Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aktorët e teatrit “Migjeni”, me “Zona e Pritjes” në Kroaci

Postuar: 14/11/2019 - 07:40

Aktorët e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, këtë mbrëmje janë në Zadar të Kroacisë për shfaqjen teatrore "Zona e Pritjes" për diasporën shqiptare. Shkruar nga autorja kroate Marina Vujcic, “Zona e pritjes” është një komedi e zezë që vjen në skenë nga Fatos Berisha. Më herët kjo vepër teatrore ishte premierë në teatrin Shkodrës, në festivalin teatror në Tetovë dhe këtë mbrëmje është në Zadar të Kroacisë. Aktorët si Rita Gjeka, Nikolin Ferketa, Linda Jarani, Jozef Shiroka, Kristi Lleshi, Simon Shkreli, Nensi Bakalli, Merita Smaja dhe Oliver Ymeri janë në rolet e komedisë së zezë “Zona e Pritjes”. Ngjarja që ndodh në një korridor të një ambulance vjen përmes notave humoristike, ku me lojën e aktorëve në teatër përcillen probleme të shumta sociale, të cilat lidhen edhe me aktualitetin në vendin tonë, por jo vetëm. Më herët regjisori Fatos Berisha është shprehur se është një komedi e zezë, që përmes notave të humorit godet problemet sociale, por që janë një realitet i prekshëm edhe në Shqipëri e Ballkan. “Autorja është kroate, por mund të them që kjo mbulon gjithë Ballkanin dhe gjithë shoqëritë tona post komuniste”, tregon ai. Në komedinë e zezë "Zona e Pritjes” të gjithë presin për të hyrë te doktori. Por ama kur i vjen rralla për t’u futur të gjithë nxjerrin nga një justifikim për ta shtyrë këtë takim. Kemi një zonjë në moshë, e cila përzihet duke u përfshirë në çdo bisedë apo hall që këto personazhe kanë, duke ndërhyrë në çdo person sa arrin të bëhet shqetësim për të gjithë ata që presin. Personazhi i djalit të ri, i cili hiqet si shkrimtar, në të vërtetë ai është një endacak që shkon në zona të ndryshme të pritjes thjesht për tu ngrohur, sepse nuk ka ku shkon. Ai është një person i vetmuar, babai i tij marinar anijesh ka vdekur dhe gruaja e ka braktisur. Pjesë e komedisë së zezë është dhe një aktore filmash, një djalosh i cili është i dëshpëruar dhe ai sëmuret vetëm nëse doktori i thotë që je mirë me shëndet, sepse është i fiksuar se ka një sëmundje. Kemi një çift bashkëshortësh, të cilët grinden gjatë gjithë kohës, dhe bashkëjetesa e tyre është në fije të perit, pasi burri e ka gënjyer që është i paralizuar për tre vite. Një vajzë e cila është e sëmurë është në personazhet e veprës dhe nuk mund të mungonte edhe infermierja, e cila është e rreptë. Çdo personazh është unik në llojin e vet. Ata gjatë pritjes për te mjeku dialogojnë me njëri - tjetrin, ku këto dialogje kthehen në komedi për spektatorin, por thellë brenda vetes së tyre kanë histori dramatike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis

Postuar: 12/12/2019 - 07:22

Në muajin e fundit të vitit, por duket se asgjë nuk u bë për plotësimin e kërkesave të artistëve

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Cirku Kombëtar me aktivitetin e tij është dhe pranë fëmijëve larg arenës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Drama "Epsh dhe lakmi", shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë n

Postuar: 11/12/2019 - 07:19

Kuratorët e ekspozitës “Tirana Patience” Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic, përmes një de