sipërmarrjen private./Julia VRAPI