BREAKING NEWS

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr jetën ish-ushtarakut të lartë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr
x

Kultura

Aktorë dhe regjisorë: Shembja e Teatrit Kombëtar e turpshme, në emër të zhvillimit na vranë teatrin nënë

Aktorë dhe regjisorë: Shembja e Teatrit Kombëtar e turpshme,

Shembja e Teatrit Kombëtar është një krim shprehen regjisorë dhe aktorë, që sipas tyre në emër të zhvillimit vranë teatrin nënë. Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të shumta të artistëve të ndryshëm, që ishin në mbrojtje të tij. Për artistët, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një humbje për trashëgiminë historike dhe kulturore. Regjisori Saimir Kumbaro thotë se dëshira e tij është që Teatri Kombëtar të ribëhet siç ka qenë po në atë vend, dhe pohon se shembja e tij është një turp. “Teatri Kombëtar do të ribëhet sërish siç ka qenë. Teatri do bëhet siç janë bërë shumë gjëra që janë shkatërruar më parë. U shkatërrua Varshava në Luftën e Dytë Botërore u rindërtua sërish, Berlini po ashtu. U shkatërrua një urë e famshme në Bosnje, u rindërtua. Historia është në trurin e njerëzve dhe këtu ka aq njerëz të mençur sa ta ribëjnë siç ka qenë. Vendimi për shembjen e Teatri Kombëtar është një turp”, shprehet regjisori i njohur Saimir Kumbaro. Regjisori shpreh keqardhjen që dje mungonin kineastët, dhe pohon se me shembjen e teatrit u shkatërrua memoria. “Unë dola atje për të treguar, që jam kundra prishjes së teatrit, por nuk pashë asnjë kineast tjetër dhe më vjen keq për indiferencën e tyre. Me shembjen e Teatrit Kombëtar shkatërrojnë memorien e Tiranës, që sot është një qytet që ka pak monumente”, shprehet regjisori Kumbaro. Për aktoren Merita Smaja nuk mund të shkatërrohet historia e teatrit në vend. Sipas saj, shfaqjet do të vazhdojnë sepse u shemb një ndërtesë, jo institucioni. “Kjo që ndodhi sot është një turp historik. Kjo qeveri do hyjë në histori, do mbahet mend se shkatërroi një pjesë të historisë së teatrit shqiptar. Tirana do të ketë sërish shfaqje, sepse u shemb një ndërtesë jo institucioni i teatrit”, pohon Smaja.

Një teatër më pak në vend

Aktorja Rita Gjeka tregon se Teatri Kombëtar ka qenë i rëndësishëm në jetën e saj. Mes lotësh, aktorja shprehet se me shembjen e teatrit është njëlloj si të vrasësh nënën dhe babain. “I gjuajtëm me pushkë nënës dhe babait, se janë vjetër, se nuk kanë vlerë. Nuk kam fjalë, jam jashtëzakonisht keq, çfarë dhimbje. Për mua është një vdekje. Teatrin Kombëtar ka qenë gjëja më e rëndësishme e jetës sime si aktore”, shprehet mes lotëve aktorja Rita Gjeka. Regjisori Ledian Gjeçi pohon se tashmë do të kemi një teatër më pak në jetën artistike, dhe shembja e Teatrit Kombëtar mori me vete mundësin për të pasur një dëshmi të gjallë të së shkuarës sonë. “Veç vlerave arkitektonike, të cilat i pohojnë ekspertët e fushës, veç vlerave historike që janë fakte të pakundërshtueshme, veç ndjenjave nostalgjike të artistëve dhe të spektatorëve, ai teatër që u prish mori me vete edhe mundësinë që ne të kemi një dëshmi të gjallë të së shkuarës tonë profesionale. Edhe veç këtyre, sot e tutje ne do kemi një teatër më pak në këtë vend, ku ndërtimi i sa më shumë teatrove është domosdoshmëri urgjente me shoqërinë tonë. Në emër të zhvillimit na vranë teatrin nënë, që lindi thuajse gjithë teatrot e tjerë të vendit”, pohon Gjeçi. Reagimit të artistëve të ndryshëm i bashkohet dhe regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj. Sipas saj, arti pësoi humbje të madhe. “Krim kombëtar, humbi gjithë Shqipëria. Humbi kultura, humbi teatri”, shprehet regjisorja. Teatri Kombëtar për artistët kishte vlera të mëdha historike dhe kulturore, ku në atë skenë janë dhënë shfaqje madhështore.