BREAKING NEWS

Nuk ndalet kryeministri Rama, jep lajmin e mirë për kërkesën e shumëpritur nga shqiptarët dhe zbulon çfarë do të ndodhë në muajin shkurt

Nuk ndalet kryeministri Rama, jep lajmin e mirë për kërkesën
x

Kultura

Aktorët, me “Orën e përrallave” dhe “Erdhi teatri” pranë fëmijëve

Aktorët, me “Orën e përrallave” dhe “Erdhi

Teatri i Kukullave në Tiranë nisi këtë sezon artistik projektin e ri “Ora e përrallave”, në kopshtin nr. 31 të kryeqytetit. Ky projekt filloi me nismën e Ministrisë së Kulturës, tetori i librit, dhe do vazhdojë në muajt në vazhdim edhe në kopshtet e tjera. Drejtori i këtij institucioni Fajton Sulstarova shprehet mes të tjerave se aktorët profesioniste të Teatrit të Kukullave do të lexojnë përralla për fëmijët gjatë kohës së lirë të tyre, sepse misioni i dijes fillon nga fëmijët. Por sipas tij gjatë këtij sezoni do të vijojë dhe një tjetër projekt, që ka qenë i suksesshëm në aktivitetin e teatrit të fëmijëve. “Krahas këtij projekti të rëndësishëm për fëmijët, përgjatë muajit tetor do vazhdojë edhe turi artistik “Erdhi teatri”, në vende të ndryshme të Shqipërisë. Pas sezonit të verës kemi pasur shumë kërkesa nga qendra kulturore të fëmijëve të qyteteve të ndryshme dhe këtë muaj do jemi pranë fëmijëve në qytetin e Burrelit, Rubik, Ersekës dhe Laç”, shprehet drejtori Fatjon Sulstarova. Sipas tij, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë ndërkohë ka filluar edhe përgatitjet për aktivitetin “Ngjyrat e Nëntorit”, e cila përkon me 75-vjetorin e çlirimit të vendit, ku do ketë një pjesëmarrje të madhe fëmijësh në ekspozita dhe performanca nga ansamble folklorike të fëmijëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Turi “Erdhi teatri” ishte më herët edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Teatri i Kukullave me shfaqjen teatrore “Kësulkuqja” ishte pranë fëmijëve në qytetin e Barit, Itali. Drejtori i këtij institucioni Fatjon Sulstarova bën me dije se kjo pjesëmarrje ishte falë një bashkëpunimi të suksesshëm, me drejtorin Paolo Comenteale të Granteatro Casa di Pulcinella. Sipas drejtorit të Teatrit të Kukullave, ky bashkëpunim midis dy vendeve fqinje është një urë lidhëse përmes artit, për të shkëmbyer eksperiencë dhe për të njohur kulturën e vendit dhe trashëgiminë kulturore. Në shfaqjet e teatrit përdoren kukulla me tela, kukulla marionete, maska, teatro hijesh e pantomime si dhe shfaqje me aktorë. Duke qenë i vetmi teatër profesionist për fëmijë është njëkohësisht e vetmja shkollë edhe për teatrot e tjera të vendit. Ky teatër ka marrë pjesë në shumë festivale Evropiane dhe Ballkanike.